Ballina Aktualitet Vazhdojnë kër*cënimet e El Cheka-s për krerët e BDI-së (VIDEO)

Vazhdojnë kër*cënimet e El Cheka-s për krerët e BDI-së (VIDEO)

“El Cheka” nëpërmjet një video postimi u kërc*ënua edhe një herë me publikimin e të gjitha bisedave të përgjuara për BDI-në. Por vetëm pak orë pas kërc*ënimit profili i tij në Facebook u bllokua përsëri. Ministri i brendshëm Spasovski pranoi se është vështirë të mbyllen të gjitha profilet pasi vazhdimisht mund të hapen profile të rinj. Spasovski kërkon edhe ndihmën e autoriteteve në SHBA.

Ne përmes urdhrave të Prokurorisë Publike i dorëzojmë kërkesat deri tek drejtoria e Facebook-ut. Në bazë të saj janë mbyllur disa profile që kanë publikuar, megjithatë hapen të reja. Ne vazhdimisht komunikojmë, gjegjësisht shërbimet tona dhe kështu do të vazhdojmë më tej lidhur me këtë ngjarje – deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Analisiti Nijazi Muhamedi vlerëson se bisedat e publikuara nuk cenojnë privatësinë pasi bëhet fjalë për bisedë mes funksionarëve. Muhamedi madje thotë se edhe vlerësimi i Komisionit të Venecias për “bombat” e atëhershme të LSDM-së ka qenë se duhet të lejohet publikimi i materialeve të tilla që janë në interes publik.

Dobia e këtyre publikimeve do të jetë se pala tjetër që i ka pasur bombat, përkatësisht Zoran Zaev më parë i fshehu për palën shqiptare. Por, tani janë me rëndësi se për proceset gjyqësore që zhvillohen qoftë për rastin Monstra, Lagjen e Trimave, Harun Aliut dhe të tjera do të jepen qartësime plotësuese për organet e drejtësisë, gjegjësisht prokurorinë dhe vetë gjykatën – tha Nijazi Muhamedi, Analist.

Dje kryeministri Zoran Zaev garantoi se bombat e “El Cheka-s” nuk kanë dalë nga LSDM-ja. Ai tha se të gjitha materialet e përgjuara janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale. Edhe PSP-ja tha se këto përgjimet nuk kanë dalë nga sistemi i tyre. Derisa burimi i përgjimeve nuk dihet, “El Cheka” i cili pretendon se të njëjtat i ka siguruar nga një pjesë e Grupit të Kumanovës, ka dhënë ultimatum se për 60 ditët e ardhshme do të vazhdoj publikimet, deri sa nuk plotësohet kërkesa e tij, hetim ndërkombëtar për rastin Lagja e trimave. Në përgjimet e publikuara deri më tani, protagonist bisedash janë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti me bashkë-partiakët e tij Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Fatmir Dehari, Bekir Asani etj. Vetë Ahmeti përgjimet i cilësoi si “brymë mëngjes” të siguruara në pazare të zeza, ndërsa fyerjet në to i cilësoi si shaka.

VIDEO bonus:
Loading...