Ballina Aktualitet Rajoni Presidenti slloven merr gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale, tregon bisedën me truprojën...

Presidenti slloven merr gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale, tregon bisedën me truprojën shqiptar: I veshur kështu do vraposh?!

Sot në Tiranë po zhvillohet Samiti BRDO-Brijunit me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit.

Ndërkohë, me një sportivitet që e karakterizon, presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor, ka tërhequr vëmendje me një postim të bërë në Instagram si dhe me shkrimin bashkangjitur.

Një ditë më parë, pas mbërritjes në Tiranë, ai ka preferuar që në orët e paradites të bëjë disa milje vrap në Kodrat e Liqenit në Tiranë, ndërsa ka treguar dhe bisedën e shkëmbyer me truprojën shqiptare. 4547878

“Le të hyjmë në Tiranë. Në vend të drekës, vrapojmë. Por truproja shqiptar është i veshur me kostum dhe po vrapon së bashku me ne. Unë i them: “Më falni zotëri, por ju do të vraponi 15 milje i veshur kështu?” Ai përgjigjet: “Nuk ka asnjë problem President, pasi unë jam i veshur sportiv, nuk kam një kravatë”, shkruan ai.

Ndërsa më tej vijon: Epo, pastaj atij i morëm një biçikletë. Tashmë po kthehemi në hotel dhe do ta pyes nëse gjithçka është në rregull. “Po, goxha vrapim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews