Ballina Kronika Tetovë, shoferi nga Piroku aksidenton 43-vjeçaren nga Tetova

Tetovë, shoferi nga Piroku aksidenton 43-vjeçaren nga Tetova

Në rrugën “Dimo Gavrovski”  në Tetovë, dje (6 qershor), rreth orës 19 e 50 minuta, makina e tipit “Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 27-vjeçari L.A. nga fshati Pirok i Tetovës, ka aksidentuar këmbësoren 43-vjeçare A.J. nga Tetova.

E lënduara A.J. është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për dhënjen e ndihmës mjekësore.

Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews