Ballina Lajme Shqipëri Lubonja: Ambasada e SHBA nuk flet për përgjimet, përkrah regjimin (VIDEO)

Lubonja: Ambasada e SHBA nuk flet për përgjimet, përkrah regjimin (VIDEO)

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se Ambasada Amerikane po përkrah një regjim të rrez*ikshëm që ka në krye të vendit një gënjeshtar që mbulon kri*met si Edi Rama. Ai theksoi se kjo ambasadë dën*on protestuesit thjesht pse dalin dhe kanë pakënaqësi, ndërsa nuk përmendin dhu*nën shtetërore.

“Asnjë nuk e do dhu*nën. Por kjo ambasada çfarë mendon që nuk ka asnjë reagim, kur sheh se kryeministri, ministri, deputetë, me shefa policie organizojnë vjedhje. Problem i madh është se SHBA njihet si shtet i demokracisë. Këta të ambasadës a e mendojnë se ky trusti i dro*gës në Dibër, dhu*na shtetërore. Pse këtë ambasadë nuk e ke me zë kur vidhen votat, kur ka dhu*në shtetërore.

Këta po përkrahin instalimin e një regjimi shumë të rrez*ikshëm në mes të Europës. Nuk kanë faj se kanë një president që gënjen një e dy, ka më shumë se një gënjeshtër në ditë. Kur kanë president një gënjeshtar. Zanati i Ramës është që të gënjejë që të mbulojë kri*min brenda vetes. Ky nuk ka faj nga drejtësia i kapur me presh. Këta punonjësit e ambasadës duhet t’i thirrin mendjes”, – tha Lubonja.

VIDEO bonus:
Loading...