Ballina Aktualitet Sot protestohet në Shkup për “Lagjen e Trimave”

Sot protestohet në Shkup për “Lagjen e Trimave”

Me rastin e 9 majit, ditën kur u bënë luftimet në Kumanovë në “Lagjen e Trimave”, organizohet protestë me moton “Kundër standardeve të dyfishta dhe kundër diskriminimit dhe segregacionit të shqiptarëve”.

Siç bën të ditur Shpëtim Pollozhani, protesta organizohet nga Shoqata e të Burgosurve Politik së bashku me Këshillin e familjarëve që janë të burgosur me dënime të rënda, duke përfshirë aty edhe grupin e “Lagjes së Trimave”.

Protesta nis në orën 13:00, nga sheshi “Skenderbeu” në Shkup dhe do të vazhdojë deri te gjykata.

Loading...