Ballina Aktualitet “Trembet” Serbia, ushtritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë stërviten bashkë në tokë...

“Trembet” Serbia, ushtritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë stërviten bashkë në tokë Ilire (VIDEO & FOTO)

Në stërvitjen ndërkombëtare ushtarake “Imediate Response 19” (“pPërgjigja Imediate 19”), që po mbahet në Kroaci në portin Gazhenica të Zarës nga dy anije desante minavënëse të marinës ushtarake të Kroacisë, ‘Krka” dhe ‘Cetina’, kanë zbarkuar pjesëtarët e forcave ushtarake të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

FSK bashkë me Ushtrinë e Shqipërisë, janë duke marrë pjesë në stërvitjet e aleatëve të NATO-së në Kroaci.

 

Në pamje e televizionit kroat N1 (Video në minutën e 37) shihet FSK-ja si një ushtri e vërtet duke zbarkuar në portin e Zarës.

Kujtojmë se në stërvitje po marrin pjesë edhe 17 helikopterë nga vendet aleate që kanë fluturuar në kazermën “Udbina”. Ndërkohë në mjedisin mediatik serb kanë nisur të delirojnë duke e cilësuar këtë stërvitje nën udhëheqjen e ndërkombëtarëve si një kërcënim për vendin e tyre.