Ballina Bota Autobusi përplaset me një shenjë rrugore, 17 persona humbin jetën në Dubai...

Autobusi përplaset me një shenjë rrugore, 17 persona humbin jetën në Dubai (VIDEO+FOTO)

Shtatëmbëdhjetë vetë gjetën vd*ekjen të enjten në mbrëmje, kur një autobus u përplasë për një shenjë rrugore në Dubai.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, automjeti i licencuar nga Omani mbante 31 persona kur u përplasë në rrugën Sheikh Mohammed bin Zayed të Dubait, sipas policisë.

Shoferi, një shtetas nga Omani në të 50-tat e tij, po merr trajtim për lëndime.

Sipas të dhënave, tetë nga të vd*ekurit ishin shtetas indianë, sipas konsullatës indiane në Dubai. Konsullata listoi emrat e të vdekurve në një postim në Twitter të enjten në mbrëmje.

Ndërkohë Policia e Dubait tha se një hetim mbi incidentin ishte duke u zhvilluar dhe shprehu “ngushëllimet e saj të sinqerta” për familjet e të vr*arëve.

“Ndonjëherë një gabim i vogël ose neglizhimi gjatë ngasjes së një automjeti mund të çojë në pasoja të tmerrshme”, citohet të ketë thënë shefi i policisë së Dubait, gjeneral-lejtnant Abdullah Khalifa al-Marri, në një postim në Twitter.

Gjithashtu Kompania Kombëtare e Transportit e Omanit, e cila zotëron autobusin, gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e saj dhe tha se do të pezullojë udhëtimet e saj midis kryeqytetit Omani dhe Dubai deri në njoftimin e mëtejshëm. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews