Ballina Bota Trump bëhet gati për mandatin e dytë: Lufta tregtare ka fuqizuar ekonominë...

Trump bëhet gati për mandatin e dytë: Lufta tregtare ka fuqizuar ekonominë dhe tregun e punës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përballë vështirësive për të fituar një mandat të dytë në Nëntor të vitit 2020, i tha mbështetësve në shtetin e Pensilvanisë se lufta tregtare ka fuqizuar industrinë e çelikut dhe tregun e punës.

Pavarësisht se presidenti nuk ka nisur ende kandidimin zyrtar, shfaqja e tij në Pensilvani ngjasonte me një event të fushatës.

Ai shënjestroi garuesin kryesor të demokratëve dhe ish zv/Presidentin Joe Biden. “Ai nuk u kujdes për ju për shkak se nuk trajtoi vendet tuaja të punës”, tha Trump.

Presidenti përgatiti votuesit me argumentat që do të përdorë në zgjedhjet e vitit 2020, duke thënë se lufta e tij tregtare ka ndihmuar ekonominë e Shteteve të Bashkuara.

‘Kur kemi shifrat më të mira për punësimin në histori, kur kemi normën më të ulët të papunësisë dhe rritjen ekonomike më të mirë që kemi pasur ndonjëherë, si mund ta humbasim këtë zgjedhje’, u shpreh Trump.

Përveç tarifave të fundit, Trump vendosi barriera tregtare vitin e kaluar edhe mbi çelikun dhe aluminin. Sipas tij, ky vendim ka krijuar më shumë vende pune në SHBA si dhe ka shtuar investimet në këtë sektor.

Shumë ekonomistë argumentojnë se këto përfitime nuk krahasohen me kostot më të larta ndaj kompanive dhe konsumatorëve amerikanë.

Trump e sheh shtetin e Pensilvanisë si thelbësor për mbajtjen nën kontroll të Shtëpisë së Bardhë, së bashku me Michiganin dhe Wisconsin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews