Ballina Sport Valencia “shtyp” katalanasit dhe fiton Kupën e Mbretit (VIDEO)

Valencia “shtyp” katalanasit dhe fiton Kupën e Mbretit (VIDEO)

Valencia ishte surpriza e madhe e Kupës së Mbretit në Spanjë, teksa mposhti në finale Barcelonën, me shifrat 1-2. Që në pjesën e parë, ekipi i trajnerit Marselinjo, shtangu Barçën, edhe pse katalanasit po provonin të shënonin me rastet e tyre. Ishte Kevin Gameiro, që në minutën e 21-të, zhbllokoi shifrat, ku pasi mori një top në hyrje të zonës, e gjeti mbrojtjen e Barcelonës të papërgatitur, dhe mposhti portierin Silesen, me një të djathtë fantastike.

Ekipi i Valverdes, u shtang akoma më shumë në minutën e 33-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë, në fund ishte Rodrigo që shënoi nga brenda zonës, teksa u shërbye nga e djathta. Mesi provoi të ngushtonte shifrat në fundin e pjesës së parë, por portieri Domenek e mbajti të paprekur rrjetën.

Me nisjen e të dytës, Valverde kreu dy zëvendësime, dhe Barcelona kërkoi të reagonte. Në të 56-tën, ishte Mesi që goditi shtyllën, por sërish nuk shënoi dot. Gjithsesi, “pleshti” ia doli që të reagonte në të 74-tën, ku pas një topi të pritur nga portieri i Valencias, sfera mbeti tek argjentinasi dhe me portën bosh nuk e pati të vështirë ta tundë rrjetën.

Deri në fund, Barcelona e shtoi dozën e sulmeve, por Valencia ia doli të mbrohet mirë, dhe takimi u mbyll në shifrat 1-2, duke ngritur në fund trofeun e Kupës së Mbretit. Nga ana tjetër, për Barcelonën duket se makthet nga ndeshja me Liverpulin nuk janë zhdukur ende, dhe ekipi do të ketë shumë punë për sezonin tjetër.

FT | Barcelona-Valencia 1-2
GOL: Mesi 73′ / Gameiro 21′ , Rodrigo

https://www.youtube.com/watch?time_continue=239&v=P1ErWoD_LJ8

@tn.lajmelokale
@tetovanews