Ballina Kronika DETAJE TË REJA/Ky është i riu nga Gostivari që humbi jetën në...

DETAJE TË REJA/Ky është i riu nga Gostivari që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Qarkoren e Shkupit (VIDEO+FOTO)

Aksidenti i djeshëm në qarkoren e Shkupit mes tre makinave, ka marrë dy jetë. Mbrëmë ka ndërruar jetë polici shqiptar që ka qenë në detyrë Safet Bajrami nga Buteli i Shkupit ndërsa jetën e ka humbur edhe bashkëudhëtari i makinës së tipit BMW me targa të Gostivarit, të cilën policia e kishte ndaluar për shkak të shpejtësisë së madhe.

Prok*uroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një personi për të cilin ekziston dyshime se ka bërë veprën pen*ale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.

I dyshuari sipas prok*urorisë, në autostradën Shkup- Tetovë- Qarkorja e Qytetit të Shkupit ka drejtuar makinën MAN me targa të Shkupit.

“Në momentin që ka arritur tek mbikalimi Vizbeg, nuk ka lëvizur në korsin e mesme të komunikacionit dhe nuk e ka përshtatur kushteve të rrugës dhe dendësisë së komunikacionit. Nga këto arsye nuk ka mundur në kohë të ndaloj kamionin dhe ka goditur në pjesën majtë makinën BMW 535 me targa të Gostivarit, i cili është ndaluar në pjesën e djathtë të komunikacionit për shkak kontrollit nga ana e ekipit policor. Makina BMW ka marr flakë, me ç’rast bashkudhëtari që ka qenë në makinë ka marr lëndime dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Makina e policisë poashtu është lëvizur para dhe ka goditur këmbësorët shoferin e makinës BMW i cili ka qenë jashtë makinës dhe dy zyrtar policor. Që të tre kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Urgjente ‘Nëna Terezë’ në Shkup. Njëri prej policëve më pas ka humbur edhe jetën nga goditjet e mara në aksident”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, përcjell SHENJA.

Prokuroria njofton se për të dyshuarin ka kërkuar parabu*rgim që është pranuar nga gjykata. Të dyshuarit i është caktuar paraburgim prej tetë ditëve.

Aksidenti i djeshëm në qarkoren e Shkupit mes tre makinave, ka marrë dy jetë. Mbrëmë ka ndërruar jetë polici shqiptar që ka qenë në detyrë Safet Bajrami nga Buteli i Shkupit ndërsa jetën e ka humbur edhe bashkëudhëtari i makinës së tipit BMW me targa të Gostivarit, të cilën policia e kishte ndaluar për shkak të shpejtësisë së madhe.

Një video amatore është dëshmia e vetme për atë se si dukej skena e përplasjes së tre makinave që mori dy jetë.

Nga Qendra Emergjente Kirurgjikale njoftuan se polici Safet Bajrami ka ndërruar jetë vetëm 45 minuta pasi që ishte shtrirë në spital.

Albert Lleshi, Qendra Emergjente Kirurgjikale

“Polici ka ndërruar jetë pas 45 minutave.Në orën 19:45 është konstatuar vde*kja. I lënduari më rëndë i cili është në repartin për mjekim intensiv, ka lëndime në kurriz, pjesën e djathtë të gjoksit dhe gjurin e djathtë, por është në gjendje stabile”

Shoferi kamionit është në gjendje stabile. Jashtë rrezikut për jetë është edhe polici tjetër që patrullonte me kolegun e ndjerë Safet Bajrami. Edhe shoferi i BMW-së është në gjendje stabile.

 

I riu nga Gostivari që humbi jetën në këtë aksident

Gjithçka ndodhi kur patrulla e policisë ku ishte edhe i ndjeri Safet Bajrami, ndali makinën BMW tek qarkorja e Shkupit për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën vozitej në autostradën nga Tetova për në Shkup. Policia kishte filluar bisedën me shoferin e BMW-së kur papritmas kishte ardhur kamioni për transportim të mallrave me targa Kumanove,  dhe me një forcë të madhe e kishte goditur makinën ku gjendeshin dy persona. Goditja e fortë e kishte përplasur BMW-në për makinën tjetër të policisë dhe ndërkohë BMW-ja ishte vënë në flakë. Supozohet se polici ka ndërruar jetë shkak u goditjeve nga makina.

Polici i ndjerë Safet Bajrami

Polici i  ndjerë Safet Bajrami ishte 37 vjeçar. Punonte në MPB afro 15 vite, dhe tani kishte marrë vendimin e punës. Ishte baba i tre fëmijëve. Fëmija më i vogël është vetëm dy vjeçar. Ndërsa fëmijët e tjerë i ka nga 9 dhe 13 vjeçar. Bajrami u varros sot në varrezat e Butelit./GazetaExpress/

Loading...