Ballina Sport Rashica ‘thyen’ Malin e Zi – Kosova në epërsi (VIDEO)

Rashica ‘thyen’ Malin e Zi – Kosova në epërsi (VIDEO)

Kombëtarja Dardane është duke luajtur ‘testin’ e dytë në kualifikimet e Euro 2020, kundër Malit të Zi, në Podgoricë.

Kanë mjaftuar vetëm 23 minuta që të zhbllokohet rezultati në këtë takim, rezultat që tash shkon në favor të Kosovës.

Ishte sulmuesi i Werder Bremen, Milot Rashica, ai i cili tundi rrjetën e malazezëve, kur po luhej minuta e 23’ shkruan lajmi.net.

Me rezultatet momentale në Grupin A, Kosova renditet në vendin e dytë në grup.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell golin e shënuar nga Milot Rashica. /Lajmi.net/

@tn.lajmelokale
@tetovanews