Ballina Shëndeti Si të luftoni sëmundjet e zemrës me receta popullore

Si të luftoni sëmundjet e zemrës me receta popullore

Temperaturat e lartë gjatë stinës së verës bëhen shkak për shfaqjen e trombozave dhe anemive, problemeve kardiake e tensionit të gjakut. Për të parandaluar rrezikun e goditjeve nga dielli duhet të kihen parasysh rregullat dhe këshillat kryesore që japin mjekët. Ndërkohë që më të rrezikuarit nga temperaturat e larta janë të moshuarit, sidomos ata që kanë probleme me zemrën dhe fëmijët. Në vazhdim keni një paktet këshillash se si të shmangni sëmundjet e zemrës dhe të gjakut, që shfaqen në stinën e nxehtë, më anë të dietës së përditshme. Në këtë suplement ju do të keni mundësinë të njihni recetat mjekësore popullore dhe këshillat për t’i parandaluar sëmundjet e ndryshme. Mjekët rekomandojnë të pini sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin e organizmit, e për rrjedhojë, për të luftuar trombozat. Cilat janë ushqimet që kurojnë aneminë, frutat e perimet e dobishme për zemrën. Ndërsa më poshtë, radhiten këshilla dhe receta me bimë e ushqime, të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër të gjitha sëmundjeve më të shpeshta që rrezikojnë organizmin e njeriut, si problemet me zemrën dhe tensionin. Këshillat mbërrijnë nga mjekët kardiologë, që shpjegojnë se si me anë të djersës arrihet një përqendrim më i madh i rruazave të kuqe të gjakut dhe të trombociteve, duke shtuar rrezikun për shfaqjen e trombozave dhe ishemive te personat e predispozuar. Cilat janë frutat që forcojnë zemrën, efektet e rrushit dhe verës, limoni dhe ulja e tensionit të gjakut, dieta që shmang rreziqet që sjell stina e verës. Këto e shumë të tjera në suplementin e fundjavës për të pasur zemër të shëndetshme dhe për të parandaluar sëmundjet e gjakut.

Ushqime të shëndetshme për zemrën

Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerrëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardiologët.

Ushqimet e skuqura dëmtojnë zemrën

Ushqimet e skuqura, të shpejta dhe me shumë kripë mund të shkaktojnë atak në zemër. Kështu, pakësoni në mënyrë të konsiderueshme ushqimet e skuqura, apo ato që shiten në fast food-e, pasi duke i zëvendësuar me perime dhe fruta, mund të ulni deri në 30 % mundësinë një infarkti në zemër. Është konkluzioni që kanë nxjerrë një grup studiuesish nga një studim mbi zakonin e të ushqyerit, i cili ka përfshirë mbi 16 mijë persona në 52 shtete. Dieta tipike e botës perëndimore është shumë e pasur me yndyrna, mish dhe kripë, të gjitha këto ushqime venë në rrezik shëndetin kardiovaskular.

Vera e bardhë ndihmon zemrën

Deri më tani është menduar se vera e bardhë, ndryshe nga vera e zezë, nuk ka ndikim pozitiv deri në atë shkallë, pasi që pulpa e rrushit nga e cila prodhohet vera e bardhë nuk përmban rezervatrol, sikurse korja nga e cila prodhohet vera e kuqe. Nuk është vetëm vera e kuqe ajo që e mbron zemrën. Një studim i ri ofron qetësi për të gjithë dashamirët e verës së bardhë, pasi që shkencëtarët kanë njoftuar se vera e bardhë e mbron zemrën ngjashëm sikurse edhe vera e zezë. Deri me tani është menduar se vera e bardhe, ndryshe nga vera e zezë, nuk ka ndikim pozitiv deri në atë shkallë, pasi që pulpa e rrushit nga e cila prodhohet vera e bardhë nuk përmban rezervatrol, sikurse korja nga e cila prodhohet vera e zezë.

Dieta ushqimore

Ushqimi juaj duhet të përmbajë pemë, perime, peshk, drithëra etj. Kufizimi i përdorimit të yndyrave duhet të jetë hapi i parë. Mishi, qumështi, gjalpi etj, duhet të konsumohen në sasi të vogël.

Zemra ka nevojë për hekur

Një studim i shkencëtarëve amerikanë tregon se konsumimi i hekurit ndihmon në kontrollin e shtypjes së gjakut dhe faktorëve të tjerë të dëmshëm për zemër. Rezultatet e studimit, që thonë se hekuri është i dobishëm për zemër, mund të shpjegohen me veprimin e antioksiduesve, të pranishëm në hekur. Studimi ka zgjatur 18 javë dhe është bërë në kafshë laboratorike. Krahas uljes së shtypjes së gjakut, konsumimi i hekurit është parë se çon edhe deri te zvogëlimi i proceseve inflamatore në organizëm, duke mbrojtur edhe muskulin e zemrës. Analizat shtesë kanë treguar se hekuri e mbron zemrën më shumë sesa ilaçet për zbritjen e shtypjes së gjakut, thuhet në revistën “Journal of Gerontology”.

