Ballina Lajme E rrallë/ Borë në Victoria dhe Collipulli të Kilit (VIDEO+FOTO)

E rrallë/ Borë në Victoria dhe Collipulli të Kilit (VIDEO+FOTO)

Bora ka surprizuar sot  banorët e vendbanimeve Victoria dhe Collipulli të provincës Malleco të regjionit La Araucanía në Kili, transmeton Tetova News sipas medieve kiliane

Përdoruesit e rrjeteve sociale ndanë disa imazhe të fenomenit të pazakontë klimatik në këtë zonë.

Në video dhe fotografi shihet një borë e madhe që ndërpreu trafikun e automjeteve dhe transferimin e punëtorëve.

Rruga 5 e Jugut, midis Victoria dhe Ercilla, ishte një nga ato më të prekurat nga ky fenomen meteorologjik.

Ajo që duhet të theksohet është se dëbora është fenomen i rrallë në atë zonë, kështu që nga SEREMI Transport u bë apel i përgjithshëm për kujdes në trafik për të shmangur aksidentet./TetovaNews

VIDEO bonus:
Loading...