Ballina Ballkani U largua nga shtëpia një ditë më parë, 12-vjeçari shqiptar gjendet pa...

U largua nga shtëpia një ditë më parë, 12-vjeçari shqiptar gjendet pa shenja jete në lumë!

Ditën e djeshme familja e denoncoi të humbur 12-vjeçarin nga fshati Dragobi i Tropojës.

Djaloshi me inicialet J.D. kishte shkuar për të peshkuar në lumin Valbonë, por nuk është kthyer më në banesë.

Pas kërkimeve, trupi i tij u gjet sot i pajetë në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”.

“Më datë 12.05.2019, pasdite, kanë njoftuar familjarët se fëmija i tyre me inicialet J.D., vjeç 12, banues në fshatin Dragobi, ka shkuar për të zënë peshk rreth 200 m larg banesës së tyre, në lumin Valbona, dhe nuk është kthyer më.

Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij, ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Materialet iu referuan organeve kompetente për hetime të mëtejshme, për ngjarjen aksidentale.

Loading...