Ballina Aktualitet Probleme me kanalizimin në dalje të Tetovës

Probleme me kanalizimin në dalje të Tetovës

Në këtë zonë të Tetovës, si pasojë e zënies dhe mos pastrimit të kanalizimit ka ardhur deri tek havaria duke penguar edhe lëvizjen e lirë të automjeteve. Nga Ndërmarrja Publike Komunale megjithatë thonë se kësaj radhe janë përballur mirë me situatën e reshjeve në brendi të qytetit

Urim HASIPI

Tetovës, 18 maj – Reshjet e shiut në shumë raste sfidojnë autoritete lokale të Tetovës dhe jo vetëm në një segment të infrastrukturës. Reshjet e fundit të shiut, po ashtu treguan dobësitë në rrjetin e kanalizimit në brendi të qytetit të Tetovës. Përderisa viteve të kaluara problemet shfaqeshin në afërsi të ish-monopolit, tek kazerma, në lagjen Drenovec në afërsi të stadiumit të qytetit, por edhe në pjesën qendrore përballë tregut të gjelbërt. Por problemet me kanalizimin u shfaqen në dalje të qytetit të Tetovës, në rrethrrotullimin tek Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë. Në këtë zonë të Tetovës, si pasojë e zënies dhe mos pastrimit të kanalizimit, ka ardhur deri tek havaria duke penguar edhe lëvizjen e lirë të automjeteve.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale megjithatë thonë se kësaj radhe janë përballur mirë me situatën e reshjeve në brendi të qytetit. “Këtë vit, pas shkrirjes së borës kemi filluar intenzivisht që të pastrojmë rrjetin e kanalizimit, duke filluar nga Kazerma e qytetit duke vijuar drejt rrugës Industriale ku kemi 150 puseta, dhe normal qëllimi ishte që të arrijmë deri në dalje të Tetovës afër rrethit tek Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë. Për fat të keq, reshjet e mëdha të shiut na kanë kapur në fazën kur kemi qenë duke pastruar në atë zonë. Por, atë ditë kemi qenë të fokusuar në pastrimin e kanalit të ujitjes, prandaj ai kanal ka qenë me më shumë rëndësi në atë ditë, sepse pengonte ehde qarkullimin në drejtim të Gostivarit”, tha Xhelal Ceka, drejtor i NPK-së.

Ai thotë aktualisht janë duke pastruar kanalizimin në disa vende të Tetovës. “Tek qendra sportive kemi pasur një bllokim të kanalizim nga një firmë e cila më pas kemi intervenuar dhe e kemi liruar sepse problemet janë shfaqur edhe tek Shkolla e Mesme Ekonomilke. Një telashe në qytetin tonë zënia e pusetave të kanalizimit nëpër qytete prandaj,duhet që qytetarët të jenë më të kujdesshëm që në puseta të mos hidhen edhe veshje prej tekstili. Zënia e puseta më sende të ndryshme pastaj na pamundëson që të lirojmë tërë pjesën tjetër të kanalizimit, sepse mekanizmi për pastrimin e kanalizimit mund të pastrojë deri në150 metra”, nënvizon ai. Ai insiston se për momentin sistemi i kanalizimit është funksional në tërë qytetin.

“Për momentin nuk kemi telashe në qytet, sot është intervenuar në dy pika, tek qendra sportive dhe tek Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë. Fati i mirë, është se për herë të parë pas shumë reshjeve të shiut nuk është paraqitur asnjë problem për arsye se në kohë filluam ta pastrojmë rrjetin e kanalizimit”, theksoi, drejtori Ceka. Në ndërkohë, gjatë pastrimit të kanalizimeve shpesh herë, krahas mbetjeve të rërës, po ashtu punëtorët hasin edhe në sende tjera, si mbetje plastike apo edhe tekstile që është një dukuri pothuajse e zakonshme në qytetin e Tetovës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews