Ballina Aktualitet Shqipëri LAJMI I FUNDIT/ Prokuroria urdhëron shoqërimin e Bashës me forcë

LAJMI I FUNDIT/ Prokuroria urdhëron shoqërimin e Bashës me forcë

Prokuroria e Tiranës ka vendosur shoqërimin e detyrueshëm të kreut të PD-së Lulzim Basha pasi ai nuk ka shkruar në prokurori siç ishte thirrur pak ditë më parë për lobimin e ashtuquajtur rus.

Basha nuk iu përgjigj ftesës me arsyetimin se nuk i ka vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar. Prokurorët kanë firmosur urdhrin i cili është dorëzuar në polici. Sipas shkresës, OPGJ do e shoqërojnë në mënyrë të detyrueshëm kreun e PD-së më 20 qershor në orarin zyrtar.

Lideri demokrat Lulzim Basha nuk u paraqit sot në prokurori pas fletë-thirrjes së prokurorëve për çështjen e lobimit. Në një letër drejtuar prokurorëve, Basha shkruan se nuk është njohur me faktet që kanë dalë nga hetimi. Për këtë arsye, Kryetari i PD i ka kërkuar prokurorisë plotësimin e njoftimit për paraqitje sipas ligjit. “Kërkoj plotësimin e ftesës për paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t’u paraqitur sipas njoftimit të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin”, deklaron ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews