Ballina Kronika SPB TETOVË REGJISTRON SHPEJTËSINË E MAKINAVE, GJOBAT SHKOJNË DERI NË 400 EURO

SPB TETOVË REGJISTRON SHPEJTËSINË E MAKINAVE, GJOBAT SHKOJNË DERI NË 400 EURO

“Jeni ndaluar për shkak të shpejtësisë, sinjali është 100 km/h dhe ju ishit me 136 kmh, mund të vini dhe të shihni shpejtësinë. Ju lutem”.

“Mund të shohësh edhe videon, kujdes me shpejtësinë”, u shpreh polici.

Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit janë shkaktari kryesor për aksidentet.

Sektorit për punë të brendshme -Tetovë sot me radar kontrolloi shpejtësinë në autostradën Shkup-Tetovë.

Matësi i shpejtësisë nga larg mund të fokusojë shpejtësinë e makinës.

Zoran Talev komandant i sektorit për punë të brendshme Tetovë thotë se çdo i dyti aksident ndodh për shkak të mosrespektimit të përkufizimit të shpejtësisë.

Ndërsa nga fillimi i këtij viti dhe deri tani kanë ndodhur 77 aksidente trafiku ku 6 persona kanë humbur jetën.

“Mendoj që duhet të punohet në sferën e parandalimit edukim, posaçërisht tek shoferët e rinj. Në plan të dytë çdoherë janë arsyet indirekte këtu janë celularët rrjetet sociale në përgjithësi pakujdesi nga ana e shoferëve kur vozisin nuk shikojnë përpara dhe nuk janë të koncentruar, nuk i shohin shenjat e komunikacionit ndërsa dënimet janë të larta”, deklaroi Zoran Talev nga SPB Tetovë.

Nga të punësuarit e Punëve të Brendshme thonë se shoferët duhet të kenë më shumë kujdes gjatë vozitjes. Sipas të dhënave, 1660 vozitës janë sanksionuar për kundërvajtje, ndërsa për 581 vozitës është lëshuar kërkesë për aktivizimin e masës mbrojtëse ‘ndalesë për drejtim të automjetit’. Gjobat për tejkalimin e shpejtësisë janë nga 20 deri në 400 euro. Nga sektori për punë të brendshme Tetovë thonë se gjatë ditëve në vazhdim do të ketë kontrolle të shtuara me matës të shpejtësisë në autostradën Shkup-Tetovë.

Përgatiti: Afrim Jonuzi

@tn.lajmelokale
@tetovanews