Porosit biftek zgare

Mendon se të bën keq për zemrën, por gabohesh. Bifteku përmban selen, i cili rrit imunitetin, si edhe vitamina B, që pakësojnë homocisteinën (aminoacid në gjak, prania e tepërt e të cilit shkakton sëmundje në zemër). Masa e yndyrës deri në 50 % është varietet i shëndetshëm për zemrën.

Pi më shumë çaj

Meshkujt që pinë 2 filxhanë çaji në ditë kanë 25 % më pak mundësi për të vdekur nga sëmundjet e zemrës sesa ata që rrallë e vënë në gojë. Arsyeja: flavonoidet në çaj, jo vetëm përmirësojnë aftësinë e enëve të gjakut për t’u qetësuar, por gjithashtu hollojnë gjakun, duke reduktuar koagulimin.

Zvogëlo marrjen e kripës

Kripa e tepërt shkakton rritjen e presionit të gjakut, gjë që rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës. Rri larg ushqimeve të kripura dhe shikoji gjërat para se t’i blesh, nëse kanë përmbajtje të lartë të kripës. E ndoshta edhe gjërat që na duken të shëndetshme kanë sasi të lartë të kripës, kështu që shikoni përmbajtjen e tyre.

Hani fruta dhe perime

Një dietë e shëndetshme ju ndihmon të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, dhe gjithashtu mund t’ju ndihmojë të rrisni mundësinë e mbijetimit të sulmit të zemrës. Duhet të provoni të keni dietë të balancuar që përmban sasi të mëdha frutash dhe perimesh, peshk, dhe ushqimet si: buka e zezë apo e plotë, pasta dhe oriz. Rri larg ushqimeve siç janë biskota, torta, brumërat e ndryshme, produkteve të qumështit që janë me dozë të lartë të yndyrës së ngopur (saturated) dhe sheqerit.

Ndryshimi i ushqimit dhe efektet

Një prej veprimeve që duhet të bëni për ta parandaluar sulmin në zemër është ndryshimi i ushqimit. Duhet të merrni të gjitha ushqimet, por dominues duhet të jetë ushqimi vegjetarian, i përbëre nga frutat dhe perimet e freskëta, të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale. Merrni një lugë vaj ulliri në ditë bashkë me sallatë dhe përdorni më shpesh mishin e peshkut, i cili përmban acide të shumta yndyrore omega-3, që zvogëlojnë kolesterolin dhe si rrjedhojë, edhe rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Disa vezë në javë nuk janë të ndaluara. Edhe mishi lejohet, por pa dhjamë dhe në sasi më të vogël. Po ashtu mund të merren në sasi jo të tepërt edhe arrat, bajamet, lajthitë, por në kokrra të plota.

Substancat që zgjerojnë enët e gjakut

Ka artikuj ushqimorë që përmbajnë substanca të cilat shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut në tru, e ky është shkaku i dhembjes në tëmthat. Fajtorët kryesorë janë nitritet, shtesat që i qiten mishit të konservuar dhe disa llojeve të sallameve, si dhe disa përbërës të tjerë që u qiten kryesisht artikujve të konservuar. Kujdes të posaçëm duhet kushtuar kafesë: kafeina ngushton enët e gjakut, mirëpo personat që janë mësuar të konsumojnë disa kafe në ditë, në rast të mungesës së rastësishme shkaktohet reaksioni i kundërt, përkatësisht zgjerimi me dhembje i enëve të gjakut.

Rreziku që sjell tepria me kripën

Natriumi, përkatësisht kripa, sigurisht është armiku më i madh i personave që vuajnë nga hipertensioni. Shkaku shpesh shpjegohet me faktin se kripa e tepërt shton sasinë e lëngjeve në gjak dhe “zgjeron” arteriet, gjë që shkakton ngritjen e tensionit. Sasia mesatare e kripës që fusim në organizëm, sillet prej 10-15 gramë në ditë, gjë që është tepër, nëse e dimë se nuk duhet tejkaluar 4-5 gramë në ditë. Këtë sasi nuk është e vështirë ta arrijmë sepse shumë artikuj ushqimore përmbajnë kripë, e shprehia që ushqimi të “kriposet” gjatë zierjes është tepër e përhapur.

Më shumë peshk për zemrën

Peshku duhet të hahet së paku dy herë në javë, sepse është i pasur me thartirën omega-3, e cila ul tensionin dhe ruan arteriet dhe zemrën. Mishi është i pasur me yndyra, të cilat mund të shtresohen në arterie, duke vështirësuar në këtë mënyrë qarkullimin e gjakut dhe shkaktuar ngritjen e tensionit.

Kaliumi aleat i zemrës

Pemët dhe perimet janë të pasura me kalium, mineral i cili ka aftësi për zgjerimin e arterieve. Mjafton që të shtohet në ushqim dhe që tensioni të kthehet në normale. Në mesin e artikujve më të pasur me kalium janë pemët ekzotike, lëngu prej kumbullave, bananeve, dredhëzave, patates, majdanozi dhe domatja.

Ushqimet që ndihmojnë zemrës

Mishi i vicit, i lepurit, bibës, pulës, qumështi pa yndyrë dhe jogurti, peshku i lumit ose i liqenit, buka, orizi, vera, birra (vetëm një gote në dite), margarina, vaji prej misrit, kikirikëve, lulediellit, lakra, trangujt, qepa, patatja, domatja.

Ushqimet që duhen evituar

Mishi i konservuar ose i tharë, sallamet, djathërat e vjetër, peshku në vaj, brumërat me vezë, ëmbëlsirat, çokollata, sasitë më të mëdha të alkoolit, gjalpi, dhjami, frutat e konservuara dhe ushqimi i thartë.

Proteina që shmang problemet kardiake

Sekreti i rinisë së përjetshme për zemrën mund të jetë i fshehur te një proteine. Zbulimi vjen nga një ekip i Universitetit të Albertas, në Kanada, të cilët kanë studiuar mënyrën sesi kalimi i viteve i transformon mekanizmat ku funksionin muskuli kardiak, për të prodhuar energji duke u nisur nga “karburante” të ndryshme, lëndë ushqyese. Një zemër e re dhe në një shëndet të mirë, normalisht përdor një sasi të caktuar dhe të mjaftueshme të fibrave, sheqernave, drithërave, yndyrave, proteinave, kripërave, etj. Këto “karburante” dhe energji nevojiten për të rikarikuar zemrën për të rrahur dhe për të pompuar gjakun me mjaftueshmëri të plotë. Zbulimi i kësaj proteine, hap perspektiva për rritjen e mirëfunksionimit të zemrës dhe shmangien e problemeve kardiake.

Mungesa e kaliumit sjell probleme

Përse shërben kaliumi? Ky mineral luan një rol thelbësor në kontraksionet e muskujve dhe të zemrës, por edhe në transmetimin e flukseve nervore. Ato ndërhyjnë në funksionimin neuro-muskular dhe ja pse kaliumi lufton edhe kundër ngërçeve. Kaliumi merr pjesë gjithashtu në funksionimin e gjëndrave mbiveshkore që rregullojnë stresin, si dhe në prodhimin e energjisë.

Nevojat e zemrës për natrium

Mungesat më të mëdha të kaliumit vijnë si rezultat i konsumit të tepërt të natriumit përmes kripës. Në fakt, kaliumi dhe natriumi në organizëm, janë në ekuilibër mes tyre. Perëndimorët harxhojnë tri herë më shumë natrium (përmes kripës) se sa kalium. Ky çekuilibër midis dy mineraleve është në origjinë të hipertensionit arterial, të shqetësimeve kardiake apo cerebrale, të humbjes së kalciumit, të gurëve në veshka apo të osteoporozës. Më pak të rënda, por po aq shqetësuese, janë shenjat paralajmëruese të mungesës së kaliumit si lodhja, ngërçet, fryrjet e barkut, vështirësia intestinale.

Ushqimet që përmbajnë kalium për zemrën

Për të zgjidhur problemin dhe rivendosur një ekuilibër rreth harxhimit të tepërt të natriumit, popujt e vendeve perëndimore duhet të konsumojnë më shumë kalium. Mire do të ishte që të konsumohej 4 herë më shumë kalium se sa natrium. Një ushqim i ekuilibruar mund të sjellë vendosjen e një ekuilibri të duhur. Ja pse konsumi i natriumit duhet ulur dhe të mos kalojë 2,5 g në ditë. Duhen shmangur sallamërat, supat e përgatitura në mënyrë industriale, gjellët e fabrikuara dhe që kanë shumë kripë, etj.

Barishtet dhe frutat për zemrën

Minerali i kaliumit është i pranishëm në bimët. Më të pasura me të janë zarzavatet (si fasulet, thjerrëzat, etj); frutat e thata (hurmat e Arabisë, fiqtë, etj); arrat, bajamet; patatet, zarzavatet jeshile, si spinaqi; frutat e freskëta, etj; të cilat janë një burim i mirë në kalium. Por kujdes, pasi gatimi me ujë bën që zarzavatet të humbasin 50-70 % të kaliumit që kanë. Ja pse duhet përdorur gatimi me avull, ose frutat dhe zarzavatet të konsumohen të gjalla.

Vaji i ullirit parandalon infarktin

Konsumimi i rregullt i vajit të ullirit, mund të përbëjë një luftë natyrore kundër infarkteve dhe tumoreve, sepse pengon oksidimin e ADN-së dhe plakjen e qelizave. Të paktën ky është përfundimi i dy studimeve paralele të kryera nga studiuesit italianë. Studimet e kryera mbi dy kampione të ndryshme, kanë treguar se funksioni antioksidues i fenolëve, agjentëve kimikë natyralë që ndodhen te ullirit, është i tillë që ka veti mbrojtëse si ndaj sëmundjeve kardiovaskulare (infarkti, iktusi dhe trombozat), ashtu dhe mbi sëmundjet degjenerative (tumoret, sëmundja e Alzhaimerit). Studimet janë kryer nga dy ekipe të ndryshme. Studimet kanë hedhur dritë mbi efektin mbrojtës të fenolëve mbi sistemin kardiak dhe parandalimin e tumoreve.

Vera e dobishme për sëmundjet e zemrës

Pirja e dy gotave verë çdo ditë i bën mirë zemrës së grave. E ndihmon “të mbajë ritmin”, i lejon të përshtatet më shpejt nevojave të ditës. Aspekt shumë i rëndësishëm ky, që tregon shëndet shumë të mirë dhe ul rrezikun e infarktit. Në këto përfundime kanë arritur studimet mjekësore nga shkenca dhe mjekët kardiologë. Studimi, i udhëhequr nga Instituti “Karolinska” në Stokholm, ka pasur subjekte 120 gra nën 75 vjeç, të mbijetuara nga të një infarkt ose bllokim venash. Efektet ndryshojnë nëse vera zëvendësohet me birrë ose një pije superalkoolike. Ndërsa vera, e cila ka një efekt relaksues mbi sistemin nervor, i mundëson zemrës “ta marrë me qetësi” punën e saj. Ka mundësi që këto efekte lidhen me faktin se kush pi verë bën një gjumë më të qetë, duke i lejuar zemrën të punojë më qetë.

Anoreksia e dobëson funksionin e zemrës

Tek femrat me anoreksi dhe ato që kanë humbur shumë shpejt peshën e trupit mund të lajmërohen probleme me zemrën, me rrezik për jetën, të cilat bëhen të dukshme gjatë ushtrimeve, pohojnë ekspertët. Dihet se tek femrat e sëmura nga anoreksia paraqiten probleme në zemër, tek të cilat paraqiten të rrahura të pakta në zemër dhe dëmtim të muskulit të zemrës. Përveç kësaj, shkencëtarët besojnë se vdekja e menjëhershme në rastin e të sëmurëve nga anoreksia kryesisht është rezultat i problemeve në zemër. Një grup shkencëtarësh kanë studiuar punën e zemrës tek 36 vajza me moshë prej 11 deri 18 vjet, të cilat trajtoheshin në spital për shkak mosushqyerjes, të shkaktuara nga anoreksia. Këto femra paraqiteshin me probleme serioze me funksionin dhe shpeshtësinë e rrahjeve të zemrës.

Niveli i lartë i proteinës C, vdekjeprurës

Shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra pushon së rrahuri. Megjithatë një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetën e shumë njerëzve të rrezikuar nga ataku kardiak. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm. Shkencëtarët besojnë se prekja e arterieve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër. Kjo është edhe arsyeja që një nivel i lartë i Proteinës reaktive C mund të jetë vdekjeprurës, edhe kur niveli i kolesterolit është i ulët. Një analizë paraprake e gjakut mund të jetë tregues i qartë i nivelit të kolesterolit dhe proteinës C.

Çaji i murrizit mban zemrën e shëndetshme

Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës.

Aloe vera për kurimin e leucemisë

Lëngu i bimës Aloe Vera është mjaft i mirë për të gjithë ata që janë të sëmurë nga leucemia. Aloe Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak. Për përgatitjen e kurës nevojiten 900 gramë lëng nga kjo bimë dhe 100 gramë mjaltë. Masa e përftuar duhet të pihet 3 herë në ditë nga 100 gramë për çdo vakt. Mjekimi me këtë kurë duhet të zgjasë 2 deri në 3 muaj. Kura vazhdon për 2 muaj me radhë deri në përmirësim të dukshëm të shëndetit.

Dieta juaj mund të kurojë aneminë

Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Disa ushqime bazë luftojnë sëmundjen e anemisë dhe ndihmojnë të gjithë pacientët kronikë të kësaj sëmundje ta ndjejnë sa më pak atë. Gjithçka përgatitet dhe konsumohet në kushtet e shtëpisë, pa shpenzime të mëdha financiare.

Hurma ndihmon për problemet e gjakut

Hurma duket të jetë edhe një nga frutat bazë, që ndihmon në eliminimin e sëmundjes. Për kurimin e anemisë në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Edhe në vendin tonë, mjekët popullorë i kanë kthyer të gjitha kërkimet për sëmundjen e anemisë tek hurmat.

Lëngu i karotës lufton aneminë

Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.

Rrepa e kuqe ushqim bazë për anemikët

Nisur edhe nga vetë ngjyra kuptohet që rrepa e kuqe është ushqimi bazë për anemikët. Këtyre të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nga ana tjetër këta pacientë kronikë, të çfarëdo grupmoshe që të jenë, duhet të marrin çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë. Injektimi i vitaminave, lëngjeve dhe sasive të gjakut nëpërmjet frutave dhe perimeve, është rruga më e mirë për rritjen e nivelit të gjakut në organizëm dhe mbi të gjitha normalizimin e sistemit organik.

Çaji i hithrës kurë për sëmundjet e gjakut

Një kurë e efektshme për të sëmundjen e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Kjo duhet të përsëritet disa herë në muaj dhe ndihmon në qarkullimin normal të gjakut si dhe rritjen e sasisë së tij në organizëm.

Luleshtrydhja pastron gjakun

Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

Fiku ndihmon kundër anemisë dhe të ftohurit

Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri.

Lëngu i Kulfimës ndihmon qarkullimin e gjakut

Bima e kufilmës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.

Çokollata e zezë e dobishme për zemrën

Kura popullore ka treguar se çokollata e zezë është diçka e mirë për zemrën. Ajo ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë antioksidantë në një gram se një gotë verë, çaj apo luleshtrydhet. Studimi i fundit për çokollatën tregon se çokollata e zezë mund të jetë më e mirë nga ç’mendohet dhe disa mund të hanë çokollatë për arsye mjekësore. Po të hash çokollatë të zezë për çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Çokollata e zezë e ul tensionin sistolik me 2.9 pikë dhe tensionin diastolik, tensionin e ulët, me 1.9 pikë.

Kafeja një terapi e mirë për zemrën

Kafeja këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sëre sëmundjesh, përfshi atë të zemrës. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët me ulcerë në stomak. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të astmës, dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më shumë se ç’duhet mund të të bëjë nervoz, të të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve.

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.

Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Substancat intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut.

Kajsia ndihmon në prodhimin e gjakut

Nëpërmjet konsumimit të kajsisë, trupi i njeriut përfton prodhimin e gjakut. Zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Mbi të gjitha është e këshillueshme kryesisht për femrat, pasi mjekët e bimëve deklarojnë se përdorimi i kajsisë bën të mundur parandalimin e kancerit.

Qershia ul kolesterolin në trup

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga Mjekësia Popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.

Dardha largon problemet në zemër

Është një ndër frutat që u rekomandohet të gjithë njerëzve që kanë probleme me zemrën. Pasi dardha me të gjitha përbërjet e veta bën të mundur forcimin e damarëve të zemrës si vendos ekuilibër mes presionit të ulët të gjakut. Pikërisht për këtë arsye, mjekët popullorë këshillojnë që dardhat të konsumohen çdo ditë nga njerëzit që kanë probleme me rrahjet e shpeshta të zemrës, si dhe ata që përjetojnë emocionet të forta.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është shumë i dobishëm për zemrën dhe ndikon në mirëfunksionimin e saj. Ky vaj ndikon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak, si dhe ul rrezikun e shfaqjes së kancerit te femrat. Të gjitha llojet e yndyrnave, si gjalpi,margarina dhe vajrat përmbajnë kalori të shumta, por që nga organizmi i njeriut perceptohen në mënyra të ndryshme. Greket e duan dhe janë përdoruesit e parë të vajit të ullirit dhe përdorin shumë pak gjalpin dhe margarinën. Vaji i ullirit është quajtur ndryshe nga mjekësia “Shoku më i mirë për gruan”, pasi luan një ndikim shumë pozitiv në mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Përmbajtja kryesore në vajin e ullirit është Vitamina E, e cila ka vetinë e rigjenerimit. Në përgjithësi vaji i ullirit, rron gjatë, si dhe duhet të mbahet në ambiente të freskëta dhe të thata, të mbrojtura nga drita.

Qershia

Duket e pabesueshme por është e vërtet. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga Mjekësia Popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.

Kakaoja mbron nga sëmundjet e zemrës

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.

Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një drogë. Kakaoja, mes të gjitha ushqimeve, është burimi më i pasur me “flavanoli”, substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore. Të mos i ngatërrojmë me “flavanoli”-t e verës, të cilat mungojnë te kakaoja. Ato janë substanca intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. “Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si nga antioksidantët më të përqendruar dhe që ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe çokollatën e zezë, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.

