Ballina Bota Samiti G20 në Japoni, punohet për dokumentin përfundimtar

Samiti G20 në Japoni, punohet për dokumentin përfundimtar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë nënshkruar një marrëveshje për rifillimin e negociatave dhe për mos rritjen e mëtejshme të tarifave. Në pritje të dokumentit përfundimtar të samitit të G20-ës, në Osaka Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se nuk ndryshon mendje për sa i përket marrëveshjes së Parisit për Klimën.

Dita kryesore e samitit G20 në Osaka. Pas zhbllokimit të nyjeve për tregtinë dhe emigracionin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur kundërshtimin për një marrëveshje të mundshme për klimën, e cila u firmos vetëm nga 19 vende. Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologun e tij amerikan Donald Trump arritën një marrëveshje për rifillimin e negociatave për tregtinë, me Uashingtonin që pranoi të mos rrisë tarifat. Në dokumentin përfundimtar shkruhet se tensionet tregtare dhe gjeopolitike janë shtuar.

Objektivi mbetet mbyllja e samitit të G20-ës në Osakë me një dokument të ngjashëm me atë të Buenos Aires, i cili përmbante një paragraf “ad hoc” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këta të fundit këmbëngulën në refuzimin e tyre ndaj marrëveshjes së Parisit.

Trump, në fillim të fjalës së tij u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina mund të arrinin një marrëveshje historike. Xi nga ana e tij përmendi diplomacinë e ping pong-ut, duke theksuar se bashkëpunimi dhe dialogu janë më mirë se përplasjet dhe përçarjet. Bashkëpunimi sipas tij është e vetmja mënyrë frytdhënëse për të dyja palët.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se traktati për sigurinë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Japonisë është i padrejtë dhe duhet modifikuar duke iu referuar mungesës së reciprocitetit. Duke thënë këtë Tramp përjashtoi daljen nga marrëveshja e 1960-ës. /ABC News Albania

@tn.lajmelokale
@tetovanews