Ballina Bota Mbyllen 547 restorante dhe kafene që i thyen ‘parimet islame’

Mbyllen 547 restorante dhe kafene që i thyen ‘parimet islame’

Policia iraniane ka mbyllur 547 restorante dhe kafene në Teheran për mos-shërbimin sipas “parimeve islame”, shefi i policisë ka thënë të shtunën.

“Pronarët e restoranteve dhe kafeneve në të cilat parimet islame nuk u zbatuan do të përballen me ligjin, dhe gjatë këtij operacioni 547 biznese u mbyllën dhe 11 kri*minelë u arrestuan,” tha Hossein Rahimi në një deklaratë.

Kundërvajtjet përfshinin “reklamim jokonvencional në hapësirë interneti, lëshimi i muzikës ilegale dhe pirja e alkoolit”, ka raportuar gazeta Fars.

Kreu i gjykatës së Teheranit, që merret me “krime kulturore e sociale dhe me korruptimin moral”, iu bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë raste të “sjelljeve imorale”

@tn.lajmelokale
@tetovanews