Ballina Kronika RROKULLISET NJË KAMION NË AUTOSTRADËN TETOVË-SHKUP

RROKULLISET NJË KAMION NË AUTOSTRADËN TETOVË-SHKUP

Një kamioni është rrokullisur dhe ka bllokuar qarkullimin nga Shkupi për në Tetovë në autostradën “Nënë Tereza”.

Nga policia e Tetovës informojnë se ende nuk dihet se për çfarë incidenti bëhet fjalë, por konfirmojnë se në rrugë ka një kamion i cili është rrokullisur.

Autoritetet policore dhe ekipi hetimor janë nisur në vendngjarje. Aksidenti ka ndodhur në rrugën nga pika e parë e pagesës së taksës rrugore për në Tetovë.

Dëshmitarë okularë informojnë se në vendin e aksidentit janë nisur edhe njësia e zjarrfikëses dhe ndihmës së shpejtë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews