Ballina Kronika Humb jetën mësuesi 27-vjeçar, tragjedi teksa fluturonte me parashutë (FOTO+VIDEO)

Humb jetën mësuesi 27-vjeçar, tragjedi teksa fluturonte me parashutë (FOTO+VIDEO)

27 vjeçari Gezim Elezi humbi jetën pasditen e sotme. I apasionuar me sportet “ex*treme”, sidomos me atë të fluturimit me parashutë, prej kohësh Elezi e ushtronte këtë në zonët e vendlindjes së tij, por jo vetëm.

Një nga fluturimet e sotme ka rezultuar fat*al për të riun dibran.

Sipas shokëve, që kanë qenë me të në garë, humbja e kontrollit te parashutës për shkak të erës së fortë mendohet të jetë shkaku.

Ata ishin nisur nga lartesite e Zimurit drejt qytetit te Peshkopisë.

Vik*tima, mësohet se ishte me profesion mësues pranë shkollës së mesme profesionale “Nazmi Rrushiti”.

https://www.youtube.com/watch?v=2ra3AP7ZBsI&feature=youtu.be

@tn.lajmelokale
@tetovanews