Ballina Argëtim Kuriozitete 100 kuriozitete për trupin e njeriut

100 kuriozitete për trupin e njeriut

Edhe pse gjatë gjithë ditës jemi në lëvizje, apo bëjmë një jetë aktive dhe ndjejmë simptoma e ndjesi të ndryshme, nuk e dimë se edhe organizmi ynë zbaton një orë të caktuar. Shumë prej nesh nuk e venë re se trupi ynë ndjek një ritëm të caktuar, sidomos ndryshimet midis gjendjes trupore para gjumit dhe asaj pasi jemi zgjuar. Të gjitha këto vihen në funksion të mirëfunksionimit të organeve në trupin e njeriut. Zakonisht çdo funksion në trupin tonë, operon gjatë ditës në mënyrë të tillë duke ndjekur një cikël të caktuar, i cili bashkërendon me funksionimin e një organi tjetër. Organizmi i njeriut është ndërtuar në një mënyrë specifike dhe organizuar në mënyrë të përsosur. Por veç atyre fakteve të njohura për funksionimin e organizmit tonë, ka edhe shumë të panjohura e fakte interesante që zbulon shkenca çdo ditë e më shumë. Në këtë suplement do të lexoni plot 100 kuriozitete për trupin e njeriut. Mes tyre do të njiheni me zbulimet për trurin, meqë është pa asnjë dyshim pjesa me komplekse e trupit njerëzor dhe me e panjohura, zemrën, organet e aparatit tretës, gjymtyrët, hormonet, e deri te flokët e thonjtë. Simetria e trupit, e cila është prezente te secili njeri, prania e dy krahëve, dy këmbëve, paraqet raportin e trupit ndaj krahëve, këmbëve apo raportin ndaj kokës, dhe ky raport është jashtëzakonisht i përpiktë. Kështu ju do të lexoni se gjatësia trupore e secilit njeri është tetë herë më e madhe se gjatësia e kokës, fytyra është tri herë sa gjatësia e hundës, ndërmjet dy syve ka një hapësirë sa gjatësia e njërit sy. Ndërsa ndërtimi i brendshëm i trupit të njeriut është përplot me detaje të imta. Një galeri e tërë kuriozitetesh për organizmin e njeriut dhe mënyrat surprizuese sesi “ora e brendshme” e trupit ndikon në jetën tonë. Gjithçka në një suplement prej pesë faqesh.

1. TRURI

Në trurin e njeriut mesatarisht gjenden 10 miliardë qeliza nervore, ndërsa numri i lidhjeve që mundësojnë komunikimin ndërmjet këtyre qelizave është 100 trilionë. 100 trilionë, padyshim se është një numër mbi 52 metoda e lidhje me organet e tjera. Ndërsa informatat e bartura në tru nëpërmjet numrit është matur rrugëve nervore, në brendi të trurit udhëtojnë në shpejtësi të pa paramenduar prej 320 h., në orë, ndërsa nervat që arrijnë në trup nga qelizat trunore kanë një detyrë si në autostradë, për bartjen e informatave të vazhdueshme ndërmjet trurit dhe trupit. Shkurt thënë në brendi të trupit në çdo sekondë kemi një komunikacion të jashtëzakonshëm, ndërmjet organeve trupore dhe trurit, brenda çdo sekonde shkojnë dhe vijnë me mijëra informata të ndryshme. Madje është e njohur se vetëm për një minutë në tru realizohen prej 100 mijë deri 1 milionë reaksione të ndryshme kimike. Edhe të gjithë operacionet që realizohen në trupin tuaj, gjatë shikimit të një filmi bëhen në saj të qindra informacioneve që shkojnë e vijnë ndërmjet trurit dhe muskujve për të njëmijtën pjesë të sekondës. P.sh. përdorimi i syve, të mbështeturit gjatë uljes, të kuptuarit atë që e shihni, rrahja e zemrës, frymëmarrja, lëvizja e syve, zgjatja e flokëve, perceptimi i erërave ose të dëgjuarit e zërave përreth veshit. Nëse operacionet trupore të cilat mundësojnë realizimin e vetëm të njërit nga këto veprime i shënojmë në një letër do të nevojitej të shkruajmë faqe të tëra me formula kimike, dhe nëse në këta formula do të kishte një gabim më të vogël trupi juaj do të dilte nga kontrolli, duke i krehur flokët mundë që ta futni dorën në sy apo duke ecur mundë të mos arrini të lëvizni një hapë dhe do të rrëzoheni në tokë.

2. PESË SHQISAT

Pesë shqisat: pra të shikuarit, të nuhaturit, të prekurit, të dëgjuarit, të shijuarit, përbëjnë veç e veç nga një mrekulli. Pesë shqisat janë krijuar pikërisht për nevojat e njeriut, p.sh veshi i percepton dridhjet e zërit të cilët vijnë vetëm brenda kufijve të caktuara, këta kufij të perceptimit që emërohen si pragu i dëgjimit janë në vlera ideale. Po që se posedoni një vesh shumë të ndjeshëm duke filluar nga zëri i rrahjes së zemrës deri te pëshpëritja e insekteve mikroskopike do ti ngatërronim të gjitha zërat, kjo për ne do të ishte mjaftë shqetësuese. Gjithashtu rregulli i ndjeshëm vlen edhe për shqisat e të prekurit. Nervat e ndjeshme të prekjes të cilat gjenden nën lëkurën e njeriut në mënyrë sa më të mirë janë sensibilizuar dhe në mënyrë ideale janë shpërndarë në trup, p.sh në majat e gishtave, që kemi më shumë nevojë për prekjet e ndjeshme në krahasim me pjesët tjera të trupit, ka më shumë tepër skaje të nervave. Ndërsa në vendet, si shpina të cilat nuk janë aq funksionale skajet e nervave janë mjaftë të rralla. Lëkura në realitet është një organ i përsosur i cili është i ndërtuar nga disa shtresa dhe i cili përmban nerva perceptues, kanale të qarkullimit, sisteme të ajrosjes, rregullues të nxehtësisë dhe lagështisë.

3. SKELETI

Skeleti është një mrekulli inxhinierike i cili është i përbërë me bashkimin e 206 pjesëve të ndryshme të eshtrave. Trupi i njeriut në saje të këtyre pjesëve të nyjëzuara me njëra tjetrën posedon një aftësi të jashtëzakonshme të lëvizjes. Eshtrat janë jashtëzakonisht të forta dhe në gjendje që të përdoren me lehtësi, edhe në vendet ku eshtrat nyjëzohen njëra me tjetrën vërehen argumentet e krijimit, sipërfaqet e fërkimit të nyjave janë të mbuluara me një shtresë kërcore të hollë dhe pupore dhe në këtë shtresë gjendet një lëng i rrëshqitshëm, nëse ashti e shtyp atë në ndonjë vend, ky lëng nga puporet del jashtë dhe e mundëson sipërfaqen e nyjes të rrëshqasë si vaj. Njeriu në saje të këtij ndërtimi të përsosur lëvizjet e tij i realizon me gjithëdije dhe shpejtësi të madhe.

4. ZEMRA

Njëri nga organet më vitale të trupit të njeriut pa dyshim se është zemra. Zemra është e vendosur në një ndër vendet më të sigurta të trupit. Ajo është njëra ndër organet më të rëndësishme, me një ndërtim të veçantë, e cila është e vendosur në kafazin e kraharorit ku është e mbrojtur nga goditjet që mund të vijnë nga jashtë. Zemra e cila fillon të rrah akoma duke qen në barkun e nënës, punon gjatë tërë jetës pa u ndalur me një tempo prej 100 rrahje në minutë, ndërmjet çdo rrahje pushon vetëm gjysmë sekonde dhe brenda ditës rreh afërsisht 10 mijë herë. Nëse këtë vlerë e llogarisim duke marr parasysh gjatë tërë jetës së njeriut do të na del një vlerë në llogaritjen e të cilit do të mundohemi, pra gjatë jetës së njeriut zemra realizon afërsisht 255 milion rrahje. Zemra e cila mundëson pompimin e gjakut në pjesë të ndryshme të trupit pa mos u përzier gjaku i pastër dhe i papastër, është i ndërtuar nga katër dhomëza të ndryshme nga valvulet që mundësojnë rrjedhjen e gjakut në një drejtim dhe posedon një ndërtim që është ndërtuar mbi ekuilibër të ndjeshëm.

5. DORA

Dora është për t’i mbërthyer rrobat, për të shkruajtur, për të prerë ushqimin. Dora e cila me një sukses të madhe i realizon këta operacione të cilat duken si të thjeshta por që janë shumë të vështira, është një mrekulli inxhinierike. Veçoria më e rëndësishme e dorës është se në fusha të ndryshme përdoret me një sukses të madh, krahët të cilët posedojnë një numër të madh të muskujve dhe nervave ndihmojnë dorën varësisht nga kushtet për të kap fortë dhe butë. Në trupin e njeriut ka një numër të madh të ekuilibrave të ndjeshëm, njerëzia në saje të sistemeve të cilat punojnë plotësisht të varura nga njëri-tjetri në saje të lidhjeve me sisteme të tjera të trupit i realizon funksionet vitale pa asnjë pengesë, mbi të gjitha këta i realizon pa ndonjë mund të veçantë, pa mos u ballafaquar me ndonjë vështirësi. Njeriu për shumë gjëra nuk është i njoftuar p.sh. kur fillon dhe kur mbaron tretja në lukth, për ritmin e zemrës, për bartjen e materieve të nevojshme nga ana e gjakut në pjesët e nevojshme të trupit, për të shikuarit, për të dëgjuarit.

6. Shpejtësia e impulseve

Impulset nga nervat në drejtim të trurit dhe anasjelltas udhëtojnë me një shpejtësi prej 380 km/h.

7. Energjia e trurit

Truri jonë gjatë funksionimit zhvillon një energji të barabartë me atë të një llambe 10 watt.

8. Memoria

Truri njerëzor është në gjendje të memorizojë 5 herë më shumë se informacionet që ndodhen në Enciklopedinë Britanike, ose çfarëdo lloj enciklopedie tjetër. Llogaritet në terma elektronikë se truri ynë ka një kapacitet prej 3 deri në 1000 Terabyte.

9. Konsumimi i oksigjenit

Vetëm truri, përdor 20 % të oksigjenit që hyn në trupin tonë dhe që transportohet në gjak. Masa cerebrale është e barabartë me 2 % të trupit tonë, por konsumon më shumë oksigjen se çdo pjesë tjetër e trupit.

10. Aktiviteti cerebral

Aktiviteti cerebral është më i madh gjatë natës, sesa gjatë ditës. Kjo ndodh sepse, në të kundërt të asaj që mund të besohet, ndodh që truri vihet në aksion, pikërisht kur në flemë. Nuk dihet mirë akoma perse, por në qoftë se shihni ëndrra të bukura gjatë gjumit duhet të falënderoni trurin dhe punën e tij gjatë natës.

11. Inteligjenca

Shkencëtarët konfirmojnë se sa më i madh të jetë koeficienti juaj intelektiv (QI), më shumë ëndërroni. Kjo nuk duhet t’ju bëjë të mendoni se në qoftë se nuk kujtoni ëndrrat tuaja nuk jeni inteligjent sepse pjesa më e madhe e ëndrrave ka një gjatësi shumë të shkurtër.

