Ballina Aktualitet Lajme Programi u mbyll zyrtarisht në vitin 2012 por SHBA-ja heton ende për...

Programi u mbyll zyrtarisht në vitin 2012 por SHBA-ja heton ende për UFO-t

Kërkimi i objekteve fluturuese të paidentifikuara mbetet nën fokusin e Pentagonit. Një nga programet e tyre, i quajtur Advanced Aerospace Threat Identification Program (Aatip) sipas vetë Pentagonit ka kryer hulumtime dhe hetime mbi fenomenin e objekteve fluturuese të paidentifikuara.

Programi ishte mbyllur zyrtarisht në vitin 2012, por zëdhënësi i ministrisë së mbrojtës amerikane Christopher Sherwood ka pohuar që këto kërkime vazhdojnë ende.

“Shqetësohemi që të zbulojmë të gjitha mjetet fluturuese në territorin tonë, që mund të përfaqësojnë një kërcënim”, tha ai.

Programi u mbyll në vitin 2012 sepse mendohej se fenomeni lidhej me teknologjitë e panjohura që mund të burojnë nga vende të tjera armiqësore./Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews