Ballina Shëndeti ABC-ja e ushqimeve, recetat e mjekësisë popullore për të luftuar sëmundjet në...

ABC-ja e ushqimeve, recetat e mjekësisë popullore për të luftuar sëmundjet në tryezë

Në suplement do të lexoni mbi ushqimet më të mira për shëndetin e prostatës, sistemin e tretjes, kancerin e mushkërive, ulcerës, të gjirit, gjithashtu diabetin, osteoporozën, por edhe ushqimet kundër sëmundjeve të ndryshme si Alzheimer-it dhe dementia, si dhe një sërë sëmundjesh të tjera. Në suplement do të gjeni edhe këshillat se si t’i përdorni recetat popullore dhe se si t’i gatuani.

Ananasi për të luftuar të gjitha problemet me shëndetin

Ananas për tretjen…

Ananasi është një frut që lehtëson dhimbjen e kockave, është i shëndetshëm për zemrën, lufton tumoret, shërben kundër celulitit, na ndihmon kundër gripit dhe të gjitha këto falë përmbajtjeve të tij magjike. Ananasi ka një përbërje që quhet bromelin e cila ndihmon shumë për tretjen. Këtë efekt e gjejmë edhe tek kivi.

Forconi imunitetin me ananas

Përmbajtja e lartë e vitaminës C, ndihmon trupin të largojë radikalet e lira, të cilat shkatërrojnë qelizat normale. Për këtë thuhet se ananasi është një frut që lufton kancerin. Nga studimet rezulton se radikalet e lira nxisin shfaqjen e arteriosklerozës dhe dhimbjet e zemrës, shkatërrojnë qelizat e zorrës së trashë duke çuar në tumor, si dhe kontribuojnë në dhimbjen e kyçeve si dhe në artriti. Pra marrja e dozës ditore të vitaminës C, nëpërmjet ushqimit duket se largon të gjitha këto efekte që vijnë nga radikalet e lira në trup. Për më tepër, vitamina C ka rëndësi jetike për forcimin e sistemin imunitar, i cili lufton infeksionet gripin dhe virozat.

Ananasi është një burim i shkëlqyer i manganit dhe tiaminës.

Mangani është një element i rëndësishëm për një metabolizim korrekt të sheqernave në organizëm. Studimet kanë treguar se mangani lufton depresionin.

Ananasi mbron sytë

Të gjithëve ne na u është thënë që të vegjël se karotat janë të mira për shëndetin e syve, dhe shumë nëna të reja ua japin fëmijëve të tyre. Karota është një perime e mirë për sytë, ndërsa ananasi është një frut edhe më I se karota për shëndetin e syve. Nga një studim i publikuar në një revistë të njohur amerikane për shëndetin thuhet se konsumimi i 3 racioneve ananans çdo ditë ndihmon në parandalimin e humbjes apo zbehjes së shikimit.

Në një studim ku morrën pjesë mbi 110 mijë gra dhe burra, studiuesit arritën në përfundimin se frutat dhe perimet; vitamina A, C, dhe E; si dhe karotenoidet përmirësojnë shikimin dhe parandalojnë të gjitha dëmtimet që kanë të bëjnë me sytë. Megjithatë ata theksuan se të gjitha këto i gjejmë tek ananasi prandaj konsumi i tij i përditshëm është i nevojshëm. Shtoni ananas në kosin me fruta të përgatitur në shtëpi apo në smoothien e mëngjesit. Gjithashtu mund të shtoni ananas në sallatën me karota.

Këshilla për përdorimin e ananasit

Ananasi mund të përdoret në shumë gatime, por më ideal do të ishte i prerë në copa të vogla në formë sallate apo edhe në formë smoothie. Kur shkoni në supermarket për të blerë ananas duhet që fruti të jetë i freskët dhe kjo gjë dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet të jenë të zverdhura, por në ngjyrë jeshile të errët. Në sajë të përbërësve të tij ananasi vepron në organizëm për të larguar toksinat, për të shkarkuar ujërat e tepërta në organizëm etj. Ai gjithashtu lufton të gjitha format e celulitit, edemat etj. Studimet kanë treguar se sa më shumë ta ruash ananasin pas prerjes aq më shumë i shtohen elementët yshqyes. Por ai do ruajtur në frigorifer, i mbyllur hermetikisht, pasi vitamina C nëse ka kontakt me oksigjenin humb vetitë e saj. Mund të përdorni një tas sallate me ananas, ruajeni në frigorifer dhe mund ta konsumoni gjatë gjithë javës.

•Kombinojeni ananasin me karkaleca deti, shtojini pak xhenxhefil dhe vaj ulliri. Shtrati i këtij miksi të jetë një fletë sallate për më shumë ngjyrë.

•Përgatitni me ananas kosin për ju dhe familjen tuaj

•Ananasi mund t’u shtohet dhe sallatave me fruta tropikale, kryesisht atyre që përmbajnë papaya, kivi dhe mango.

Maskë me ananas për rigjenerim lëkure dhe kundër celulitit

Aplikojeni maskën me ananas një herë në javë për lëkurën e fytyrës apo në zonat ku keni celulit. Ananasi ndihmon në mbylljen e poreve dhe në rigjenerimin e lëkurës, përbërja e tij bromelin largon qelizat e vdekura nga lëkura.

1. Priteni në copa dhe vendoseni në mikser.

2. Shtoni 3 lugë vaj ulliri cilësor

3. Shtojini përzierjes një lugë mjalt dhe lëreni të miksohet deri sa të krijohet një masë. Mjalti redukton rrudhat, ul enjten dhe largon aknet po ashtu ndihmon edhe për zhdujkjen e rrathëve poshtë syve.

4. Përpara maskës lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe thajeni mirë. Aplikoni maskën dhe lereni për 15 minuta. Shplajeni fytyrën përsëri dhe thajeni me peshqir. Menjëherë do të shihni ndryshimet në lëkurën e fytyrës suaj.

Vlerat

Ananasi është një frut tropikal dhe ka një shije shumë të veçantë.

Vlerat ushqyese (165.00 gramë)

vitaminë C 131.4% (burim i shkëlqyer)

magnez 76.5% (burim i shkëlqyer)

fibra 9.2%

vitamin B6 9%

bakër 9%

vitamin B1 8.6%

folate 7.4%

kalori (82) 4%

Shkencëtarët: Kosi ul rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2

Kërkuesit nga Kembrixhi bënë të ditur se sipas studimeve kosi mund të ulë riskun e prekjes nga diabeti i tipit 2. Artikulli i publikuar në revistën “Diabetologia”, tregon se sa më shumë kos të konsumoni aq më shumë ulet risku (deri në 28%) i prekjes nga diabeti i tipit 2. Në këtë studim morën pjesë 4,255 persona, tek të cilët regjistrohej çdo gjë që ata konsumonin gjatë ditës. Personat të cilët kishin konsumuar më shumë kos, kishin 24% më pak mundësi të prekeshin nga diabeti, krahasuar me ata të cilët nuk kishin konsumuar kos. “Nga ky studim del se ka ushqime të veçanta luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit të tipit 2,” tha një prej studiuesve, duke shtuar se kosi mund t’i shërbejë mbarë organizmit.

Banania dhe problemet që trajton ajo

Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për këtë frut tropikal. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet tregojnë se banania është frut shumë i pasur me kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale. “Dy deri tre banane në ditë janë optimale”, thotë David Young. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteriet që mund të jenë aktive në të.

Mishi i kuq VS mishi i bardhë

Njerëzit që konsumojnë tepër mish të kuq dhe mish të përpunuar kanë më shumë gjasa të preken nga sëmundja e kancerit dhe sëmundjet e zemrës se sa personat që nuk konsumojnë mish të kuq, sipas një studimit amerikan. Në studim morën pjesë mbi 500 mijë persona të moshës 50-71 vjeç, studim i cili nisi në vitin 1995. Rezultatet treguan se ata të cilët konsumuan porcione të larta të mishit të kuq, rreth 127.6 gramë në ditë kishin 30% më shumë shans për të vdekur në 10 vitet e ardhshme, kryesisht nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Mishi i përpunuar shton gjithashtu rrezikun. Nga ana tjetër, ata të cilët konsumuan sasi më të larta të mishit të bardhë kishin rrezik më të ulët për sëmundje, veçanërisht rrezik më të ulët për sëmundjet e zemrës dhe të kancerit. Reduktimi i sasisë së mishit të kuq dhe atij të përpunuar do të kontribuonte në ruajtjen e shëndetit dhe në shpëtimin e jetës, thonë studiuesit. Mishi i kuq përfshin mishin e viçit, të derrit, proshutën, hamburgerët, kremviçet e derrit, filetot e viçit etj. Ndërsa mishi i bardhë përfshin mishin e gjelit të detit, peshkun, mishin e pulës etj. Mishi i përpunuar, pavarësisht i bardhë apo i kuq përfshin mishin e thatë ose atë të tymosur si proshutat, kremviçet e pulës etj.

12 fakte që duhet t’i dini për shegën, ja çfarë kuron

Shega është një frut që është përdorur që nga koha e Hipokratit. Mjekësia tradicionale përdor lëkurën, gjethet dhe farat e saj për të luftuar diarrenë, dizenterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën. Në Romën Antike, ajo ishte e njohur për cilësitë kozmetike të saj. Kleopatra përdorte lëngun e saj në fytyrë, në flokë dhe në thonj.

12 fakte mbi shegën:

1. Shega njihet si simbol i pjellorisë dhe i fatit të mirë

2. Brenda një shege ka rreth 800 kokrra të vogla ngjyrë të kuqe

3. Lëngu i shegës shton prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe zvogëlon ngarkesën kardiake.

4. Ideale për fëmijët e vegjël që kanë kollë dhe temperaturë.

5. Lëngu i shegës është ideal për flokët, lëkurën dhe thonjtë falë përbërësve që ka

6. Shega është e mbushur me antioksidantë

7. Parandalon kancerin e mushkërive, të prostatës, të gjirit, gjithashtu diabetin, osteoporozën, etj.

8. Studimet e fundit tregojnë se konsumi i një shege si lëng rrit dëshirën seksuale.

9. Lëngu i shegës shuan etjen, hap oreksin dhe kthjellon mendimet

10. Shega redukton rrudhat në fytyrë dhe i jep freski asaj

11. Lëngu i shegës ka 3-4 herë më shumë antioksidantëve se rrushi i zi, çaji jeshil dhe vera e kuqe.

12. Është shumë e pasur me kalium, hekur dhe vitaminat A,C dhe E.

Sëmundjet që lufton panxhari

Panxhari është një perime që ka përmbajtje të lartë acidi folik, kalium, kalcium dhe antioksidantë betacyanin, që i jep dhe ngjyrën. Lëngu i panxharit të kuq përmban sheqer natyral, jod, bakër dhe vitaminë B1, B2, C dhe bioflavonoide. Disa praktikues të mjekësisë holistike besojnë se kombinimi i lëngut të panxharit me lëngje të tjera si karotë, mollë dhe trangull është një mënyrë e shkëlqyer për pastrimin dhe shëndetin e veshkave dhe tëmthit. Panxhari është një bimë e mrekullueshme për shtimin e energjisë dhe ndihmon në luftën e organizmit kundër kancerit. Ai ka përmbajtje të lartë nitratesh, llogaritet rreth 20 herë më shumë se çdo perime tjetër. Dobitë dhe vlerat e panxharit në luftën kundër kancerit janë të njohura tashmë falë shumë studimeve të fundit, të cilët kanë arritur në përfundimin se nitratet ulin tensionin e gjakut. Po ashtu panxhari ul shkallën e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare me 10-20%.

7 përfitimet e shurupit të panjës

Shurupi i panjës është një superushqim që përmban mineralet më të rëndësishme dhe vitaminat. Prodhohet nga panja dhe bëhet i ëmbël pasi zihet. Ky shurup përmban një sasi të lartë oksalatesh dhe purinë. Gjithashtu mineralet si mangan dhe zink.

1. I mbushur në antioksidantë

Përmban minerale si mangan dhe rrit energjinë e trupit. Përmban antioksidantë që ndihmojnë trupin të eleminojë radikale te lira. Këto radikale janë tepër të dëmshme për indet dhe pjesë të tjera të trupit. Shurupi i panjës ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak. Antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve. Shurupi i panjës përmirëson qarkullimin e gjakut në arterie.

2. Mbron shëndetin e zemrës

Mangani është një mineral që ndihmon në reduktimin e dëmtimit në organizëm nga radikalet e lira. Gjithashtu parandalon arteriosklerozën.

3. Forcon sistemin imunitar

Prezenca e zinkut dhe manganit ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, dhe mbron shëndetin e qelizave të bardha të gjakut. Qelizat e bardha të gjakut janë qeliza mbrojtëse, pra ndihmojnë në mbrojtjen e trupit duke rritur shtimin e antitrupave. Mungesa e zinkut çon në dobësimin e imunitetit. Ai ndihmon në formimin e qelizave të bardha të gjakut në trupin tonë duke forcuar imuitetin.

4. Ka veti antikanceroze:

Prezenca e antioksidantëve ndihmon në reduktimin e disa tipeve të kancerit si atij të prostatës, të vezoreve dhe të stomakut. Parandalon përhapjen e qelizave tumoriale në trup dhe bllokon gjenet që janë përgjegjëse për kancerin.

5. Të dobëson:

Përmban një sasi të ulët kolesteroli dhe yndyrnash, kështu që konsumi i përditshëm i këtij shurupi ndihmon në ruajtjen e peshës mesatare të një individi si dhe parandalon shëndoshjen.

6. Mban të shëndetshëm sistemin e tretjes

Shurupi i panjës përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash që ndihmojnë në pastrimin e brendshëm të sistemit tretës, duke mbajtur zorrët të shëndetshme dhe sistemin tretës në tërësi

7. Ruan mukozën e gojës

Zinku ndihmon në ruajtjen e funksionit të mukozës në zorrë dhe gojë, duke parandaluar nga sëmundjet e mukozës.

6 perimet që kanë edhe proteina

Proteinat nuk gjenden vetëm tek produktet shtazore, por edhe tek ato bimore. Proteinat i nevojiten organizmit për ndërtimin e masës muskulore, për ruajtjen e flokëve, thonjve lëkurës etj. Ja disa nga perimet që përmbajnë proteina për të gjithë ata që nuk pëlqejnë mishin.

Bizelet

Bizelet përmbajnë shumë proteina dhe ndihmojnë për formimin e masës muskulore. Gjithashtu ato ndihmojnë shumë kundër stresit falë sasisë së magnezit që përmbajnë. Përdorini ato në supë apo në gatime të tjera.

Spinaqi

Për të gjithë ju që nuk e dinit.. spinaqi nuk përmban vetëm hekur, ai përmban edhe proteina gjithashtu.

Patatja e pjekur

Patatja përmban karbohidrate, proteina dhe vitamina. Megjithëse mund të duket e çuditshme, po një studim i fundit ka zbuluar se patatet kanë më shumë vlera ushqyese sesa konsumi i një bananeje, brokoli, apo avokadoje. Hulumtuesit janë shprehur se njerëzit gabojnë kur heqin dorë nga patatet për shkak të karbohidrateve (sheqerit në formë amidoni). Patatja ka vitaminë C më shumë se në 3 avokado së bashku.

Brokoli

Brokoli nuk përmban vetëm fibra por është dhe një burim i mirë proteinash.

Lakra e brukselit

Këto lakra të vogla janë superyjet e ushqimeve: Ato kanë në përmbajtjen e tyre shumë elementë ushqyes si kalium dhe vitaminë K. Ato gjithashtu përmbajnë edhe proteina.

Misri

Misri renditet sot si një ndër drithërat më të rëndësishëm dhe më të ushqyeshëm. Ai ka në përmbajtje edhe proteina. Përmban shumë pak yndyrë, ndërsa është i pasur me niseshte, albumina dhe sheqer. Përmban vitamina B dhe C, acid folik, fosfor, kalium dhe magnez. Nëse e piqni apo zieni misrin ai bëhet akoma më i shëndetshëm, sepse çlirohen molekulat të cilat e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira.

Soja

Nga e gjithë bima, që arrin një lartësi deri në 80 centimetra, përdoren kokrrat që janë në formën e fasuleve dhe shumë të pasura me proteina, lipide, vitamina, minerale e fibra, izoflavone. Janë pikërisht këta përbërës, fitoestrogjenët tipikë të sojës, që garantojnë një efekt mbrojtës. Izoflavonet kanë në të vërtetë një formulë kimike të ngjashme me estrogjenet dhe janë në gjendje të lidhen me të njëjtët receptorë, duke bllokuar veprimin. Përbërësi aktiv te soja është genistejni, një lloj fitoestrogjeni që mbron prej kancereve me bazë hormonale. Ai është edhe një kufizues i fuqishëm i disa proteinave që marrin pjesë në rritjen e pakontrollueshme të qelizave kanceroze. Për të përfituar nga vetitë antikanceroze të sojës, duhet të hani 50 gramë në ditë prej saj, qoftë kokrra soje të gjalla ose të pjekura, ashtu edhe toufu.

Ushqimet kundër sëmundjeve të ndryshme si Alzheimer-it dhe dementia

10 superushqimet për trurin

Të gjithë e dimë se mbajtja e një diete të shëndetshme është thelbësore për shëndetin fizik dhe mendor. Truri është një makinë organike e fuqishme dhe komplekse, që kërkon elementët ushqyes për të funksionuar plotësisht, ashtu si dhe zemra, mushkëritë sytë dhe muskujt. Truri kontrollon mendimet, lëvizjen etj. Truri është gjithmonë në punë dhe ruan një numër të paimagjinueshëm të dhënash. Që truri të funksionojë si duhet dhe vazhdimisht, ndikohet nga ushqimi, niveli i sheqerit në gjak, oksigjeni etj. Vetëm nëpërmjet një diete të balancuar, mund të përmirësoni punën e trurit dhe të kujtesës. Po ashtu këto ushqime do t’ju ndihmojnë kundër sëmundjeve të ndryshme si Alzheimer-it, dementia-s etj. Sot ekzistojnë shumë superushqime që mund t’i përfshini në dietë me lehtësi.

1. Arrat

Vetë forma e arrave është e njëjtë me atë të trurit, prandaj ky frut renditet në vendin e parë pasi përmirëson ndjeshëm aftësinë e të menduarit dhe kujtesën. Arrat përmbajnë nivelin më të lartë të acideve yndyrore omega-3 në mesin e frutave të tjera arrore. Acidet yndyrore Omega-3 kanë efekte mbrojtëse për trurin dhe qelizat pasi mund të zhvillojnë funksionin e neurotransmetuesve, të cilët përmirësojnë kujtesën dhe aftësitë njohëse. Arrat përmirësojnë gjithashtu rrjedhën e oksigjenit dhe të elementëve ushqyes në enët e gjakut në tru si dhe luftojnë inflamacionin. Për më tepër, arrat përmbajnë vitaminën mbrojtëse për kujtesën, vitaminën B6 dhe magnez. Nëse doni të konsumoni diçka të shpejtë, rrëmbeni një grusht me arra. Janë jo vetëm të shijshme, por dhe ushqimi numër 1 për trurin.

2. Salmoni

Trurit i duhen acide yndyrore omega-3 që të funksionojë si duhet. Salmoni është një burim i mirë i acideve yndyrore omega-3 si dhe një ushqim i shkëlqyer për të ushqyer trurin. Substancat tek salmoni parandalojnë sëmundjen e Alzheimer-it. Mundohuni të konsumoni sa më shpesh salmon, por këshillohet të jetë i egër, pasi nuk përmban mërkur.

3. Çaji jeshil

Studimi më i fundit ka treguar se çaji jeshil ndihmon që truri të funksionojë si duhet. Kërkuesit e Universitetit Basel arritën në përfundim se çaji jeshil ndihmon në rritjen e aftësisë njohëse dhe trajton dementian. Për më tepër, është zbuluar se pirja e çajit jeshil ndihmon në rritjen e përqendrimit në krahasim me ata që nuk konsumojnë çaj. Po ashtu, njerëzit që konsumojnë çaj përditë janë më pak të prirur të preken nga sëmundja e Parkinson-it. Konsumoni 2 -3 filxhanë çaj jeshil në ditë për të rritur fuqinë e trurit tuaj.

4. Boronica

Boronica është një frut që ju mban kujtesën të fortë edhe në moshë të madhe. Përbërësit tek boronica si flavonoidet luajnë një rol kyç në përmirësimin e kujtesës. Flavonoidet mbrojnë trurin nga radikalet e lira. Gjithashtu ato mbrojnë kundër çrregullimeve mendore si pasojë e moshimit, si Alzheimer dhe Parkinson. Për të arritur sa më shumë rezultat konsumoni gjysmë gote me boronicë çdo ditë.

5. Spinaqi

Spinaqi ka nivel të lartë kaliumi dhe hekuri, duke u renditur një ushqim i shkëlqyer për trurin. Kaliumi ndihmon në funksionimin e trurit. Spinaqi është i mbushur me antioksidantë, dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi. Ai përmban gjithashtu folate, magnez dhe vitamina E dhe K që ndihmojnë në parandalimin e dementia-s. Për të menduar më qartë dhe për të reaguar më shpejt, konsumoni më shumë spinaq.

6. Brokoli

Shkencëtarët kanë zbuluar se një përbërës që gjendet tek brokoli, i njohur si choline ka përfitime të mrekullueshme për trurin. Studimet kanë treguar se mungesa e choline-s mund të shkaktojë probleme në trurin e të porsalindurit. Gjithashtu brokoli është një burim i shkëlqyer i vitaminës K, përmirëson fuqinë e trurit. Një tas me brokoli 3 herë në javë do t’ju rrisë ndjeshëm aftësinë mendore.

7. Kurkuma

Specialistët e Universitetit të Kalifornias kanë zbuluar se kurkuma ndihmon në mprehtësinë e trurit. Kurkuma është e pasur me kurkumin, një përbërës që parandalon sëmundjen e Alzheimer-it, falë antioksidantëve të saj.

8. Domatet

Nuk mund të injorohet fakti që domatet luajnë rol të madh në rritjen e kujtesës. Lycopene, një antioksidant i fuqishëm i pranishëm tek domatet, mbron nga radikalet e lira të cilat shkatërrojnë qelizat e trurit. Për më tepër, ata të cilët konsumojnë domate çdo ditë kanë kujtesë më të zhvilluar se ata që konsumojnë domate më rrallë. Domatet mbrojnë gjithashtu nga sulmet në tru. Mos harroni t’i hidhni domate sallatës suaj të ditës apo edhe supës

9. Çokollata e zezë

Lista e ushqimeve të shëndetshme për trurin nuk do të ishte e plotë nëse do harronim çokollatën e zezë. Antioksidantët e shumtë tek çokollata ndihmojnë në shëndetin në tërësi dhe jo vetëm për trurin. Për më tepër, çokollata e zezë është e pasur me flavonoide që ndihmojnë përmirësimin e qarkullimit të gjakut në tru. Një studim i një prej universiteteve në Ëest Virginia gjeti se çokollata e zezë rrit përqendrimin dhe shpejtësinë e reagimit.

10. Kungulli

Kungulli futet tek superushqimet për trurin pasi është i pasur në acid folik. Sipas një studimi në vitin 2007 publikuar në “The Lancet journal”, acidi folik përmirëson aftësinë e të mësuarit që normalisht zbehet me kalimin e viteve. Mungesa e acidit folik mund të shkaktojë dëmtime në tru tek të vegjëlit prandaj thuhet se gruaja para se të mbetet shtatzënë duhet të ketë rezerva të bollshme të acidit folik. Përveç konsumit të superushqimeve, për të rritur fuqinë e trurit duhet të pini shumë ujë gjatë ditës. Uji përbën 85 për qind të peshës së trurit, dhe mungesa e tij në trup mund të shkaktojë konfuzion dhe mosfunksionim të mirë të kujtesës.

Avokado, pse është i mirë dhe mënyrat si ta përdorim

Avokado quhet ndryshe edhe dardhë aligatori dhe është një pemë e përhapur në Karaibe, Meksikë, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore. Ky frut ka pak a shumë formën e një veze ose të një dardhe, zakonisht me përmasat e një dardhe ka një lëkurë të ndritshme në ngjyrë të gjelbër në kafe. Ai ka një përmbajtje me të lartë yndyrore se sa frutat e tjera dhe është shumë popullor në kuzhinën vegjetariane, duke u bërë një zëvendësues i shkëlqyer për mishin.

Pse duhet të konsumojmë avokado?

Studimet e fundit kanë treguar se nëse avokado shtohet në sallatën me spinaq apo karota rrit përthitjen e karotenoideve nga kjo sallatë me 200-400%. Në fakt studimet kanë treguar gjithashtu se përqëndrimi më i madh i karotenoideve tek avokado ndodhet menjëherë poshtë lëkurës e për këtë arsye mos e hiqni lëkurën më shumë seç duhet. Në këtë rast këshillohet që lëkurën e avokados ta hiqni me dorë tamam sikur po qëroni një banane, dhe jo duke përdorur thikën apo mjete të tjera.

•Zakonisht mendojmë se karotenoidet gjenden më shumë tek portokalli apo perimet me ngjyrë të kuqe si karotat dhe domatet. Edhe pse këto perime janë burime të mira antioksidantësh, duket se edhe avokado përmban një sasi të konsiderueshme të tyre. Avokado përmban beta-carotene, alpha-carotene dhe lutein, por edhe karotenoide të tjera si neochrome, neoxanthin etj.

•Shpeshherë avokado nuk ka nam të mirë për shkak të sasisë së yndyrës që përmban, por ajo futet në grupin e yndyrnave të mira. Vetitë anti-inflamatore që i gjejmë tek këto yndyrna kanë dëshmuar se ndihmojnë për lehtësimin e artritit

Vlerat ushqimore (146.00 gramë)

Fibra 39.1%

Vitaminë K 38.3%

Folate 29.5%

Vitaminë C 24.3%

Vitaminë B5 20.2%

Kalium 20.2%

Vitaminë B6 19%

Kalori (233)12%

Avokado përmban vitamin E, K, B si dhe shumë minerale si kalium, magnez etj.

Veti anti-inflamatore

Është një nga frutat që kryeson listen përsa i përket vetive të tij anti-inflamatore pasi ai përmban…

•phytosterols, përfshi beta-sitosterol, stigmasterol, dhe campesterol

•carotenoide antioksidantë, përfshi lutein, neoxanthin, neochrome, chrysanthemaxanthin, beta-cryptoxanthin, zeaxanthin, violaxanthin , beta-carotene dhe alpha-carotene.

•përmban gjithashtu antioksidantë, si epicatechin dhe epigallocatechin vitaminë C dhe E, dhe zink

•Acide yndyrore omega-3

Kurë natyrale për artritin

Artriti—përfshi osteoartritin dhe artritin reumatoid—janë probleme shëndetësore që kanë marrë të gjithë vëmendjen e duhur në sistemin shëndetësor. Kërkuesit kanë dalë në përfudnim se avocado ka aftësi për të lehtësuar simptomat e artritit për shkak të përmbajtjeve që ka.

Mbështet shëndetin kardiovaskular

Në fakt kjo mund të jetë kontradiktore me atë që mendojnë shumica e njerëzve se avokado ka shumë yndyrë dhe nuk ka se si të shërbejë për shëndetin e zemrës. Por, studimet tregojnë pikërisht të kundërtën, pasi ky frut mund të ndihmojë për të ulur shumë rreziqe si dhe për të përmirësuar yndyrnat në gjak. Shumica prej nesh e di që shëndeti i zemrës përmirësohet nga marrja e acidit oleic (që ndodhet tek avokado) dhe nga marrja e acideve yndyrore omega-3 (që e gjejmë gjithashtu tek avokado në formën e acidit alpha-linolenic). Pra yndyrnat që i gjejmë tek avokado janë të dobishme për zemrën, për shkak se rrisin nivelin e kolesterolit të mirë në gjak (HDL). Avokado po ashtu përmban sasi të mëdha të kaliumit, i cili ndihmon të ulet tensioni i gjakut. Vetëm gjysma e avokados përmban 487 miligramë kalium, çka është më shumë se një banane. Një nga to është edhe beta-karoten, i cili ndihmon regjenerimin e lëkurës dhe ushqen flokët. Luteina është nutrient i rëndësishëm për shëndetin e syve, ndërsa redukton rreziku nga degjenerimin makular, i cili është shkaku kryesor i verbërisë te personat më të vjetër se 60 vjeç.

Nxit rregullimin e sheqerit në gjak

Një nga aftësitë që ka avokadoja është se ndërhyn në rregullimin e nivelit të karbohidrateve dhe sheqerit në gjak. Në përgjithësi avokado është ushqim që përmban një sasi të paktë sheqeri dhe karbohidratesh, në të njëjtën kohë një gotë avokado përmban 7-8 gramë fibra, të cilat janë thelbësore për rregullimin e sheqerit në gjak.

Avokado parandalon kancerin e lëkurës dhe prostatës

Aftësia që ka avokado në parandalimin e kancerit të gojës, lëkurës dhe prostatës është studiuar gjerësisht në laborator. Kjo aftësi vjen si pasojë e një miksi të pazakonshëm të vlerave anti-inflamatore dhe antioksidante.

Këshilla për përdorimin e avokados

Përdorni një thikë për ta ndarë avokadon në dy pjesë, ndërsa bërthamën hiqjani me ndihmën e një luge apo me majën e thikës. Më pas ndajeni avokadon në katër pjesë, secila nga gjysmat ndahet në dy pjesë. Më pas hiqjani lëvoren me dorë, tamam sikur po qëroni një banane, kjo bëhet për të ruajtur sasinë e madhe të karotenoideve që gjenden menjëherë pas lëkurës. Gjatë kontaktit me ajrin tuli i avokados mund të nxihet dhe për ta evituar këtë spërkateni me lëng limoni apo uthull.

Mënyrat e shëndetshme të përgatitjes së avokados

Sot në internet apo në libra gatimi gjenden shumë receta ku avokado ruhet e pagatuar dhe në fakt kjo është mënyra më e mirë për të përfituar të gjitha vlerat nga ky frut. Vende të ndryshme sot në botë e gatuajnë avocadon në mënyra të ndryshme. Për shembull, në Meksikë e presin avokadon në copa të vogla dhe ia hedhin supës së pulës pasi ajo është gatuar.

•Mund ta hidhni në supë

•Mund ta shtoni në salcat e ndryshme të sallatës për një ngjyrë mbresëlënëse.

•Përzieni avokado, qepë, domate, vaj ulliri për një sallatë të shijshme.

•Shtojani sallatave

1. Maskë me kos dhe avokado

Kjo maskë është e shkëlqyer për të rikthyer shkëlqimin e lëkurës në stinën e dimrit.

1/4 e avokados pa lëkurë

1 lugë kos

Gjysmë luge mjaltë

Përdorni një pirun për të shtypur avokadon dhe më pas shtojini mjaltin dhe kosin për të bërë një masë si pastë. Aplikojenio në fytyrë dhe lëreni për 10 – 15 minuta. Shplajeni me ujë të ngrohtë.

2. Maskë me avokado dhe vezë

Kjo maskë këshillohet për fytyrat me yndyrë.

1/2 avokado

1 të bardhë veze

1 lugë gjelle lëng limoni të freskët

Përdorni pirunin për të shtypyr avokadon dhe më pas shtojini të bardhën e vezës dhe lëngun e limonit. Lereni në fytyrë për 10 deri në 15 minuta. Kini kujdes që maska mos t’ju futet në sy. Aplikojeni maskën një herë në javë dhe shihni rezultatet..

Sekreti i flokëve të shëndetshëm, maska me avokdo,vezë dhe vaj ulliri

1. Një avokado

2. Një të verdhe veze

3. gjysmë luge vaj ulliri

4. përziejini mirë në mënyrë që të bëhet një masë e njëtrajtshme.

Aplikojeni maskën në kokë, mirë është për personat që kanë probleme me yndyrën ta evitojnë rrënjën. Lëreni nga 1-3 orë. Mirë është ta mbuloni kokën me një kapuç plastmasi. Shplajini mirë flokët.

******

10 ushqimet më të mira për shëndetin e prostatës

Një dietë e pasur në drithëra integrale dhe ushqime natyrale është efikase jo vetëm për shëndetin në tërësi, por edhe për shëndetin e prostatës. Studimet kanë treguar se ka disa ushqime që ndihmojnë shumë për ta mbajtur prostatën të shëndetshme.

1. Arrat braziliane

Arrat braziliane, ndryshe nga arrat e tjera, përmbajnë një nivel të lartë seleni, mineral ky shumë thelbësor për shëndetin e prostatës. Nëse konsumoni pak nga këto arra çdo ditë përmbushni fare mirë kërkesat ditore që ka trupi për selen. Studimet e mëparshme kanë treguar se seleni lidhet ngushtë me reduktimin e rrezikut kundër kancerit të prostatës. Ato rriten në Brazil, Venezuelë, Kolumbi, Peru, dhe Bolivi. Këto arra përmbajnë gjithashtu sasi të lartë zinku, një mineral tjetër ky i cili luan një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin e prostatës.

2. Brokoli

Brokoli gjithnjë bën pjesë tek superushqimet. Brokoli është një luftues natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Studimet kanë treguar se brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse heq estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë anti-kancerogjene si sulforaphane, diindolylmethane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera si-vitaminë C, vitaminë A dhe-vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë shumë të vlefshme kundër agjentëve kancerogjenë. Tek brokoli gjendet vitamina C dhe disa aminoacide duke e kthyer këtë perime në një detoksikuese shumë të mirë. Brokoli ndihmon në largimin e radikaleve të lira dhe toksinave. Megjithatë duhet të dini që brokoli lufton kancerin vetëm nëse përgatitet në avull dhe jo të zihet, pasi i humb të gjitha vlerat. Për të shtuar edhe më shumë vlerat e brokolit, pas përgatitjes në avull shtojini vaj ulliri dhe hudhra.

3. Specat djegës

Speci djegës është një përbërës që mbështet shëndetin e prostatës. Në të ndodhet një substancë e quajtur capsaicin. Kjo substancë njihet për aftësitë e saj në reduktimin e dhimbjes, megjithatë studimet kanë treguar që kjo substancë vret qelizat e kancerit, përfshi edhe ato të prostatës. Përveç potencialeve që ka kjo substancë kundër kancerit, thuhet se specat djegës i bëjnë mirë edhe shëndetit kardiovaskular, pasi përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që eleminojnë radikalet e lira, të cilat shkaktojnë arteriosklerozë. Përfitimet të tjera që kemi nga konsumimi i specave të kuq djegës është parandalimi i ulcerës, hapja e rrugëve të frymëmarrjes dhe reduktimi i dëmtimeve qelizore që çojnë në diabet apo probleme të tjera.

4. Çaji jeshil

Fuqitë medicinale të çajit jeshil i atribuohen antioksidantit të quajtur katekinë, një lloj polifenoli që është vërtetuar se shkatërron disa bakterie dhe viruse, forcon sistemin imunitar dhe lufton disa lloje të kancerit, përfshi atë të prostatës. Megjithëse ka disa lloje katekinash, ekspertët thonë se epigallocatechin gallate, EGCG, është më e fuqishmja. Studimet e fundit kanë treguar se meshkujt që konsumojnë të paktën 3 filxhanë me çaj jeshil në ditë ulin ndjeshëm riskun e prekjes nga kanceri i prostatës. Një aftësi tjetër e katekinës është se ajo riparon AND-në e dëmtuar, që mund të jetë përgjegjëse për rritjen e kancerit, po ashtu katekina pengon aktivizimin e një enzime të quajtur COX-2, që përfshihet në procesin e kancerit të prostatës.

5. Kërpudhat

Kërpudhat, sidomos ato aziatike, na ofrojnë shumë përfitime të mrekullueshme për shëndetin, përfshi luftën kundër kancerit. Një nga kërpudhat më të famshme aziatike, me një histori mbi 6,000 vjeçare është kërpudha shiitake. Këto kërpudha përmbajnë lentinan, një lloj beta-glucan që ka veti kundër-kancerogjene. Studimet kanë treguar se lentinan frenon zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë tek minjtë, po ashtu janë efikase edhe kundër kancerit të prostatës.

6. Shega

Kohët e fundit shega ka qenë objekt studimi i shumë kërkimeve dhe diskutimeve të shkencëtarëve. Shega është e pasur me antioksidantë dhe një përbërës të quajtur ellagitaninë, që është veçanërisht e dobishme për shëndetin e prostatës. Testimet kanë treguar se ekstrakti i shegës mund të ngadalësojë riprodhimin e qelizave të kancerit të prostatës.

7. Farat e kungullit

Farat e kungullit kanë disa përfitime unike për shëndetin e prostatës. Ato përmbajnë karotenoide dhe acide yndyrore omega-3. Studimet kanë treguar se meshkujt që kishin nivel të lartë karotenoidesh në dietën e tyre të përditshme, kishin risk më të ulët për të patur probleme me prostatën. Një përbërës tjetër tek farat e kungullit është zinku, i cili lidhet ngushtë me shëndetin e prostatës. Një studim i fundit nga Instituti “Linus Pauling” bën të ditur se zinku mbron kundër zhvillimit të kancerit të prostatës.

8. Salmoni

Acidet yndyrore Omega-3 janë tejet të rëndësishme për shëndetin e prostatës dhe këto i gjejmë me shumicë tek salmoni. Specialistët thonë se omega-3 që gjendet tek peshku mund të ngadalësojë zhvillimin e kancerit të prostatës, po ashtu edhe parandalimin e kësaj sëmundjeje. Gjithashtu ata raportojnë se ngrënia e peshkut salmon të paktën një herë në javë mund të reduktojë riskun e prekjes nga kanceri i prostatës.

9. Domatet

Domatja përmban antioksidantin e fuqishëm që quhet likopen, që ka një veprim mbrojtës të fuqishëm kundër sëmundjeve të prostatës. Megjithëse domatet e freskëta përmbajnë vlera të larta ushqimore, niveli i likopenit rritet kur ato janë të gatuara. Gjatë gatimit tek domatet ndodh një proces kimik që rrit nivelin e likopenit. Nga ana tjetër, domatet e freskëta çlirojnë vetëm 4% të këtij antioksidanti që lidhet me uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Salca e domateve ka gjithashtu shumë vlera kur gatuhet, por duhet të bëni kujdes që të mos përdorni salcën nga kutitë prej teneqeje, por nga shishet apo vazot prej qelqi.

10. Kurkuma

Kurkuma është një bimë që i përket familjes së xhenxhefilit dhe rritet në Azinë Jugore. Kurkuma, apo shafrani i Indisë ka mbi 2500 vjet që përdoret në Indi, ku përdoret si ilaç, për gatim, po ashtu edhe për ngjyrosje. Ndër vetitë medicinale të kësaj erëze përmenden veçoritë inflamatore, pasi studimet e fundit kanë treguar se kurkuma trajton probleme të ndryshme me shëndetin, madje vret dhe qelizat kancerogjene. Kur kombinohet me lulelakrën është zbuluar se kurkuma parandalon kancerin e prostatës dhe frenon rritjen e kancerit ekzistues.

Receta të sugjeruara nga mjekësia popullorë

Sëmundjet dhe problemet me shëndetin mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por mjekët popullorë theksojnë se parandalimi i tyre është mënyra më e sigurtë për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Megjithatë, gjatë jetës prekemi nga probleme dhe sëmundje të lehta për të cilat mund të kujdesemi edhe në kushtet e shtëpisë me anën e barnave. Recetat popullore ju ndihmojnë për të lehtësuar gjendjen tuaj aktuale e disa prej tyre çojnë deri në shërim. Ju sjellim disa kura popullore të sugjeruara nga mjekët popullorë në Shqipëri, Kinë dhe më gjerë.

1. Hithra për pastrimin e gjakut

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore. Ajo përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A, C, K, si dhe serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut. Mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.

2. Farat e lulediellit, ibuprofen natyror dhe antidepresantë

Farat e lulediellit thuhet se kanë veti më të fortë se ilaçi i njohur me emrin “Ibuprofen”. Ato përmbajnë sasi të mëdha të kalciumit dhe magnezit, vitaminës B, A, D, E, acide yndyrore që janë të dobishme për lëkurën dhe flokët. Ato përmbajnë vitaminë B6 dhe acidit folik, duke ndihmuar gjatë momenteve të çrregullimeve nervore dhe luhatjeve të humorit. Pra farat e lulediellit janë një antidepresant i shkëlqyer.

3. Çaj xhenxhefili kundër kollës dhe ftohjes

Nëse sapo ju ka nisur dhimbja e fytit, apo keni temperaturë dhe kollë duhet të konsumoni çajin me kombinimin xhenxhefil-mjaltë- lëng limoni. Kur jeni me grip apo keni kollë vitamina C është shumë e domosdoshme. Po ashtu edhe elementët e tjera që gjenden tek mjalti ju ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar. Për ta bërë këtë çaj ju nevojiten—ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pudër, mjaltë dhe lëng limoni që i shtohet në fund. Konsumojeni këtë çaj dy herë në ditë.

4. Pija e mrekullisë nga mjeku kinez

Kombinoni një molle jeshile, 1 karotë dhe panxhar. Pija u prezantua për herë të parë nga herbalisti kinez për trajtimin e kancerit të mushkërive. Por aktualisht ka fituar shumë famë në mbarë botën për vetitë magjike tek shëndeti ynë. Kjo pije përgatitet fare lehtë, mjafton të keni një mollë jeshile, një karotë dhe panxhar. Pasi i keni larë dhe grirë mirë të gjitha i fusni në një shtrydhëse frutash për të përftuar lëngun. Konsumojeni menjëherë. Për një rezultat dhe shije më të mirë shtoni pak limon dhe pak mjaltë. Kurrsesi nuk duhet t’i shtoni sheqer. Kjo pije që përbëhet nga fuqia e dy perimeve dhe një fruti ka antioksidantë që të shpëtojnë jetën. Mollët përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B6, C, E dhe K, folate, niacinë, zink, bakër, magnez, kalium, fosfor, hekur, kalcium etj. Karotat përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B3, B6, C, E and K, folate, niacinë dhe acid pantothenic. Po ashtu përmban mineralet si kalium, kalcium, fosfor, magnez. Një nga komponentët më të rëndësishëm tek karota është betakaroteni. Dhe pa harruar panxharin i cili është një perime e pasur me vitaminë A, C, B-complex, kalium, hekur, magnez dhe bakër. Ai gjithashtu përmban substanca që luftojnë plakjen.

Me efektin e kombinuar të tyre ju përftoni të gjithë elementët ushqyes që ju duhen për shëndetin Ja disa mrekulli që bën kjo pije:

•Kjo pije është shpresë e re për pacientët që vuajnë me kancer. Në fakt, disa vite më parë një herbalist kinez ia rekomandoi këtë pije një pacienti të tij që vuante nga kanceri i mushkërive. Duke e konsumuar këtë pije çdo ditë për 3 muaj pacienti u shërua nga sëmundja që i kërcënonte jetën. Nuk është vetëm efektive për sëmundjen e kancerit të mushkërive, por kuron gjithashtu çdo lloj kanceri dhe rritjen e qelizave të kancerit.

Pija është shumë efektive në ruajtjen e shëndetit të organeve si veshkat, mëlçia dhe pankreasi. Gjithashtu, ajo forcon edhe organe si zemra dhe mushkëritë.

Për një rezultat më të mirë konsumojeni këtë pije me stomak bosh, pra esëll, në mëngjes. Një orë më pas konsumoni mëngjesin si zakonisht.

Këtë pije mund ta konsumoni dy herë në ditë, një në mëngjes dhe një gotë para orës 5 të mbrëmjes

5. Qepët në verë të kuqe kundër sëmundjeve kronike

Mjekët në Kinë thonë se qepa në verë të kuqe ndihmon në eliminimin e sëmundjeve kronike. Për këtë ju duhen 2 qepë dhe 500 ml verë të kuqe.

Vendoseni qepën e prerë në një enë qelqi dhe mbulojeni me verë.

Mbyllini kapakun dhe lëreni të qëndrojë në ambjent të freskët për 7-8 ditë.

Më pas vendoseni në frigorifer

Si ta pini:

1. Konsumoni një gotë (50ml) me këtë verë një herë në ditë

2. Për një efekt më të mirë, hani qepën që ka qëndruar në verë

Përfitimet:

1. Kjo pije ju ndihmon të stabilizoni tensionin e gjakut tek ata që vuajnë nga hipertensioni.

2. Ndihmon në uljen e sheqerit në gjak tek pacientët me diabet

3. Kuron urinimin e shpeshtë gjatë natës.

4. Trajton pagjumësinë.

5. Lehtëson problemet me sytë

6. Trajton infeksionet në traktin urinar

7. Trajton kapsllëkun

6. Luftoni hipertensionin me hudhër dhe uthull.

Mjekët kinezë sugjerojnë një thelbi hudhër të zhytur në uthull esëll në mëngjes për të luftuar problemet me hipertensionin.

7. Mjaltë me gjethe murrizi kundër ulçerës

Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.

8. Çaj rigoni për gurët në tëmth

Rigoni është një bimë shumë e rëndësishme në mjekësinë popullore. Është jo vetëm një erëz shumë popullore në kuzhinën shqiptare, por ajo është dhe shumë e shëndetshme. Si shumë bimë të tjera, edhe çaji i përgatitur me degët e rigonit të njomë jep rezultate të menjëhershme në rastet e dhimbjes së kokës me prejardhje nervore.

Një gotë çaj do të sillte qetësinë që ju mundonte prej kohësh. Çaji i kësaj bime ndihmon edhe në rastet kur aparati tretës nuk e kryen mirë funksionin e tij, kur ka vështirësi në tretjen e ushqimit.

Për përgatitjen e çajit të rigonit nevojitët një litër ujë i ftohtë dhe në të vendosen 40 gramë nga bima në lulëzim. Zihen për 10 minuta, më pas kullohet lëngu dhe pihet i pa ëmbëlsuar. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator.

9. Çaj kopre për pastrimin e veshkave

Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatet nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit.

Gurët në veshka kurohen gjithashtu edhe me bishta të thara qershie.

Pastrimi i veshkave bëhet edhe me anën e majdanozit. Merrni një grusht me majdanoz të larë, priteni dhe vendoseninë një enë. Shtojini ujë derisa të mbulohen gjethet. Vendoseni të ziejë për 10 minuta. Më pas lëreni të ftohet, kullojeni dhe ruheni në frigorifer.

Konsumojeni të ftohtë, një herë në ditë nga një gotë. Pas disa ditësh përdorimi do të shihni përmirësim, pasi me anën e kësaj pije trupi heq te gjitha helmet e mbledhura në veshka.

10. Lëng qepe kundër diabetit

Lëngu i qepës ndihmon shumë për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak. •Merrni një kokërr qepë dhe e ndani në katër pjesë

•Pjesët i hidhni në një kavanoz të mbushur me ujë të pastër (rreth 200 mililitër)

•Mbyllni kavanozin dhe e lini të qëndrojë për tetë deri në 10 orë në një vend të errët.

•Në mëngjes tretësira e fituar kullohet nga qepa dhe pihet esëll.

•Pirja e saj duhet të bëhet brenda 10 minutash.

•Përsëriteni këtë për 40 ditë pa ndërprerje.

Lëngu i qepës ndihmon gjithashtu edhe kundër problemeve me shikimin, si dhe lufton parazitët që mund të gjenden në aparatin tretës dhe në zorrë.

11. Kura popullore për pushimin e dhimbjes së kokës

Përzieni lëng karote, luleradhiqes dhe spinaq tri herë në ditë përpara se të ushqeheni. Efikas për t’u pirë është edhe lëngu i karotës, kastravecit dhe spinaqit. Aplikoni kompresa me qepë mbi ballë. Në kohët e vjetra për dhimbjet e migrenës këshillohej që në vesh të vendosej një tampon me lëng qepe.

Kinezët këshillojnë futjen e këmbëve në ujë të ngrohtë çdo darkë për rreth 10 minuta. Për ata persona që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut kjo metodë nuk rekomandohet.

12. Çaj jeshil kundër shumë problemeve

Çaji jeshil e ka origjinën nga Kina. Kinezët kanë mbi 4 mijë vjet që konsumojnë çaj jeshil. Gjatë disa dekadave të fundit çaji jeshil ka qenë në qendër të shumë studimeve shkencore dhe mjekësore, ku është zbuluar se fanatikët e çajit jeshil kanë rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Çaji jeshil përmban enzima, aminoacide, polifenole, karotenoide, vitamina, kafeinë etj

Ja arsyet pse duhet të pimë çaj jeshil përditë

1. Çaji jeshil redukton nivelet e kolesterolit në gjak. Përbërësi i tij aktiv, EGCG, përshpejton djegien e yndyrnave në trup, duke na mbrojtur nga mbishëndoshja.

2. Heq barkun. Kërkimet në Universitetin Tufts kanë treguar se katekina tek çaji jeshil, aktivizon djegien e yndyrnave në zonën e abdomenit me një shpejtësi rënieje nga pesha prej 77 përqindësh.

3. Pirja e çajit jeshil përditë ju mban në ekuilibër duke balancuar nivelin e sheqerit në gjak. EGCG-ja përmirëson përdorimin e insulinës në trup, duke parandaluar problemet që çojnë në rraskapitje dhe irritim.

4. Disa studime të tjera theksojnë se çaji jeshil mund të ndihmojë kundër kancerit të mushkërive. Në një studim të vitit 2010 u zbulua se EGCG-ja frenon rritjen e qelizave kancerogjene.

5. Çaji jeshil parandalon të gjitha dëmtimet e lëkurës dhe rrudhat. Mendohet se EGCG-ja është 200 herë më e fuqishme se vitamina E për shkatërrimin e radikaleve të lira. Radikalet e lira, apo qelizat e vdekura ndërveprojnë me qelizat e shëndetshme në trup, duke shkaktuar dëme jo vetëm brenda organizmit, por edhe jashtë.

6. Çaji jeshil përdoret gjithashtu për shkrirjen e dhjamit të tepërt në trup, për trajtimin e çrregullimeve të stomakut, të përzierat, diarre, dhimbjet e kokës, osteoporozën dhe tumoret.

Disa njerëz e përdorin çajin jeshil për të parandaluar disa lloje të kancerit, përfshi kancerin e gjirit, të prostatës, zorrës së trashë dhe të lëkurës. Disa femra e përdorin çajin jeshil për të luftuar virusin papiloma (HPV), që mund të shkaktojë rritjen e qelizave abnormale në serviks po ashtu mund të shkaktojë dhe kancer në qafën e mitrës.

Çaji jeshil përdoret edhe kundër sëmundjes së Parkinsonit, diabetit, gurëve në veshka, po ashtu është cilësuar edhe si një pije që rregullon tensionin e gjakut.

Paketat e çajit jeshil përdoren për të ulur enjtjen poshtë syve, në formë komprese për sytë e lodhur, po ashtu edhe për të frenuar daljen e gjakut nga mishrat e dhëmbëve, në momentin e heqjes së dhëmbit apo dhëmballës.

Çaji jeshil nuk është i ferementuar dhe prodhohet duke avulluar gjethet e freskëta në temperature të lartë. Gjatë këtij procesi është shumë e rëndësishme të ruhen molekulat e duhura të quajtura polifenole, që janë përgjegjëse për vetitë që ka çaji.

Polifenolet parandalojnë inflamacionin dhe fryrjet, mbrojnë kockat dhe luftojnë dhimbjet e kyçeve. Po ashtu luftojnë dhe infeksionet tek femrat.

Çaji jeshil përmban 2 deri në 4% kafeinë, e cila përmirëson funksionet e trurit. Kafeina mendohet gjithashtu se stimulon sistemin nervor, zemrën dhe muskujt duke rritur çlirimin e disa kimikateve në tru, të quajtura “neurotransmetues.”

Antioksidantët dhe substancat e tjera tek çaji jeshil mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut./to

@tn.lajmelokale
@tetovanews