Ballina Aktualitet Lajme KASAMI: Kjo qeveri nuk është stabile dhe nuk ka kuadër të mirëfilltë...

KASAMI: Kjo qeveri nuk është stabile dhe nuk ka kuadër të mirëfilltë (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i ftuar në emisionin “Hapur në TV Alfa”, ka folur rreth rikonstruimit apo fshesës së qeverisë, si dhe mbi aktualitetin politik në vend.

Kasami ka potencuar se Lëvizja BESA gjithnjë ka dhënë përkrahjen e saj, në momentet delikate që ka kaluar Maqedonia dhe këtë e ka bërë, duke shpresuar për një të ardhme më të mirë dhe duke u bazuar edhe në programin politik të Lëvizjes BESA.

Ai ka shprehur kritika të ashpra në adresë të qeverisjes aktuale.

“Kjo qeveri, me veprimet e saja ka treguar se nuk është stabile dhe me këtë kuadër është shumë e vështirë që të kemi një përfaqësim dinjitoz përpara strukturave Euroatlantike, dhe se me individë të tillë, nuk mund të luftohet korrupsioni apo të kemi një gjyqësor të pavarur.”, ka theksuar Kasami.

https://www.youtube.com/watch?v=netCUGX_Dzk

@tn.lajmelokale
@tetovanews