Ballina Bota Hong Kong, rreth 2 milion protestues kundërshtojnë nismat e qeverisë (VIDEO)

Hong Kong, rreth 2 milion protestues kundërshtojnë nismat e qeverisë (VIDEO)

Qindra mijëra vetë protestuan në Hong Kong këtë të dielë kundër projektligjit për ekstradimin e të dyshuarve drejt Kinës, pavarësisht se diskutimi dhe miratimi i tij janë pezulluar pa afat.

Protestuesit të cilët ishin më të shumë në numër se herën e kaluar, kërkojnë që projekti për ligjin i cili do të mundësojë ekstradimin e kriminelëve të dyshuar nga Hong Kongu në pjesën kontinentale të Kinës të anulohet tërësisht.

Protesta e re detyroi guvernatoren e rajonit, Carrie Lam, të kërkojë falje të dielën për “konfliktin dhe mosmarrëveshjet” e shkaktuara nga diskutimi i këtij projektligji.

Loading...