Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut SPB-Tetovë: Mos parkoni veturat mbi kapakët e kanalizimit atmosferik apo nën pemë

SPB-Tetovë: Mos parkoni veturat mbi kapakët e kanalizimit atmosferik apo nën pemë

Sektori për punë të brendshme Tetovë, apelon deri tek qytetarët e Tetovës dhe të Gostivarit se në raste të paraqitjes së shiut intensiv, të mos i parkojnë veturat e tyre mbi kapakët e kanalizimeve atmosferike. Kjo për shkak të mundësisë së kontrollit të papengueshëm të funksionimit të rrjetit të kanalizimit, dhe nëse është e nevojshme, që të mundë me shpejtësi dhe efikasitet të intervenohet.

Krahas kësaj, qytetarët këshillohen, të mos parkojnë veturat në afërsi të pemëve të larta, për arsye se, gjatë erërave të forta është e mundshme që shkëputja e degëve që mund të shkaktojnë dëme materiale veturave, duke mos anashkaluar edhe rrezikimin e sigurisë së qytetarëve.

Sektori për punë të brendshme Tetovë, në koordinim me institucione dhe njësitet tjera, në rajon dhe më gjerë, ndërmerr masa dhe aktivitete adekuate, në suaza të detyrimeve zyrtare, janë të gatshëm që me kapacitetin maksimal, t`iu përgjigjet të gjitha nevojave me përgjegjësi në këtë plan

@tn.lajmelokale
@tetovanews