Ballina Lajme Maqedonia e Veriut Një sqarim për nisjen e sanimit të gropave në rrugën regjionale në...

Një sqarim për nisjen e sanimit të gropave në rrugën regjionale në Zhelinë

Blerim Sejdiu, kryetar i Komunës së Zhelinës

Një sqarim për nisjen e sanimit të gropave në rrugën regjionale në Zhelinë.

Edhe pse jemi të koncentruar me punë dhe nuk kemi mundësi të ndalemi e të sqarohemi me të gjithë individualisht, por ndonjëherë ka nevojë.

Unë sinqerisht nuk mundem t’a kuptoj prej nga i marrin dezinformatat disa njerëz, se sanimi i gropave qenka bërë me iniciativë private?

Pra, kjo është një dezinformatë e kulluar!

Të nderuar,
Ju lutem!

Së pari, e dijnë të gjithë se kjo rrugë nuk është nën ingerencat e komunës;

Së dyti, ne për shkak të kërkesës së qytetarëve tanë, ne si komunë disa herë i kemi sanuar gropat e kësaj rruge;
Së treti, përsëri për shkak të interesit të qytetarëve tanë, sivjet vendosëm t’i sanojmë gropat në disa pika të caktuara në komunën tonë, edhe atë:

FAZA E PARË: Sanimi i gropave para Urës në Zhelinë ku kryqëzohen rrugët gjegjësisht ku lidhemi për në Autostradë. Ajo pikë vlersuam se ishte më kritike, për shkak të kryqëzimit të rrugëve. Për këtë me kompaninë “Zhikoll” ndryshuam kontratën ekzistuese për rrjetin e ujësjellësit që kalon në atë rrugë, dhe pranuam që komuna me buxhetin e saj ta paguajë 100% sanimin e këtyre gropave, me qëllim që qytetarët tanë të qarkullojnë lirshëm.

FAZA E DYTË: Sanimi i gropave nga rruga regjionale në drejtim të pompës së benzinës ‘Luk Oil’, (për të pasur qasje në autostradë).
FAZA E TRETË: Sanimi i të gjitha gropave të rrugës regjionale duke filluar prej kufirit të komunës së Sarajit, që do kaloje përmes Grupçinit e do të përfundojë tek objekti i Komunës në Zhelinës.

Dhe pas 3 muajve, do të nisë rekonstruimi (asfaltimi) total i rrugës regjionale “Karpallëk-Zhelinë”.

Ju faleminderit për durimin!

Loading...