Ballina Aktualitet “Bombat” e profilit të Fejsbukut të “El Çeka” nuk rrjedhin nga PSP

“Bombat” e profilit të Fejsbukut të “El Çeka” nuk rrjedhin nga PSP

Prokuroria Speciale Publike lidhur me shkrimet e publikuara në një pjesë të mediave dhe interpretimet e ndryshme të deklaratave të djeshme të prokurores publike speciale sot përmes një njoftimi theksoi se bisedimet e sapo publikuara në profilin e Fejsbukut me pseudonimin “El Çeka” nuk rrjedhin nga PSP-ja.

“Prandaj, po njoftojmë opinionin se këto audio materiale të cilat i ka në dispozicion Prokuroria Publike ruhen me procedura shumë të rrepta sigurie të cilat përfshijnë siguri fizike, administrative dhe informatike të informacioneve. Njëkohësisht, gjatë analizave dhe përpunimit të materialeve veprohet në pajtim me rregulloret dhe procedurat interne për evidentimin e procesit të përgjimit dhe përpunimit të materialeve, si dhe detyrimet për respektin e plotë të parimeve të sekretit dhe mbrojtjes së privatësisë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe personave të tjerë, të garantuar me Kushtetutë dhe Konventën Evropiane për të drejta të njeriut dhe me këtë çdo personi t’i garantohet respekti dhe mbrojtja e privatësisë të jetës së tij personale dhe familjare”, thonë nga PSP-ja.

Prej aty i bëjnë thirrje të gjithë subjekteve që posedojnë audio materiale që janë lëndë e komunikimeve të paligjshme t’i parashtrojnë PSP.

@tn.lajmelokale
@tetovanews