Ballina Kronika Tetovë, sanksionohen 27 shoferë të cilët vozisnin nën ndikimin e …

Tetovë, sanksionohen 27 shoferë të cilët vozisnin nën ndikimin e …

Policia në Tetovë, gjatë fundjavës në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 04:00, ndërmori aksion kontrollues për zbulimin e shoferëve të cilët vozisin nën ndikimin e alko*olit.

Është konstatuar se nën ndikimin e alko*olit ishin 27 persona të cilët në mënyrë këshilluese janë sanksionuar, ndërsa të njëjtëve përkohësisht iu është marrë patenta e shoferit.

Nga MPB thonë janë zbuluar edhe 36 shkelje tjera të rregullave në komunikacion, ndaj të cilëve është dhënë vërejtje./Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews