Ballina Aktualitet Shefi amerikan i mbrojtjes: Marrëveshja e Prespës do rezultojë në zgjerimin e...

Shefi amerikan i mbrojtjes: Marrëveshja e Prespës do rezultojë në zgjerimin e NATO-s

Shefi i mbrojtjes i SHBA-ve dhe homologu i tij grek, gjatë një takimi në Washington, riafirmuan “marrëdhëniet e mbrojtjes” të vendeve të tyre, ndërkohë përshëndetën Marrëveshjen e Prespës të arritur midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur mosmarrëveshjen rreth emrit midis dy vendeve fqinje, transmeton Anadolu Agency.

Përmes një deklarate, Pentagoni bëri të ditur se sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan dhe ministri grek i Mbrojtjes, Evangelos Apostolakis, “diskutuan mbi disa çështje të mbrojtjes, duke përfshirë sigurinë rajonale në Ballkan dhe Detin e Zi, si dhe efektet rajonale të konkurrencës së fuqishme me Rusinë dhe Kinën”.

Siç thuhet në deklaratë, zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, tha se “ata ranë dakord të vazhdojnë të punojnë së bashku në prioritet e ndarjes së barrës së NATO-s dhe të modernizimit të mbrojtjes”. Ai theksoi se Shanahan përgëzoi përpjekjet e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për të zbatuar një rezolutë për mosmarrëveshjen e gjatë rreth emrit midis dy vendeve fqinje.

“Marrëveshja e Prespës do të rezultojë përfundimisht në zgjerimin e aleancës së NATO-s”, tha Shanahan, duke iu referuar pranimit të mundshëm të Maqedonisë së Veriut në organizatën transatlantike.

Qershorin e kaluar, vendi i njohur më parë si Maqedonia, ra dakord të ndryshojë emrin e saj në Maqedonia e Veriut nën një marrëveshje ku Greqia hoqi kundërshtimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Evropian (BE).

@tn.lajmelokale
@tetovanews