Ballina Bota Stambolli përsërit zgjedhjet lokale (VIDEO)

Stambolli përsërit zgjedhjet lokale (VIDEO)

Qytetarët në Stamboll po votojnë në zgjedhjet lokale të cilat u përsëritën. Në garën e parë doli fitues kandidati i opozitës, por rezultati u anulua pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh se gjatë votimeve ka pasur parregullsi.

Kandidati opozitar, Ekrem Imamoglu kishte fituar zgjedhjet e mbajtura më 31 mars, duke i dhënë një goditje të fortë partisë së Erdoganit. Më pas, presidenti turk tha se “ka pasur parregullsi dhe korrupsion” dhe kërkoi ripërsëritje të zgjedhjeve.

Ndërkohë, pas deklratës së Erdogan për parregullsi në votime, Bordi i Lartë për Zgjedhje më 6 maj shpalli të pavlefshme zgjedhjet e majit dhe vendosi për rivotim.

Kundërkandidati i Imamoglut për Stamboll është Binali Yildirim, i cili konsiderohet si mbështetës besnik i Erdoganit.

Votimi u hap në orën 8:00 pritet të mbyllen në orën 17:00, ndërsa rezultatet e para pritet të publikohen brenda ditës së dielë./ Opinion.al E.Xh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews