Ballina Kronika 19 vjeçari përplas me makinë dy persona në Shkup

19 vjeçari përplas me makinë dy persona në Shkup

Dy këmbësorë kanë pësuar dëmtime pasi që janë përplasur nga makina e tipit “Fiat Punto”, e drejtuar nga 19-vjeçari me inicialet I.B. nga Shkupi, transmeton Tetova News.

Këmbësorët me inicialet A.SH.(44 vjeç) dhe H.SH.(18 vjeç) me autoambulancën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në qendrën e urgjencave në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Dëmtime më të rënda ka pësuar A.SH., ndërsa me lëndime të lehta ka shpëtuar H.SH. (18).

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22 e 55 minuta në kryqëzimin mes rrugëve “Vojdan Çernodrinski”, “Sllavej Pllanina” dhe rrugës së Krimesë në Shkup.

@tn.lajmelokale
@tetovanews