Kakao kuron:

1-Të mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

2-Është antidepresive

3-Bën të mundur uljen e presionit të gjakut

4-Parandalon kancerin

5-Zhvillon kujtesën

Banania

Bën mirë për organin bazë të njeriut, zemrën, forcon muskujt dhe e çlodh trupin. Është e këshillueshme përdorimi i këtij fruti kryesisht në mëngjes, si dhe përdorimi i tij shoqëruar me qumësht. Nga ana tjetër në estetikë, banania përdoret për të relaksuar fytyrën, për t’i dhënë asaj ndriçim dhe elasticitet. Mjekësia Popullore e rekomandon për të gjitha grupmoshat. Bananet

Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë Cerebrele, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për frutin tropikal të Bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është frut shumë i pasur me Kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë Cerebrale. Banania është burim kaliumi, një frut i tillë ka 396 miligram ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një dite. “y deri tre banane ne dite janë optimale”, thotë Biofisikanti David Young. Nëpërmjet këtij fruti ndodh ulja e ndjeshme, që shkakton kundër aciditetit të lartë në stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteret që mund të jenë aktive në të.

Peshku

Vlerat e peshkut janë të padiskutueshme. Ato ulin rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, mjaft vlera ka për ata që pinë duhanin, pasi bën pastrimin e infeksioneve në laring. Një vlerë të madhe ka vaji i Peshkut, i cili është i pasur me omega 3, shumë i nevojshëm për organizmin. Eskimezet janë njerëzit që përdorin peshkun më shumë nga çdo popull në botë dhe sëmundjet e zemrës për ta janë pothuajse të panjohura. Sipas studiuesve Omega 3, që përmban peshku ka ndikimin më pozitiv në organizmin e njeriut. Përdorimi i shpeshtë i peshkut është shumë me vlera për njerëzit që kanë vështirësi frymëmarrjeje, për ata që vuajnë nga astma, ose për përdoruesit e rregullt të duhanit. Peshkun rekomandohet ta përdorim patjetër çdo javë, mbase dhe dy herë në javë.

Misri

Misri vazhdon të jetë numri një për të mbajtur konstante nivelin e kolosterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu. Në jug të Dakotës në ShBA, popullsia që prej vitit 1892 feston një festë me emrin “Festa e Misrit” ku njerëzit dekorojnë gjithçka me misër. Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolosterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyre, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme. Misri gjithashtu është burim energjie. Ai përmban një lloj vitamine B (Thiaminë) që është e domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë “Buka e misrit” dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.

Purslana

Edhe pse për FDA, Agjencinë e Kontrollit të Ushqimeve në botë, kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.

1-Bimë barishtore shumë e njohur dhe e përdorur

2-Purslana përmban Omega-3

3-E dobishme për sëmundjet e zemrës

4-Ajo përmban 10 deri në 20 herë më shumë melatonina

5-Parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene

Shega

Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 për qind të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.

1-Mbron nga kanceri i prostatës

2-Rregullojnë sistemin sistolik

3-Rregullojnë punën e zemrës dhe presionin e gjakut

4-Përmban vitaminën C

5-Shton rezervat e vitaminave në organizëm

Murrizi ndihmon zemrën

Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se për Mjekësinë Popullore, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve.

Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Përmban substanca flavonike, adeninë, adenosinë, guaninë, aminopurinë, krategalaktone dhe derivate tritepenilë. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës. Në këto raste këshillohet që, përveç pirjes së çajit, i sëmuri duhet të drejtohet patjetër për vizitë te mjeku përkatës. Rezultate të shkëlqyera jep ky çaj edhe për të normalizuar goditjet e forta, që pëson ky organ.

Limoni shmang hipertensionin

Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Mjekët popullorë rekomandojnë lëngun e përftuar nga shtrydhja e të paktën 4 kokrrave në ditë. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Kura me limon këshillohet të zgjasë për 2 muaj. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura.

Si të luftoni sëmundjet kardiake

Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.

Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.

Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.

Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.

Evitoni, alkoolin, duhanin.

Frika nxit sëmundjet e zemrës

Personat të cilët vuajnë nga sulmet e panikut janë më të prirë që të sëmuren nga sëmundjet e zemrës, shkruan në revistën “European Heart Journal”. Në bazë të të dhënave, shkencëtarët kanë publikuar se personat nën moshë 50-vjeçare, të cilët kanë sulme të frikës dhe krijojnë panik, janë të rrezikuar tri herë më shumë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Ky përfundim është nxjerrë nga të dhënat e grumbulluar prej studimeve të cilat kanë përfshirë më shumë se 400.000 persona të të gjitha moshave, ku janë përfshirë edhe 57.000 participantë të cilët kanë pasur probleme me sulmet e panikut.

