Ballina Bota LIVE/Nis samiti dy ditor i liderëve të G20-ës (VIDEO+FOTO)

LIVE/Nis samiti dy ditor i liderëve të G20-ës (VIDEO+FOTO)

Samiti dyditor i liderëve të G20-tës filloi sot në qytetin japonez Osaka. Kryeministri japonez Shinzo Abe, gjithashtu kryesues i samitit, përshëndeti liderët së bashku me krerët e disa organizatave ndërkombëtare në qendrën e panaireve INTEX të Osakës. Pas një fotografie familjare, udhëheqësit ndoqën eventin “Ekonomia dixhitale”, pas së cilit u mbajt sesioni i parë me temën “Ekonomia globale, tregtia dhe investimet”. Më vonë, liderët do të mbajnë takime bilaterale dhe do të marrin pjesë në një seancë mbi “Inovacionin”. Dita e parë e samitit do të përfundojë me një ngjarje kulturore dhe darkën e liderëve të G20-tës. Dita e dytë dhe e fundit e samitit do të fillojë me një seancë të veçantë mbi temën “Fuqizimi i gruas”.

Pasdite, udhëheqësit është planifikuar të marrin pjesë në sesionin përfundimtar të samitit me temën “Ndryshimet klimatike – Mjedisi dhe energjia”. Në takim, i ndjekur nga më shumë se 2 000 gazetarë nga e gjithë bota, marrin pjesë 30 000 persona, përfshirë 19 liderë dhe delegatë nga Bashkimi Europian

@tn.lajmelokale
@tetovanews