Ballina Kronika Gostivar, makina përplas 66-vjeçaren në rrugën “Armata Popullore e Jugosllavisë”

Gostivar, makina përplas 66-vjeçaren në rrugën “Armata Popullore e Jugosllavisë”

Më datë 16 qershor, rreth orës 22 e 30 minuta, në rrugën “APJ” (“JNA”) në Gostivar, makina e tipit “Golf” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 51-vjeçari L.S. nga Gostivari ka aksidentuar 66-vjeçaren N.N. (këmbësore) nga Gostivari.

Pas aksidentit, me të njëjtën veturë këmbësorja e lënduar është dërguar në qendrën medicinale në Gostivar, ku pas kryerjes së kontrollit mjekësor janë konstatuar lëndime të rënda trupore (frakturë në gjurin e këmbës së djethtë) dhe është ndaluar në
spital për mjekim të mëtutjeshëm.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi inspektues për komunikacion nga Satacioni policor Gostivar./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews