Ballina Kronika Shtëpia si parcelë, ndalohen 11 shqiptarë në Holandë (VIDEO)

Shtëpia si parcelë, ndalohen 11 shqiptarë në Holandë (VIDEO)

Policia e Limburgut në Holandë zhvilloi një aksion policor kund r një rrjeti të dro*gës kryesisht me shtetas shqiptarë sot në mëngjes. Rreth 90 ndërtesa veçanërisht në Sittard-Geleen, ku dyshohej se rritej kan*abisi, janë kontrolluar.

Në total, pesëmbëdhjetë të dyshuar janë ndaluar, ndërsa katër të dyshuar kryesorë janë arr*estuar gjatë bastisjeve në më shumë se njëzet ndërtesa të martën.

Një shqiptar 34-vjeçar u arr*estua në Geleen. Në Gjermani, policia arr*estoi dy burra 40-vjeçarë marokenë, ndërsa një grua 36-vjeçare u arr*estua në Belgjikë.

Muaj të tërë hetimesh u zhvilluan pas zbulimit të një plantacioni kanabisi në një ndërtesë në Geleen në 2016, e cila u identifikua rastësisht.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi dokumente financiare, gjë që tregoi se një kompani në Holandë me degë në Belgjikë dhe Gjermani ishin përfshirë në strehimin e personave me rekorde kri*minale, përmes qirave apo shitjen e pronave.

Kompania bënte të mundur pagesat e qirave, ujit dhe energjisë elektrike në emrin e saj, duke e bërë të vështirë identifikimin e personave që merreshin me veprimtarinë e pali*gjshme të kan*abisit.

Mediat holandeze bëjnë me dije se ndërtesa kishte grupe të ndryshme shqiptarësh me dokumente të rreme, në veçanti me pasaporta false italiane apo greke. Ndërtesat u përdorën për kultivimin e kan*abisit për tregun rajonal.

Përveç kësaj, policia ndaloi edhe njëmbëdhjetë shqiptarë, konfi*skoi më shumë se 100,000 euro, si dhe nëntë ndërtesa, dokumente të rreme, një makinë, një ar*më zjarri dhe 7500 fara kan*abisi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews