Ballina Aktualitet Rajoni A do të shtyhet Samiti i Parisit?

A do të shtyhet Samiti i Parisit?

Kosova dhe Serbia janë në pozicone të kundërta sa i përket Samitit të Parisit, i parashikuar të mbahet më 1 korrik, me iniciativën e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emanuel Macron.

Në Prishtinë, kryeministri Ramush Haradinaj thotë se pala kosovare është përgatitur. “Sa i përket Samitit të Parisit, nëse përgatitjet shkojnë mirë, me siguri së do të mbahet.

Por nëse nuk janë kryer përgatitjet, mund të shtyhet. Në Kosovë gjendja është mirë, kemi koordinim të mjaftueshëm. Kam bërë përpjekje për koordinim. Jemi të ndërtuar mirë”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po sot është shprehur se samiti i ardhshëm i Parisit nuk pritet të mbahet. Ai ka theksuar se detyra e tij kryesore është që, në mënyrën më të mirë të mundshme të zgjidhë çështjen e Kosovës.

“Mendoj se këtë porosi e kanë kuptuar edhe gjermanët e francezët, sigurisht ky është mendimi im. Unë nuk do të dilja me qëndrim se ky është vetëm mendimi im.

Mendoj se nuk do të mbahet takimi në Paris, por ne do ta presim presidentin Macron në Beograd pas rreth një muaji. Ju them për 99 për qind, kjo është gati e sigurt. Ndoshta mund të ndodhë ndonjë mrekulli dhe dikush i ndryshon qëndrimet e tij brenda tri ditësh, por mendoj se për këtë ka pak mundësi”, ka thënë ai për TV Pink.

@tn.lajmelokale
@tetovanews