12. Qelizat e trurit

Neuronet gjatë jetës sonë rriten. Deri pak kohë më parë besohej se qelizat e trurit nuk zhvilloheshin apo rigjeneroheshin, kurse sot dihet se edhe meqenëse kjo rritje nuk është si në pjesët e tjera të trupit, ajo ekziston.

13. Neuronet

Informacionet lëvizin me shpejtësi të ndryshme në bazë të tipit të neuroneve. Jo të gjithë neuronet janë njëlloj: ekzistojnë disa në gjendje të transportojnë informacione me shpejtësi 0,5 metër në sekondë kurse të tjerë arrijnë edhe deri në 120 metër në sekondë.

14. Receptorët

Truri nuk ndjen dhembje. Kjo thjesht sepse në të nuk ka receptorë të dhembjes.

15. Ndërtimi i trurit

Rreth 80 për qind e trurit tonë është e ndërtuar nga uji.

16. Fytyra

Qimet e fytyrës rriten shumë më shpejt se çdo qime tjetër në trup. Nëse jeni meshkuj e dini shumë mirë se sa shpejt rritet mjekra, mjafton të mendosh se në qoftë se një mashkull nuk do ta priste mjekrën e tij gjatë jetës, kjo e fundit do të bëhej më e gjatë se nëntë metra.

17. Flokët

Çdo ditë çdo njëri humbet mesatarisht 60 deri në 100 flokë. Numri ndryshon shumë nga personi në person, por varet edhe nga stinët, nga sëmundjet, nga shtatzënia, nga mosha, etj. Kështu që në qoftë se kuptoni që po ju bien më shumë se 100 flokë në ditë, bëhuni merak, do të thotë se po bëheni qeros.

18. Raca njerëzore

Flokët e një mashkulli e kanë diametrin sa 2-fishi i diametrit të flokëve të një femre. Sigurisht që diametri varet edhe nga raca njerëzorë dhe tipi i flokëve.

19. Fuqia e flokëve

Çdo flok është në gjendje të mbajë një peshë deri në 100 gram. Në qoftë se kjo peshë shumëzohet me numrin e flokëve mendojeni vetë rezultatin.

20. Thonjtë

Thoi që rritët më shpejt është ai i gishtit të mesit. Për të qenë më të saktë është thoi i dorës që ju përdorni më shumë. Për më tepër shpejtësia e rritjes së thonjve është e lidhur ngushtë me gjatësinë e gishtave, edhe pse nuk dihet akoma mirë përse.

21. Lëkura

Në çdo centimetër katror të lëkurës sonë ka po aq qime sa ka në çdo centimetër katror të lëkurës se një majmuni shimpanze.

Njeriu nuk është aq i zhveshur sa duket, por ky mendim vjen ngaqë pjesa më e madhe e qimeve në trupin tonë janë aq të vogla saqë nuk duken me sy të lirë.

22. Vatrat e flokëve

Biondët kanë më shumë flokë. Ngjyra e flokëve përcakton dendësinë e flokëve në kokë. Një person ka mesatarisht 100 mijë vatra që janë në gjendje të prodhojnë rreth 20 flokë secila gjatë gjithë jetës sonë. Biondët kanë rreth 150 mijë vatra të tilla. Ndërsa të flokëkuqët janë ata që kanë më pak, rreth 86 mijë.

23. Duart dhe këmbët

Thonjtë e duarve rritën rreth 4 herë më shpejt se ato të këmbëve. Kjo ndodh sepse thonjtë sa më shumë të përdorën, aq më shpejt rriten.

24. Jeta e flokëve

Jeta mesatare e çdo floku është nga 3 deri në 7 vjet. Në fakt para se flokët të bien mund të prihen, ngjyrosën, shkurtohen disa herë, deri sa bien vetë.

25. Rënia e flokëve

Një njëri mund të humbë deri gjysmën e flokëve të tij përpara se dikush ta kuptojë.

26. Rezistenca

Flokët duken të pashkatërrueshëm. Përveç mundësisë që mund të marrin flakë, flokët janë në gjendje të mos dekompozohen edhe pas vdekjes. Flokët nuk mund të shkatërrohen nga uji, nga i ftohti, apo nga ndryshimet klimaterike, dhe janë shumë rezistentë ndaj acideve të ndryshme apo agjentëve kimikë.

27. Zorra e vogël

Organi më i madh i organizmit tonë është zorra e vogël (intestinum tenue). Edhe pse quhet nga anglezët “small intestine” është 4 herë më e gjatë se gjatësia mesatare e një njeriu të rritur.

28. Rrahjet e zemrës

Zemra e njeriut prodhon gjak me një presion për ta pompuar atë deri në 9 metra lartësi. Kështu që mos u preokuponi në qoftë se arrini të dëgjoni rrahjet e zëmrës tuaj. Për të pompuar gjak në të gjithë trupin tonë në një kohë kaq të shkurtër duhet një presion i mirë nga kontraktimi i zemrës.

29. Lëngjet

Lëngjet gastrike janë në gjendje të tresin edhe një fletë brisku.

30. Gjaku

Mendohet se trupi njerëzor ka më shumë se 96 000 kilometra enë gjaku. Dukë bërë një llogari të thjeshtë me enët tona mund të bëhen më pak fjalë 2 xhiro rreth botës.

31. Stomaku

Çdo 3 apo 4 ditë në stomakun tonë krijohet një membranë mukoze e re. Kjo për shkak të forcës së madhe të acideve prezente në stomak dhe kush vuan nga ulcera mund ta kuptojë shumë mirë sa të dhimbshme janë këto acide, sidomos kur sulmojnë muret e stomakut.

32. Mushkëritë

Sipërfaqja e mushkërive tona është e barabartë me atë të një fushe tenisi; në fakt për të dërguar sa më lehtë oksigjenin në gjak, mushkëritë janë të pajisura me qindra bronke dhe hojëza. Këto janë të lidhura me kapilarët që çojnë oksigjenin në gjak duke marrë dyoksidin e karbonit (CO2). Sipërfaqja gjigante e mushkërive ndihmon këto veprime dhe na siguron një shkëmbim të denjë oksigjeni dhe dyoksidit të karbonit në çdo moment.

33. Zemra

Zemra e femrave rreh më shpejt se ajo e meshkujve. Shkaku duhet kërkuar në masën trupore, megjithëse është zbuluar që zemra femërore punon ndryshe nga ajo mashkullore.

34. Mëlçia

Shkencëtarët kanë arritur të numërojnë më shumë se 500 funksione të mëlçisë. Më shumë mundësi kur dalim të shtunave dhe dehemi nuk mendojmë për mëlçinë tonë, por në qoftë se doni ta dini mëlçia është organi që punon më shumë në brendësi të trupit tonë.

35. Arteriet

Aorta, arteria kryesore që nis nga zemra jonë ka diametrin e një tubi normal. Kjo arterie është kaq e gjerë, sepse duhet të transportojë në brendësi të saj pjesën më të madhe të gjakut që do të qarkullojë në sistemin tonë.

36. Masa e mushkërive

Mushkëria e majtë është më e vogël se mushkëria e djathtë për t’i lënë hapësirë zëmrës.

37. Organet e trupit

Në njëri mund të jetojë pa pjesën më të madhe të organeve të tij. Trupi ynë mund të duket i dobët, por mund të mbijetojë pa stomak, pa 75 % të mëlçisë, 80 % të zorrës, dhe pa një veshkë. Me siguri s’do të ndiheshit shumë mirë, por organet e munguara nuk do t’ju sillnin vdekjen.

38. Gjëndrat mbiveshkore

Gjëndrat mbiveshkore e ndërrojnë madhësinë gjatë jetës. Përpara lindjes këto janë të mëdha sa një veshkë, ndërsa me kalimin e kohës bëhen gjithnjë e më të vogla, deri sa bëhen vështirësisht të dukshme në moshë të madhe.

39. Qarkullimi i gjakut

Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejt. Prej zemrës deri të gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8 sekonda, deri në mushkëri vetëm për 6 sekonda.

40. Acidi i stomakut

A e dini se stomaku ka një acid hydroklorik, lëndë gërryese e njëjtë me atë që përdorët për të trajtuar metalet në industri. Ai mund të gërryejë hekurin. Por në stomak gjithçka është perfekte. Mukusi që rrethon muret e stomakut ruan këtë lëng të mos bëhet i dëmshëm, por vetëm të shërbejë për të tretur ushqimin.

41. Pozicioni i trupit

Nuk kujtoni një përvjetor? Atëherë provoni të uleni në gjunjë. Memoria mishërohet edhe nga pozicioni. Disa studiues argumentojnë se disa gjëra kujtohen më mirë nëse njeriu ulët në të njëjtin pozicion që ka qenë dikur gjatë ngjarjes.

42. Ushqimi për trurin

Megjithëse truri përbën vetëm 2 % të peshës së përgjithshme trupore të njeriut, ai kërkon 20 % të kalorive dhe oksigjenit të trupit. Për të mbajtur trurin në gjendje pune, tre arterie kryesore pompojnë oksigjen pa pushim. Sikur qoftë edhe njëra prej këtyre arterieve të dëmtohet ose mos të pompojë një herë truri fillon mosfunksionimin normal.

43. Pubertiteti

Pubertiteti ndryshon strukturën e trurit. Në e dimë se hormonet që ndodhen në trup janë të nevojshme për të stimuluar rritjen dhe të përgatisin trupin për riprodhim. Por pse adoleshenca është kaq e pakëndshme për të gjithë? Kjo pasi hormone si testosteroni, influencojnë në zhvillimin e neuroneve në tru dhe ndryshimet e bëra në strukturën e trurit shkaktojnë ndryshime të sjelljes.

44. Ngjyrat e lëkurës

Të gjitha lëkurat kanë katër ngjyra. Edhe lëkura e bardhë ka 3 ngjyra të tjera të fshehura. Kështu afër vënave lëkura merr ngjyrë të kuqe. Po ashtu lëkura shoqërohet me pigment të verdhë në pjesë të saj. Ngjyra e fundit është e zeza dhe ndikohet nga melanina. Kjo bën që lëkura të ngjajë e zezë në pjesë të mëdha të saj. Të katërta këto ngjyra miksohen dhe krijojnë njerëzit me ngjyra të ndryshme në të gjithë globin.

45. Kockat

Ashti më i madh në trupin e njeriut, ashti i femurit është i qëndrueshëm ndaj masës prej 800 kilogramë, kurse në pozitë horizontale ndaj masës prej 200 kilogramë. Eshtrat tuaja janë katër herë më të fuqishme (forta) sesa betoni. Mund të jenë më të fuqishëm se çeliku, por masa e tyre është më e vogël. Një copë ashti me gjatësi prej 5 centimetra mund ta mbajë masën e elefantit. Vajzat mund të rriten deri në moshën 20-vjeçare, kurse djemtë deri në moshën 25-vjeçare.

46. Zgjatja

Është vënë re se njeriu në mëngjes, pas fjetjes është pak më i gjatë se gjatë ditës. Kjo ndodh sepse disqet kërcore ndërunazore ditën tkurrën (mblidhen), kurse natën shtrihen.