Kolesteroli dhe sëmundjet e zemrës

Ndërsa dy studime të reja në fushën e sëmundjeve të zemrës tregojnë se vetëm ulja e nivelit të kolesterolit mund të mos jetë një hap i mjaftueshëm për parandalimin e një goditjeje në zemër. Shkencëtarët kanë vënë re se krahas nivelit të lartë të kolesterolit, është edhe niveli i inflamacionit të artereve që shton rrezikun e goditjeve në zemër. Çdo vit qindra mijëra nënshtetas amerikanë pësojnë goditje në zemër apo bllokim të artereve koronare, pavarësisht nga niveli normal i kolesterolit.

Mpiksja e pllakëzave të gjakut

Gjithnjë e më shpesh po vihet re se kur arteret përbrenda janë të prekura apo të acaruara, kolesteroli dhe pllakëzat e kane kanë më të lehtë për t’u grumbulluar përgjatë mureve të brendshme të artereve. Me kalimin e kohës inflamacioni ose ky acarim mund të bëjë që pllakëzat të pësojnë frakturë, duke bllokuar qarkullimin e gjakut, gjë që bëhet shkak për goditje në zemër. Doktor Paul Riker i spitalit Brigham thotë se të dhënat e reja tregojnë se ulja e shkallës së inflamacionit pakëson dukshëm rrezikun nga goditjet në zemër. Në studim u morën në shqyrtim pacientë që kishin pësuar goditje në zemër dhe që përpiqeshin të shmangnin një goditje të dytë.

Ndryshimet gjenetike mbrojnë zemrën

Studimet e reja amerikane bëjnë të ditur se ekzistojnë disa mutacione gjenetike të cilat mbrojnë zemrën nga pasojat e ushqimit jo të shëndetshme, me nivel të lartë të yndyrave.

Magazina shkencore “Science”, ka publikuar se tek 5% e të hulumtuarve është zbuluar një mutacion që lehtëson zbërthimin e shtresave të triglicerideve në enët e gjakut. Është zbuluar se ndryshimet tek gjeni me emrin APOC3 janë lidhur me rritjen e përqendrimit të kolesterolit të mirë (HDL) si dhe me uljen e kolesterolit të keq (LDL), gjë që përmirëson gjendjen e enëve të gjakut.

Takikardia, rrahja e shpejtë e zemrës

Takikardi d.m.th ritmi i shpejtë i zemrës pra kur zemra rreh më shpejt se sa duhet. Për një të rritur rrahjet normale të zemrës variojnë nga 60-100 për minutë. Nëse zemra juaj rreh më shpejt se 100 rrahje në minutë kjo do të thotë takikardi. Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodhë edhe fiziologjikisht si p.sh kur vrapojmë etj. por në këto raste me pushim edhe ato normalizohen. Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të bëhen shkak i problemeve serioze të zemrës. Rrahjet e zemrës mund të rriten edhe në gjendje normale si p.sh: gjatë ushtrimeve fizike, temperaturës, emocioneve apo merakut.

Aspirina ul vdekshmërinë te të sëmurët me zemër

Tek personat që vuajnë nga zemra, marrja rregullisht e aspirinës në doza të vogla, ul incidencën për infarkt, iktus apo dhe vdekjet e parakohshme. Bëhet fjalë për një nga studimet e para që përqendrohen në injektimin e aspirinës në doza të vogla në popullsinë që vuan nga sëmundjet kardiovaskulare të qëndrueshme. Aspirina në doza të vogla (nga 50 në 100 miligramë në ditë) ka rezultuar po aq efikase në dozat më të larta (më tepër se 300 miligramë). Ndërsa për sa i përket rreziqeve që shfaq aspirina, ekipi i Berger-it përllogarit se te mbi 1000 pacientë medikamenti shmang 33 infarkte apo iktuse dhe 14 vdekje për shkak të rreth 9 episodeve të hemorragjisë së rëndë.

Karakteri agresiv dëmton zemrën

Agresiviteti dëmton zemrën. Të paktën kështu këmbëngul një ekip studiuesish amerikanë, të cilët kanë kryer një studim te gati 3 579 persona. Studimi ka qenë fakti se si ndikon agresiviteti në shfaqjen e sëmundjeve kardiake. Sipas studiuesve personat me personalitet “të egër” janë më të rriskuar për të shfaqur sëmundje të zemrës dhe kjo shpjegohet me faktin që janë më në varësi të duhanit dhe alkoolit, “armiq të fuqishëm” të antioksidantëve. Nëse ulet aftësia e organizmit për t’u normalizuar, rritet rreziku për shfaqjen e sëmundjeve kardiake, tumoreve dhe sëmundjeve të tjera. Vitaminat mund të luftojnë stresin oksidativ, aty ku e rrisin duhani dhe ndotja urbane.

