Ballina Bota Erdogan shpërfill ultimatumin amerikan: Ankaraja tashmë ka blerë ‘S-400’-shin rus

Erdogan shpërfill ultimatumin amerikan: Ankaraja tashmë ka blerë ‘S-400’-shin rus

Turqia tashmë e ka blerë sistemin kundërraketor “S-400” nga Rusia dhe shpresojmë se do të na dorëzohet në korrik, ka thënë kryetari turk Recep Tayyip Erdoğan.

Ushtruesi i detyrës së ministrit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, javën e kaluar ka treguar se në çfarë mënyrë Turqia do të përjashtohet nga programi i aeroplanëve luftarakë “F-35”, nëse Ankaraja nuk heq dorë nga planet për blerjen e “S-400”-shit.

Erdogan duke iu drejtuar anëtarëve të Partisë së drejtësisë e zhvillimit (AKP) ka thënë se do të kërkojë përgjegjësi prej secilit që Turqinë e përjashton nga programi “F-35”, transmeton Reuters.

Gjatë disa muajve të kaluar, dy anëtarë të NATO-s janë kundërshtuar publikisht me rastin e porosisë turke të sistemit “S-400”, për të cilin Uashingtoni thotë se paraqet kërcënim për aeroplanët luftarakë “F-35”, të cilët Ankaraja, po ashtu, synon t’i blejë.

Turqia ka bërë të ditur se “S-400” nuk do të ketë ndikim në aeroplanët luftarakë dhe i ka propozuar Uashingtonit të formojë një grup të përbashkët pune, i cili do të shqyrtojë shqetësimet amerikane.

@tn.lajmelokale
@tetovanews