Ballina Shëndeti Ushqimet që duhet të konsumoni për të mos u sëmurur kurrë

Ushqimet që duhet të konsumoni për të mos u sëmurur kurrë

Këshilla – Ruajtja e shëndetit të mirë nuk është një gjë e lehtë! Një dietë e rregullt dhe e ekuilibruar është sekreti për t’u thënë lamtumirë shqetësimeve të vogla të stinëve, por edhe sëmundjeve më serioze

Për të pasur muskuj të skalitur, për të qenë vitalë, rezistentë ndaj sëmundjeve, për të mbajtur nën kontroll kolesterolin dhe tensionin e gjakut, mjafton që në kuzhinën tuaj të keni me patjetër 10 ushqimet që do t’i paraqesim më poshtë. Ato nuk duhet të mungojnë asnjëherë në kuzhinën tuaj. Trupi juaj do t’ju jetë gjithmonë mirënjohës!

1. Selinoja

Selinoja është një aleat mjaft i mirë në dietat dobësuese, sepse falë sasisë së madhe të fibrave, koha e tretjes zgjatet, ndërsa ju në këtë mënyrë nuk do të ndiheni të uritur. Selinoja përmban 16 kalori në 100 gramë. Shija e tij ndihmon në reduktimin e përdorimit të kripës. Kjo është ideale për ata që vuajnë nga hipertensioni. Ndërkohë, ai është shumë i pasur me kalium, i domosdoshëm për të zëvendësuar humbjen e ujërave nga djersitja, sidomos nëse shkoni në palestër ose bëni sport.

2. Frutat e pyllit

Manaferra, boronica dhe luleshtrydhet janë të shijshme dhe me kalori të pakta. Ato përmbajnë 40 kalori në 100 gramë, pra nuk ju shëndoshin. Janë të pasura me minerale dhe vitamina të grupit A dhe C, kjo e fundit është e paçmueshme, sidomos gjatë dimrit.

3. Hudhra

Hudhra ndihmon në mbajtjen e tensionit të ulët dhe të kolesterolit, ndërsa përmban shumë vitamina të grupit B, C, E dhe K, si dhe shumë minerale si kalcium, hekur, magnez, fosfor e kalium. Për më tepër, ajo përmban selen, mjaft i rëndësishëm për jetëgjatësinë e spermatozoideve, por edhe për kujtesën. Ju duhet të konsumoni të paktën dy thelpinj në ditë.

4. Arrat

Acidi alfa linoleik, që ato përmbajnë (një yndyrë e pangopur e Omega 3) ndihmon në mbajtjen pastër të enëve të gjakut, ndërsa favorizon në mirëqarkullimin e gjakut. Vitamina E e tyre ju ndihmon që të mos plakeni shpejt. Mjaftojnë 5 ose 6 kokrra në ditë, më shumë se kaq do të rrezikoni të shëndosheni.

5. Ananasi

Përmban bromelin, një enzimë që stimulon lëngjet në stomak, ndihmon sidomos në tretjen e proteinave. Ai është një ndihmë e madhe për ata që e duan shumë mishin. Ndër të tjera, përmban edhe kalcium dhe mangan, të dobishëm për kocka të shëndetshme. Këshillohet që të hani dy ose tri feta prej tij dy herë në javë. Por nëse konsumoni mishin e kuq, mund të shijoni edhe më shumë feta ananasi.

6. Domatet

Ato janë ushqimi më i rëndësishëm antikancer! Këshillohet që të konsumohet shumë, të jetë e pjekur mirë dhe të hahet me lëvozhgë.

7. Bananet

Kanë shumë veti ushqyese sidomos për lëkurën, falë përmbajtjes së lartë të vitaminave të grupit A, B1, B2, C dhe të kripërave minerale, kaliumit dhe karbohidrateve. Rekomandohen veçanërisht për ata që vuajnë nga hipertensioni dhe dhembjet e barkut, falë përmbajtjes së lartë të kaliumit që ato kanë. Duhet të hani një ose dy banane në javë.

8. Shega

Është e pasur me vitamina dhe kripëra minerale, mes të cilave kalcium, fosfor dhe kalium. Disa nga komponentët e saj antioksidantë mund të parandalojnë madje edhe tumorin në prostatë. Nuk ka limite të konsumimit të saj dhe as kundërindikacione, megjithatë do të ishte mirë që farat të mos i hanit.

9. Agrumet

Portokalli, limoni dhe mandarinat kanë një bazë të ulët kalorike, 35-40 kalori në 100 gramë, ndërsa ndihmojnë për një tretje më të mirë dhe janë mbrojtëse për enët e gjakut. Mbi të gjitha agrumet janë një burim shumë i madh i vitaminës C, që forcon imunitetin. Do të mjaftonte një frutë i tillë në ditë.

10. Çaji jeshil

Stimulues, tonifikues, antioksidant, ndihmon në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit, nuk e lodh zemrën dhe nuk provokon pagjumësi. Ju mbron nga kanceri në stomak, ndërsa ai është një ilaç i vërtetë për dhëmbët dhe mishrat e tyre. Një filxhan në ditë jep efekte të dobishme, por sipas preferencave mund të pini edhe më shumë.

N.A.

VIDEO bonus:
Loading...