Ballina Shëndeti Preshi “minierë” mineralesh dhe lëndësh ushqyese, përse duhet ta hanë fëmijë dhe...

Preshi “minierë” mineralesh dhe lëndësh ushqyese, përse duhet ta hanë fëmijë dhe të rritur

Preshi është një nga perimet më të vjetra të njohura sot për sot në botë, edhe pse shumë njerëz e nënvlerësojnë, pa ditur se është një depo e vërtetë vlerash ushqyese. Pjesa e bardhë është e pasur me sheqer natyral dhe sakarozë, kurse pjesa jeshile është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që forcojnë sistemin imunitetar. Ekspertët këshillojnë që të konsumohet i freskët ose të zihet pak, për të mos avulluar substancat ushqyese, sikurse janë vitaminat A dhe C.

Përmirëson shikimin: Preshi është i pasur me vitaminë A, një vitaminë shumë e nevojshme për funksionimin e duhur të syve dhe për shëndetin e përgjithshëm të tyre. Pa harruar të përmendim se është një burim i shkëlqyer i zeaksantinës dhe luteinës, dy antioksidantë shumë të rëndësishëm, të cilët mbrojnë indet e ndjeshme të syrit nga rrezet e dëmshme ultravioletë, zhvillimi i katarakteve dhe sëmundjeve të tjera degjenerative të syve.

Parandalon shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare: Preshi ka në përmbajtjen e tij flavonoide që mbrojnë enët e gjakut nga dëmtimet e shkaktuara prej molekulave hiperaktive të oksigjenit. Kjo metodë e mbrojtjes së enëve të gjakut prodhon gjithashtu një gaz natyror që quhet oksid nitrik ose NO. Oksid nitrik ndihmon zgjerimin dhe relaksimin e enëve të gjakut. Një tjetër avantazh i kësaj perimeje është përqendrimi i lartë i folatit, i cili është në formën e tij bioaktive dhe është në të vërtetë i pranishëm në të gjitha pjesët e bimës, duke promovuar shëndetin e zemrës.

Parandalon aneminë: Ngrënia e përditshme e preshit është një mënyrë e sigurt për t’i siguruar trupit tuaj hekur, i domosdoshëm për të luftuar dhe për të parandaluar aneminë. Te preshi gjejmë sasi të bollshme të hekurit si dhe të vitaminës B të cilat janë pararendësit e nevojshëm për sintezën e qelizave të gjakut.

Është diuretik: Preshi është në ndër diuretikët më të mirë natyralë, (diuretik quhet çdo substancë që ndihmon në rritjen e sasisë së natriumit dhe nxjerrjes së ujit të tepër nga trupi juaj përmes urinës. Diuretikët natyralë janë të dobishëm për ata individë që vuajnë nga hipertensioni, duke përmirësuar funksionet e veshkave dhe reduktuar akumulimin e toksinave të tretshme në ujë ose kripëra.

@tn.lajmelokale
@tetovanews