Ballina Lajme Maqedonia e Veriut Diplomoi gjenerata e parë e studentëve të UNT-së (VIDEO)

Diplomoi gjenerata e parë e studentëve të UNT-së (VIDEO)

Në mungesë të objektit amë, gjenerata e parë e studentëve të diplomuar në Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ceremoninë solemne të këtij manifestimi e zhvilloi në hotelin Holidej In në Shkup. Ndërkohë në Universitetin e Tetovës rreth një mijë e pesëdhjetë student kanë hedhur kapelat pas përfundimit të studimeve. Numri më i madh i absolventëve ishin nga Fakultetit i shkencave të mjekësisë.

Gjithashtu edhe në Universitetin e Europës Juglindore sot u zhvillua ceremonia e diplomimit ku qindra studentë përfunduan me sukses studimet në drejtime të ndryshme të këtij universiteti.