Si ta mbroni zemrën nga ndryshimi i klimës

Luhatjet e temperaturave, rritja e përqendrimit të lagështirës në ajër, i ftohti, pro dhe ndryshimi i stinëve shtojnë problemet te personat që vuajnë nga zemra. Por cilat kategori kardiopatësh janë të predispozuar për të pasur probleme që lidhen drejtë për drejtë me mjedisin e jashtëm? Çfarë u këshillohet këtyre personave për t’i parandaluar këto probleme? Për këtë nevojiten këshillat e kardiologëve dhe vizitat mjekësore.

Lagështira rrit problemet me zemrën

Dihet që mjedisi i jashtëm influencon shumë në sëmundjet e zemrës. Karakteristikat e ajrit si i ftohti, temperaturat e ulëta, po ashtu dhe luhatjet e saj shkaktojnë probleme me zemrën. Kjo, sepse temperaturat e ulëta çojnë në ngushtimin e enëve të gjakut dhe për pasojë ka një shtim të rezistencës vaskulare periferike, që tentojnë të rrisin vlerat e presionit të gjakut. Këto probleme janë të theksuara në stinën e verës dhe të dimrit, por dhe luhatjet e ndjeshme të temperaturës, karakteristike për ndryshimin e stinëve, mund të shtojnë problemet tek këta pacientë.

Personat më të prekur nga zemra

Edhe pse klima ndikon në shëndetin e zemrës, disa të sëmurë me zemër preken më tepër. Por cilat kategori kardiopatish janë më të predispozuar të kenë probleme. Kontingjenti i kardiopatëve që duhet të ketë më shumë kujdes janë personat e prekur nga sëmundjet e arterieve koronare, ata që kanë kaluar infarkt të miokardit, të sëmurët me tension arterial të lartë dhe ata që paraqesin aritmi të ndryshme.

Kujdesi për zemrën sipas stinëve

Personat kardiopatë duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë gjithë vitit. Por, në stinë të veçanta, ky kujdes duhet të jetë më i lartë. Kështu vazhdimisht i kemi këshilluar të sëmurët tanë që kur ka temperatura të ulëta të tregohen mjaft të kujdesshëm, sepse në këto ditë rritet metabolizmi, shtohen spazmat koronare e papritura. Këtyre të sëmurëve në këtë periudhë u këshillohet të kufizojnë daljet në ditët e ftohta, të vishen mirë kur dalin jashtë dhe mbi të gjitha të mos harrojnë asnjë vakt medikamentet. Gjithashtu u rekomandojmë që në regjimin ushqimor të marrin më shumë kalori ushqimore, të eliminojnë kripën dhe të marrin pak doza alkooli.

Shmangni alkoolin e tepërt

Këshillë tjetër që u jepet këtyre personave është të mos ndërpresin përdorimin e aspirinës. Ky kujdes duhet të vazhdojë dhe më pas kur temperaturat të rriten, sidomos në stinë e verës. Kur temperaturat shkojnë mbi 36 gradë celsius. Këta duhet të tregojnë kujdes, sidomos në periudhën e plazhit, duke evituar futjet e menjëhershme në ujë dhe orët e pikut, kur temperaturat janë shumë të larta. Në këtë periudhë të vitit u rekomandohet përdorimi i ushqimeve me kripë, shumë lëngje dhe fruta-perimeve, por nuk u rekomandohet alkooli.

Kur dëmtohen muskujt e zemrës

Sëmundjet e zemrës sot zënë një vend shumë të rëndësishëm në sëmundshmërinë e përgjithshme. Vendin e dytë pas sëmundjeve kancerogjene. Sëmundjet e zemrës shfaqen në shumë forma si sëmundjet reumatizmale, që prekin nodulet e zemrës dhe muskulit po ashtu të enëve koronare, enëve që ushqejnë zemrën, sëmundjet e lindura të saj. Duhet të njihen mirë shkaqet që çojnë në shfaqjen e probleme të zemrës, që të luftohen më mirë ato. Gjithsesi, do të rekomandoja kujdes për shfaqjen e tensionit arterial, luftë kundër diabetit, dislipidemisë dhe mbipeshës.

Personat me probleme zemre

Për ata që kanë probleme me zemrën, lufta duhet të bëhet në mënyrë frontale me dipistime masive dhe me anë të medikamenteve. Mbi të gjitha kërkohet një lidhje e vazhdueshme mes pacientit dhe specialistëve: kardiologut, endokrinologut dhe patologëve. Personat e prekur nga sëmundjet e arterieve koronare, personat që kanë kaluar infarkt të miokardit, të sëmurët me tension arterial të lartë, personat që paraqesin aritmi të ndryshme; janë ata që kanë më tepër probleme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews