Ballina Sport Turqia shtang Francën dhe merr vendin e parë, Italia 3 gola Greqisë...

Turqia shtang Francën dhe merr vendin e parë, Italia 3 gola Greqisë (VIDEO)

U zhvilluan ditën e sotme, disa prej ndeshjeve eliminatore të vlefshme për EURO 2020.

Italia fitoi pastër në fushën e Greqisë, me shifrat 0-3. “Axurrët” vendosën diktatin në që në pjesën e parë, me të tre golat të realizuar, nga Barela, Insinje dhe Bonuçi. Pas tre takimeve, ekipi i Mançinit kryeson bindshëm grupin J, me 9 pikë, 11 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Gjermania fitoi me shifrat e pastra 0-2 në fushën e Bjellorusisë. Sfida ishte e dominuar nga “pancerat”, ndërsa autorët e golave ishin Sane dhe Rojs, nga një për secilën pjesë. Kjo ishte ndeshja e dytë për Gjermaninë, që numëron 6 pikë të plota.

Surpriza e mbrëmjes ishte Turqia, e cila mundi 2-0 Francën. Gjithçka u vendos në pjesën e parë, ku në minutën e 30-të ishte Ajhan që zhbllokoi shifrat, ndërsa 10 minuta më vonë, Under dyfishoi pas një gafe në mbrojtjen e “gjelave”, duke i dhënë kështu një triufm historik turqve. Në grupin e Shqipërisë, tashmë Turqia merr vendin e parë, me 9 pikë të plota pas 3 ndeshejve, ndërsa Franca e dyta.

Më herët gjatë pasdites, fitore kishin arritur dhe Rusia, Hungaria apo edhe Kroacia. Më poshtë, rezultatet e mbrëmjes.

FT | Bjellorusi-Gjermani 0-2

FT | Belgjikë-Kazakistani 3-0

FT | Greqi-Itali 0-3

FT | Skoci-Qipro 2-1

FT | Turqi-Francë 2-0

FT | Kroaci-Uells 2-1

FT | Islandë-Shqipëri 1-0

FT | Armeni-Lihtenshtejn 3-0

FT | Azerbajxhan-Hungari 1-3

FT | Estoni-Irlandë e Veriut 1-2

FT | Finlandë-Bosnje 2-0

FT | Moldavi-Andora 1-0

FT | Rusi-San Marino 9-0

/Panoramasport/

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=156&v=vkH6UkGOW6c

@tn.lajmelokale
@tetovanews