Ballina Bota Luftanijet amerikane dhe ruse shmangin përplasjen për disa metra në Oqeanin Paqësor...

Luftanijet amerikane dhe ruse shmangin përplasjen për disa metra në Oqeanin Paqësor (Video)

Marina amerikane dhe ajo ruse janë deklaruar rreth raportimi të fundit, ku dy luftanije të këtyre vendeve për pak sa nuk u përplasën me njëra-tjetrën në Oqeanin Paqësor, duke akuzuar kështu njëra-tjetrën për këtë veprim, raporton CNN.

Luftanija amerikane dhe ajo ruse ishin afruar aq shumë njëra-tjetrës më saktësisht nga 15 deri në 50 metra, ky të dyja palët janë detyruar me urgjencë të bëjnë manovra që të shmangin përplasjen, transmeton Telegrafi.

Incidenti i fundit vjen vetëm disa ditë pasi forcat ajrore amerikane akuzuan ato ruse për pengimin e fluturimit të një aeroplani luftarak, duke ngritur kështu edhe më shumë tensionet më Moskën në rang të gjerë të luftës gjeopolitike.

“Një luftanije ruse bëri një manovër të pasigurtë kundër luftanijes amerikane USS Chancellorsville, duke iu afruar nga 15 deri në 50 metra dhe duke nxitur kështu frikë dhe panik për sigurinë e ekuipazhit”, ka deklaruar për CNN zëdhënësi i marinës amerikan Clayton Doss.

“Ky aksion i pasigurtë detyroi luftanijen Chancellorsville të ndezë të gjithë motorët dhe të tërhiqet pas për të shmangur përplasjen”, ka shtuar Doss.

Luftanija amerikane që transportonte raketa po udhëtonte në një linjë të drejtë, dhe po tentonte riparonte një helikopter kur për pak sa nuk ndodhi incidenti.

“Aksionet e Rusisë i konsiderojmë si joprofesionale dhe të pasigurta gjatë këtij veprimi”, ka shtuar për fund Doss. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews