Ballina Kronika Tragjedi e rëndë trondit Maqedoninë, humb jetën i riu shqiptar

Tragjedi e rëndë trondit Maqedoninë, humb jetën i riu shqiptar

Tragjedi e rëndë ka ndodhur në rrugën Kërçovë-Ohër. Sipas policisë, të enjten (23.05.2019), rreth orës 13 e 30 minuta, në fshatin Drugovë, në rrugën rajonale Kërçovë-Ohër një kamion “Mercedes” me targa të Strumicës (drejtuar nga G.T. 63 vjeçar), është përplasur me një motocikletë “Suzuki”, e drejtuar nga 28 vjeçari me iniciale K.A. nga Zajazi, transmeton Gazeta Lajm.

Rrugës për në Qendrën Klinike-Shkup me veturë të Ndihmës së shpejtë, K.A. ka ndërruar jetë. Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i stacionit policor në Kërçovë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews