Ballina Aktualitet Zaev pritet të nisë “pastrimin” në fillim të qershorit (Video)

Zaev pritet të nisë “pastrimin” në fillim të qershorit (Video)

“Pastrimi” në Qeveri do të fillojë në ditët e para të qeshorit. Kryeministri Zoran Zaev ka kohë afro dy javë për të bërë kalkulimet përfundimtare se kush ka dëshpëruar pritjet e qytetarëve dhe kush duhet t’ia lëshojë postin kuadrit të ri. Kryeministri u tha gazetarëve se “pastrimi do të nisë nga koka”, nga ministrat, dhe pastaj do të vazhdojë nëpër institucione, drejtori, komuna dhe LSDM.

Zoran Zaev, LSDM

“Besoj se në fillim të qeshorit do të dalë me ndryshime në tërësi në postet ministrore, në postet e drejtorëve në institucione shtetërore, dhe deri në fund të qeshorit besoj se do të arrijmë edhe deri tek komunat. Paralelisht do të bëj disa ndryshime edhe në partinë time. Do vlerësohen ata që ishin arrogant, nuk i kanë përmbushur pritjet, nuk kishin sjellje të përshtatshme, sigurisht këtu vlerësohet edhe nepotizmi për çka hapi lëndë Antikorrupsioni”

I pyetur lidhur me deklaratat e funksionarëve të BDI-së që i thanë Zaevit se ata përgjigjen vetëm para Ali Ahmetit dhe se vetëm ai mund ti shkarkojë, Zaevi tha se do të bisedojë me partnerët e koalicionit, por se ai është mandatar dhe se ka të drejtë të propozvojë se kush do të shkarkohet, dhe para së gjithash, do ta dëgjojë zërin e kritikës qytetare.

Zoran Zaev, LSDM

“Të gjithë përgjigjemi para qytetarëve. Disa vijmë prej partive politike, disa janë intelektualë që janë të pavarur por determinuesi kryesor janë qytetarët. Ata komentojnë publikisht, gjithçka dëgjohet, dihet, prandaj edhe të gjithë kemi një pasqyrë se ku mund të ndodhin ndryshimet. Unë si mandatar e kam për obligim që ti shqyrtojë këto pikëpamje të qytetarëve, të veproj dhe bëj korigjime. Sigurisht se këtu është edhe Parlamenti, sa i përket ministrave, por unë jam propozuesi. Do të bisedoj me partnerët e koalicionit, edhe me Ali Ahmetin edhe të tjerët pasi besoj se duhet të bëhen ndryshime tek të gjithë përfaqësuesit në Qeveri. Kemi dobësi njerëzish. Nuk është çështje partie por njerëzish me dobësi që duhet të zëvendësohen”

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski ndërkohë, nuk beson se do të jetë një ndër ministrat që do të shkarkohen, por edhe po të ndodhë, ai sikurse ministrat e tjerë, thotë se do ta respektojë vendimin e kryeministrit.

Goran Sugarevski, ministër i Transportit

“Sinqerisht nuk e besoj. Megjithatë do të respektoj çdo vendim të kryeministrit, bazuar në analizat që ai i bën për punën time”

Në opinion deri më tani qarkullojnë shumë emra që mund të jenë pre e pastrimit qeveritar. Mes tyre janë edhe emrat e dy zëvendëskryeministrave, Koço Angjushev dhe Bujar Osmani, por edhe ministrave Kreshnik Bekteshi, Sadulla Duraku, Venko Filipçe e disa të tjerë të cilët i përcollën disa skandale publike. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=lidbnuujdz0

@tn.lajmelokale
@tetovanews