Ballina Kronika Zhduket një 6 vjeçar në Tetovë, policia në kërkim

Zhduket një 6 vjeçar në Tetovë, policia në kërkim

Njëzetë e nëntë vjeçari E.M. nga Prilepi, dje rreth orës 11 e 30 minuta, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, ka denoncuar se më datë 18 maj të këtij viti, rreth orës 21, deri sa ka qenë duke u dëfryer në parkun argëtues tek Qendra sportive në Tetovë, papritur është humbur djali i tyre gjashtë vjeçar.

Denoncuesi dhe gruaja e tij, të cilët rreth 10-të ditë kanë qëndruar në rajonin e Tetovës, ku kanë mbledhur hekurishte të vjetra, rrëfejnë se gjatë e kanë kërkuar, por nuk e kanë gjetur dot.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e fëmijës së humbur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews