Ballina Sport Si yll Hollivudi/Neymar shkon në stërvitje me…helikopter (VIDEO)

Si yll Hollivudi/Neymar shkon në stërvitje me…helikopter (VIDEO)

Neymar Junior i është bashkuar me stil hollivudian Brazilit në nisjen e përgatitjeve për “Coppa America”. Zbarkimi i tij në vendin ku është grumbulluar “Seleçao” u bë me helikopter, sikur të ishte një yll kinematografie ose një sheik i pasur.

Shumëkush është habitur kur pa një helikopter “Airbus H-145”, me një vlerë 13 milionë euro, që zbriti në fushën stërvitore në qendrën e grumbullimit të Brazilit. Nga mjeti 13.64 metra i gjatë dhe 3.95 metra i lartë, me kapacitet prej 11 personash, zbriti pikërisht Neymar.

Ndoshta kjo lëvizje e Neymar (për të treguar se është ai “ylli” i Brazilit) ka lidhje me vendimin e trajnerit Tite për t’i hequr shiritin e kapitenit, për shkak të grushtit që i dha një tifozi të Rennes, në finalen e Kupës së Francës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews