Ballina Kronika Aksident në aksin Pirok – Zherovjan, 6 persona përfundojnë në spital

Aksident në aksin Pirok – Zherovjan, 6 persona përfundojnë në spital

Më datë 18 qershor 2019, rreth orës 06 e 50 minuta, në rrugën lokale prej fshatit Pirok në drejtim të fshatit Zherovjan, në afërsi të fshatit Pirok, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë makina e tipit “Tojota Korola”, me targa të Gostivarit, të cilën e ka
drejtuar 51-vjeçari I.I. nga fshati Pirok dhe makina e tipit “Vento” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 45-vjeçari D.R. nga fshati Rogle, njofton policia e Tetovës, transmeton Tetova News.

Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar bashkëudhëtarët në makinën “Tojota” me inicialet B.F., E.M., dhe S.I., si dhe bashkëudhëtarët e veturës “Vento”  me inicialet N.Xh., H.A. dhe L.R., të cilët me automjete të tjera janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku kanë marrë ndihmën mjeksore.

Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes, dhe
punohet në përcaktimin e shkakut e këtij aksidenti.

VIDEO bonus:
Loading...