Ballina Kronika Incident në Tetovë/ 29-vjeçari nga Shemshova rreh pjesëtarin e uniformave blu

Incident në Tetovë/ 29-vjeçari nga Shemshova rreh pjesëtarin e uniformave blu

Një polic është sul*muar fizi*kisht dje në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë gjatë kryerjes së detyrës kur merrte një automobil të parkuar në mënyrë të parregullt së bashku me ekipin e ndërmarrjes komunale për parking të qytetit. Incidenti ka ndodhur rreth orës 16:30. ndërsa pas sul*mit është arre*stuar sul*muesi N.S. (29) nga Shemshova.

“Personi N.S (29) nga Shemshova është arr*estuar dhe mbajtur në stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, kumtuan nga SPB Tetovë.

Polici gjatë su*lmit ka marrë edhe lëndime trupore për çka është mbajtur në mjekim në Spitalin Klinik të Tetovës.

Brenda dy muajve ky është sul*mi i dytë ndaj një polici në Tetovë. Më 30 prill një banor 49 vjeçar i Tetovës përfundoi në stacionin policor për tu marrë në pyetje pasi në Rrugën e Ilindenit në Tetovë së pari ka ref*uzuar që të legjitimohet, e pastaj edhe ka filluar të ikë. Pasi ishte kapur, J.S. fizi*kisht ka sul*muar një nga nëpunësit e policisë. Personi pastaj është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor në Tetovë.

Në evidentimin statistikor të SPB Tetovë vërehen rreth 40 sul*me për vitin 2018.

@tn.lajmelokale
@tetovanews