47. Muskujt

Muskujt e fytyrës suaj janë të rëndësishëm. Ata ju ndihmojnë ju të tregoni si e ndjeni botën përreth. Gjatë buzëqeshjes aktivizohen 12 muskuj kryesorë të fytyrës e gjatë rrudhjes së vetullave aktivizohen vetëm 11 muskuj. Muskuli më i gjatë është sartoriusi, i cili fillon prej komblikut, ndërsa përfundon nën gjurin: i gjatë është mbi 40 centimetra. Muskuli më i shpejtë është muskuli ngritës i qerpikëve.

48. Funksioni i mëlçisë

Mëlçia është organ aq i rëndësishëm, saqë nëse ajo fillon të dështojë së funksionuari jeta jonë vihet në rrezik.

49. Masa e zemrës

Zëmra e njeriut peshon 250-300 gramë. Pse letrat e Shën Valentinit kanë zemrat në to? Pse njerëzit flasin për atë çka do të thotë “të kesh zemrën e thyer”? Kjo është për arsye se njerëzit që nga kohët e lashta kanë menduar se zemra është organ i dashurisë dhe i emocioneve. Ky besim është ruajtur deri në ditët e sotme. Më ç’fuqi punon zemra juaj? Shtrëngoni një top tenisi një herë në sekondë gjatë dy minutave. A mund ta bëni këtë? Ja sa fuqishëm punon zemra juaj.

50. Frymëmarrja

Ju merrni frymë më shumë se 20.000 herë në ditë! Për një muaj qimja e flokut rritet 1 centimetër, për një vit 13 centimetër. Po të mos qetheshin flokët gjatë gjithë jetës ata do të ishin të gjatë 10 metra.

51. Fuqia e trurit

Truri juaj ndalet së rrituri në moshën 15-vjeçare. Por të mësuarit nuk ndalet kurrë, prandaj mësoni sa të mundeni. Qelizat nervorë të trurit tuaj gjatë gjithë jetës formojnë lidhje të reja. Truri juaj shfrytëzon aq shumë fuqi (energji) sa edhe një poç elektrik i fuqisë prej 10 wat.

52. Sëmundjet gjenetike

Ekzistojnë rreth 6 000 sëmundje gjenetikë dhe nga këto vetëm për një pjesë shumë të vogël shkencëtarët kanë idenë se si t’i kurojnë. Shpresohet që me deshifrimin e materialit gjenetik të arrihet të kuptohen më mirë sëmundjet, mekanizmat e tyre dhe mundësisht të gjendet një kurim.

53. Kolesteroli

Nivelet e kolesterolit në trupin e njeriut ndryshojnë me stinët. Është ky rezultati i arritur nga një kërkim i kryer nga Universiteti i Masacusetit mbi 517 persona të shëndetshëm. Doli si përfundim që nivelet e kolesterolit ishin më të mëdha në vjeshtë dhe në dimër, dhe më të ulëta në pranverë dhe verë. Nuk dihet mirë se cilët janë mekanizmat që çojnë në këtë rezultat. Matjet tregonin që vlerat më të mëdha për meshkujt mbërrijnë në dhjetor, kurse për femrat në janar. Vlerat e regjistruara tregonin një rritje rreth 3.9 mg/dL tek meshkujt (vlerat mesatare ishin 222 mg/dL) dhe 5.4 mg/dL tek femrat (vlerat mesatare ishin 213 mg/dL). Disa nga këto ndryshime mund të përshkruheshin me variacionet që pëson plazma në stinët e ndryshme. U gjet edhe që nuk kishte lidhje me dietën që përdoret në stinët e ndryshme.

54. Asimetria e trupit

Njerëzi me trup asimetrik kanë tendencë më të madhe ne agresione. Këtë të paktën sjell një rezultat i një hulumtimi amerikan.

Shkencëtarët në fillim hulumtuan supozimin e pohuar më parë, që një pamje e jashtme asimetrike ka të bëj me një defekt në sistemin nervor dhe me kontrollim të pakësuar të agresionit.

Shkencëtarët e Universitetit të Ohajos i matën veshët, duart, krahët dhe këmbët e 100 personave vullnetarë dhe nga kjo përcaktuan simetrinë. Me pretekstin për t’ia u matur forcën bindëse të tyre, kërkuan nga pjesëmarrësit të bëjnë dy telefonata, në të cilat ata bashkëbiseduesit e tyre duhej ti bindnin për të dhuruar të holla për një qëllim bamirës.

Pjesëmarrësit nuk e dinin se të dy bashkëbiseduesit në anën tjetër të telefonit punëtorë të Universitetit ishin. Njëri prej tyre refuzonte lutjën e tyre në mënyrë miqësore, ndërsa i dyti reagonte ekstrem me një vrazhdësi. Agresivitetin e pjesëmarrëseve hulumtuesit e matën se sa vrullshëm ata e hudhnin receptorin mbi telefon. Studimi rezultoi që ata persona me trup asimetrik dëgjuesen shumë më shpesh e përplasnin se sa të tjerët pjesëmarrës. Udhëheqësja e studimit Zeynep Benderlioglu e shpjegon këtë lidhje me faktin, se asimetria formohet në mitër në kushte të pafavorshme. Kjo ndikon pra jo vetëm në dukurinë e trupit, çka edhe shihet, por gjithashtu edhe në sistemin nervor. Defektet e tilla në sistemin nervor, sipas vlerësimit të shkencëtares, influencojnë aftësitë e njerëzve për të kontrolluar agresivitetin e tyre.

55. Inteligjenca

Foshnjat të cilat peshojnë më shumë gjatë lindjes kanë përparësi në zhvillimin e inteligjencës më vonë gjatë fëmijërisë, tregojnë studimet e fundit. Kjo është me siguri për shkak se foshnjat më të rënda janë më të ushqyera në momentet kyçe në fazat fetale. Studimet tjera kanë treguar se pesha e vogël e lindjes është e lidhur me zhvillim të pakët mental. Foshnjat e lindura para kohe janë më të predispozuara rrezikut që të lindin me peshë të vogël. Mirëpo, studimet e fundit, të publikuara në “Revistën britanike të mjekësisë”, sugjeron se pesha e vogël e lindjes është e lidhur me inteligjencën. Një ekip nga qendra për studime epidemiologjike urbanistike në New York ka vëzhguar 3.484 foshnje të lindura të lindura ndërmjet viteve 1959 dhe 1966. Pesha e tyre e lindjes ishte nga 1.500 deri 4.000 gram, kurse koeficienti i inteligjencës (IQ) është testuar 7 vite më vonë. Në përgjithësi, pesha më e madhe e lindjes ka shënuar dhe një rritje të lehtë të IQ. Dallimi në mes të foshnjave me peshë më të vogël se 2.5 kg me ata mbi 4 kg ishte 10 poena të IQ. Këta autorë të studimit thonë: Edhe pse variacioni i koeficientit të inteligjencës është i lidhur me peshën e lindjes brenda peshës normale të lindjes është shumë e vogël dhe e pavlefshme për individualë, rezultatet e marra janë shumë të rëndësishëm për nivelin e tërë popullatës.

56. Lëvizja e gjakut

Zemra jonë është pompa më e përpikte në botë. Për çdo 23 sekonda nëpër zemër kalojnë 5 litra gjak. Për një ditë zemra shtie në qarkullim 19 mijë litra gjak. Për 60 vjet qarkullojnë 480 milionë litra gjak. Kjo pompë tejet e përsosur me vetëlëvizës speciale peshon mesatarisht 230 gramë te femrat, ndërsa 280 gramë te meshkujt.

57. Presioni i gjakut

Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda. Kjo shpejtësi e qarkullimit të gjakut është 215 herë më e madhe se shpejtësia e anijeve në gjithësi.

58. Rruazat e gjakut

Për 11 sekonda, 25 miliardë kamionë mbartës të ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese të domosdoshme (rruazat e kuqe të gjakut) shkarkojnë barrën e tyre nëpër qeliza të uritura të kapilarëve të gjakut.

59. Ripërtëritja

Jeta e rruazave të kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse ato me përballim mund të jetojnë deri në 127 ditë. Kjo do të thotë se gjaku ynë ripërtërihet për çdo 2 muaj, pra 200 miliardë rruaza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë.

60. Rrugët e frymëmarrjes

Gjatë ecurisë së frymëmarrjes mbushen me oksigjen 400 milionë zgavra në mushkëritë tona. Sipërfaqja e zgavrave (kanaleve) është 150 m².

61. Diafragma

Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut, është organi muskulor më veprues gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret (kontrakton) 11 mijë herë në orë, afro 264 mijë herë gjatë ditës apo 670 milionë herë për 70 vjet jetë.

62. Qelizat e trurit

Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë. Ai përbëhet prej 100 miliardë qelizash të përhimëta, e barabartë me një fuqi të mbi 10 mijë programeve kompjuterike në veprim të përhershëm.

Sipërfaqja e këtyre kompjuterëve është 250 mijë km² (sa gjysma e sipërfaqes së Francës). Të shtojmë edhe diçka: nevojiten pak dashuri dhe intimitet për të lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta realizojë kurrë asnjë kompjuter.

63. Shkenca e njeriut

Për çdo ditë shkenca zbulon gjëra të reja te njeriu. P.sh në kohë të fundit biologët e Universitetit të Miçiganit zbuluan në lëkurë dhe në flokë të njeriut metale, siç janë: argjendi, plumbi, kallaji, zinku, hekuri, bakri dhe alumini.

64. Kordat zanore

Ciklonet dhe anticiklonet rrallëherë kalojnë shpejtësinë 130 deri 140 km në orë, kurse shpejtësia e ajrit që del prej mushkërive nëpër kordhat zanore gjatë teshtitjes arrin shpejtësinë 390 km në orë.

65. Sytë

Gjersa bëhesh më i vjetër në moshë, sytë e tuaj bëhen më të ndritur.

66. Eshtrat e njeriut

Trupi i njeriut përmban 260 eshtra, kurse fëmijët kanë 300 (disa eshtra bashkohen derisa fëmija rritet)

67. Qerpikët

Njeriu i rrah qerpikët e syrit mesatarisht 4.200.000 herë gjatë vitit. Gjithashtu qerpikët janë qimet më të forta te njeriu.

68. Tretja

Tretja e ushqimit realizohet në të gjitha hallkat e organeve të aparatit tretës. Duhet të kalojnë së paku 12 orë që trupi ta tretë ushqimin.

69. Qelizat e trupit

Qelizat më jetëgjate në trupin e njeriut janë qelizat e trurit të cilat mund të jetojnë gjerë në vdekje të njeriut!

70. Rritja e thonjve

Thonjtë e duarve rriten 4 herë më shpejtë se ata të këmbëve. Po ashtu më shpejt rritet thoi i gishtit të mesëm. Sa më shumë të përdoren thonjtë aq më shpejt rriten.

71. Të qeshurit

Një person normal qesh rreth 15 herë gjatë ditës. Gjatë realizimit të së qeshurës në fytyrën e njeriut aktivizohen mbi 13 muskuj.

72. Temperatura

Faktin që temperatura e ulët redukton nevojshmërinë e të gjithë organeve për oksigjen është provuar edhe nga kirurgjia e trapiantove. Në fakt, ortopedikët e specializuar në zëvendësimin e pjesëve të arteries rekomandojnë që pjesët zëvendësuese duhet të vijnë të konservuara – pas një pastrimi rrënjësor – në një thes plastik të mbushur me akull dhe i mbyllur hermetikisht. Kështu pjesët e zëvendësuara të arteries funksionojnë pas 6-12 orë pas operacionit.

73. Qëndrueshmëria

Eshtrat e njeriut janë katër herë më të qëndrueshme se çeliku. Sidomos eshtrat të cilat mbajnë pjesën e organeve më jetike për jetën e njeriut.

74. Takikardia

Sa herë ka rrahur zemra jonë kur jemi në moshën 79-vjeçare? Shkencëtarët e kanë zgjidhur këtë pyetje. Rreth 2,5 miliardë herë.

75. Mushkëria

Mushkëria jonë (e shpalosur) do ta mbulonte një fushë tenisi, domethënë 100 m². Po ashtu mushkëria e majtë është më e vogël se mushkëria e djathtë.

76. Enët e gjakut

Enët e gjakut të njeriut (të kapura njëra pas tjetrës) janë 2,5 herë më të gjata se ekuatori.

77. Jetëgjatësia

Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe në moshë të vjetër asnjë është i njeriut nuk është më i vjetër se 20 vjet-sepse eshtrat përtërihen rregullisht. Shkencëtarët zbuluan se flokëkuqet kanë vetëm rreth 90 000 flokë, zeshkanet 100 000, ndërsa biondinët 150 000 fije floku. Por vetëm 20 për qind e biondinave e mbajnë këtë shifër të flokëve.

78. Uji në organizëm

Shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar se si brenda një ore pas konsumimit të ujit të pastër, harxhimi metabolik i energjisë rritet për 24%, ndërsa kjo nuk ndodh nëse pihet sasi e njëjtë e tretësirës fiziologjike. Sipas një teorie, mendohet se organizmi harxhon energji për ta bërë temperaturën e ujit të pirë të ngjashme me temperaturën trupore. Megjithatë edhe pas eksperimenteve me ujë të ngrohur në temperaturë 37°C (sa është edhe temperatura trupore), janë arritur rezultate të ngjashme në harxhimin e energjisë. Kështu që mendohet se flitet për ndonjë proces të komplikuar fiziologjik. Studimet kanë treguar se rritja e harxhimit energjik pas konsumimit të ujit, te meshkujt pasohet me harxhimin e yndyrave, ndërsa organizmi i femrave i shfrytëzon më shumë karbohidratet.

79. Drunjtë parandalojnë astmën

Një studim i realizuar së fundmi nga shkencëtarët amerikanë, ka treguar se fëmijët të cilët jetojnë në vende ku ka drunj do të sëmuren më pak nga astma. Shkencëtarët nga Universiteti Columbia në New York, kanë llogaritur se nëse në një sipërfaqe prej një kilometër katrorë ka 343 drunj, atëherë rreziku i fëmijëve (të moshave ndërmjet katër dhe pesë vjet) për të fituar astmën, është më i vogël për 25%. Sipas këtij mendimi, drunjtë ndikojnë pozitivisht në kualitetin e ajrit dhe njëkohësisht i nxisin fëmijët për aktivitet fizik.

80. Ecja ul shtypjen e gjakut

Shkencëtarët koreanë kanë llogaritur ndikimin e të ecurit prej 40 minutash në shtypjen e gjakut, në një studim në të cilin kanë marrë pjesë 23 meshkuj me shtypje të rritur të gjakut. Rezultatet kanë treguar se shtypja e gjakut është zvogëluar si rezultat i ecjes, ndërsa nga ky ndikim pozitiv i ecjes është rekomanduar që të ecet së paku një orë brenda ditës. Ky zbulim mund t’u ndihmojë në veçanti personave të cilët për shkak të llojit të punës nuk mund të ushtrojnë, por vazhdimisht nguten për të arritur nga një takim në tjetrin.

Ja cilat janë shtatë faktet e njohura për funksionimin e ritmikës së trupit.

81. Temperatura e trupit

Temperatura e trupit të njeriut është më e ulët në momentin kur në çohemi në mëngjes, krahasuar me temperaturën që organizmi tregon në mbrëmje. Temperatura 37 gradë celsius në orën 7 të mëngjesit mund të tregojë ethe, ndërsa në orën 5 të mbasdites mund të jetë normale.

82. Ritmi i trupit

Për arsye po të ritmit të trupit është zbuluar se organizmi i njeriut është më i predispozuar për të pësuar atak kardiak në orët e para të mëngjesit. Dhe kjo gjendje është gati 2 herë më e rrezikshme se sa në kohë të tjera të ditës.

83. Lindja e fëmijëve

Po ashtu lindjet e fëmijëve janë më të shpeshta në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, edhe kjo për arsye të ecurisë të ritmit që ndjek organizmi.

84. Psikika

Por ritmi i organizmit shfaq edhe ndryshimet që ndodhin në sferën psikike, çka mund të pasohet edhe me dëmtime nëse ndodhin çrregullime. Për shkak të këtyre çrregullimeve një pjesë e vetëvrasjeve kryhen në orët e para të mëngjesit.

85. Mjekimet

Po për këtë arsye edhe recetat mjekësore të dhëna nga mjekët zbatojnë një orar të caktuar. Sipas rasteve më të shpeshta mjekimet merren zakonisht në mëngjes dhe në darkë. Për shembull aspirina dhe antihistamina do të jepnin një efekt më të plotë nëse do të merreshin në mëngjes. Por disa tipa mjekimesh, për shembull kimioterapia ndaj kancerit, mund të jetë më e efektshme nëse do të administrohej gjatë natës.

86. Marrëdhënia seksuale

Njerëzit, zakonisht, pëlqejnë seksin gjatë natës, pikërisht para kohës së gjumit, krahasuar me çaste të tjera gjatë ditës.

87. Hormonet

Nëse ne do të jetonim në errësirë të plotë, në do të ndiqnim një cikël të tillë në ditë-natë që do t’i kalonte 25-orët. “Ora gjenetike” kontrollon temperaturën e trupit, sekretimin e hormoneve dhe shumë aktivitete të tjera të nivelit qelizor.

Cilat janë pjesët “e papërdorshme” të trupit

Trupi njerëzor ka një numër pjesësh “të papërdorshme”, që nga dhëmbët e pjekurisë deri tek muskujt e jashtëm të veshëve. “CBS” në bazë të zbulimeve të publikuara në revistën “Human Discovery” boton këto pjesë anatomike të cilat ende i kemi, edhe pse nuk na shërbejnë prej kohësh.

88. Gjoksi i meshkujve

Acidi laktik dhe qumështi i gjirit prodhohet nga gjëndrat e gjirit, gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes fëmija ushqehet me qumësht gjiri. Por ky funksion i njihet vetëm gjirit të femrës. Edhe pse meshkujt e kanë indin, muskulin, për të prodhuar qumësht, kjo realisht nuk ndodh. Ky organ te mashkulli e ka humbur funksionin e tij.

89. Dhëmballët e pjekurisë

Njeriu për të përpunuar, copëtuar, ushqimin kalon në një sërë etapash. Për këtë përdoren dhëmbët prerës, dhëmballët dhe sekrecionet e pështymës. Por me kalimin e adoleshencës te njeriu fillojnë të dalin dhëmbët shtesë të njohur si dhëmballët e pjekurisë. Në ditët e sotme vetëm 5 për qind e popullsisë ka dhëmballë të shëndetshëm pjekurie, pasi pjesa më e madhe e njerëzve kalojnë shqetësime prej tyre dhe shpesh herë kryejnë ndërhyrje kirurgjikale duke i hequr.

90. Muskuli i jashtëm i veshit

Në pjesën e prapme të veshit janë tre muskuj, të cilët bëjnë të mundur të lëvizen indet e veshit ashtu si te qeni apo macja. Këtë veprim mendohet se mund ta bënin edhe njerëzit e lashtë, ashtu si edhe në ditët e sotme disa persona mund ta lëvizin kërcin e veshit të tyre.

91. Brinja e qafës

Gati 1 për qind e popullsisë së botës ka të shfaqur një kockë apo brinjë të vogël në pjesën e qafës. Kjo brinjë mund të shkaktojë probleme me nervat dhe arteriet që përshkojnë atë pjesë të trupit. Kjo kockë mendohet ët jetë mbetje nga epoka e zvarranikëve.

92. Qepalla e tretë

Kjo është një flegër, cipë e hollë dhe e vogël, në pjesën e brendshme të cepit të syrit e cila gjendet akoma te njeriu. Te zogjtë kjo pjesë kryen funksion mbrojtës gjatë fluturimit për të pastruar sytë dhe shmangur ngacmuesit.

93. Muskuli nën shpatull

Një muskul i vogël gjendet te shpatulla e disa njerëzve. Ai e ka fillesën në shpatull dhe vazhdon deri te brinja e parë në afërsi të klavikulës. Ky muskul do të ishte i nevojshëm nëse njeriu do të përdorte të katër gjymtyrët për të ecur. Disa njerëz kanë një muskul të tillë, disa nuk e kanë, ndërsa disa të tjerë kanë dy të tillë.

94. Muskuli i dorës

Ky është një muskul i gjatë i cili fillon që nga bërryli dhe vazhdon deri te kyçi i dorës e në pëllëmbë. Ai mendohet të këtë qenë i nevojshëm për të mundësuar ngjitjen dhe kacavarjen nëpër pemë. Rreth 11 për qind e popullsisë nuk e kanë një muskul të tillë.

95. Qimet e trupit

Edhe qimet e trupit radhiten ndër pjesët e trupit të cilat kanë humbur funksionin e tyre. Qerpikët janë ato që e ruajnë akoma funksionin e tyre mbrojtës të syve, po ashtu i japin hijeshi fytyrës. Këtë funksion e ruajnë edhe flokët. Por trupi i njeriut është i mbuluar më qime të cilat nuk kanë ndonjë funksion apo qëllim të caktuar.

96. E ngjethura në lëkurë

Ky muskul i cili lejon dhe stimulon të ngjethurat në lëkurë gjendet edhe te kafshët. Ai shërben për të fryrë dhe mbushur gëzofin e tyre gjatë të ftohtit për t’i mbajtur ngrohtë, ose për t’u mbrojtur nga grabitqarët te disa kafshë të tjera. Edhe te qenia njerëzore ky muskul shkakton të ashtuquajturat të ngjethura në trup.

97. Muskujt e shputës

Ky muskul i këmbës i ka ndihmuar primatët të kapen me këmbë. Është zhdukur gati në 9 për qind të njerëzve.

98. Brinja e trembëdhjetë

Shimpanzetë dhe gorillat e kanë. Por vetëm 6 për qind e njerëzve kanë një brinjë të tepërt.

99. Apendisiti

Kjo pjesë e aparatit tretës të njeriu i hershëm kryente funksionin e vazhdimit të tretjes së ushqimit. Te njeriu i sotëm apendisiti e ka humbur këtë funksion, duke qenë mbeturinë e aparatit tretës. Pjesa më e madhe e popullsisë e kanë hequr atë pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

100. Eshtra e bishtit

Mendohej se kjo kockë kryente funksion mbështetës dhe komunikues mes organeve. Por në ditët e sotme shumë persona e kanë hequr atë dhe nuk kanë asnjë problem shëndetësor.

@tn.lajmelokale
@tetovanews