Ballina Bota Risia në politikë, 19-vjeçari fiton në zgjedhjet lokale në Itali

Risia në politikë, 19-vjeçari fiton në zgjedhjet lokale në Itali

Banorët e një komunë të vogël në Itali i kanë besuar drejtimin e qeverisjes lokale një 19-vjeçari. Me sa duket banorët janë lodhur nga politika e vjetër dhe i kanë besuar një alternative të re.

Risia ka ndodhur në komunën e Onores në rajonin bergamask, ku drejtimin e ka marrë Michele Schiavi i cili kandidoi si kandidat i partisë “Onore mbi të gjitha” dhe fitoi ndaj kryetares aktuale, Angela Schiavi, vetëm me 14 vota diferencë.

Por mbi të gjitha duhet theksuar se 19-vjeçari i sapozgjedhur në krye të Onores do të drejtojë një komunë me vetëm 890 banorë./l.m

@tn.lajmelokale
@tetovanews